Pasi u pushua nga puna nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), drejtoresha e përgjithshme e këtij organi, Florence Hardouin, u shtrua në spital të mërkurën, e prekur nga dhimbjet e gjoksit. Mësohet se të enjten se ajo kishte pësuar një atak në zemër.
Pas pushimit nga puna, drejtoresha e përgjithshme e FFF-së pësoi një atak në zemër në shtëpinë e saj. Drejtuesja 53-vjeçare kishte pësuar dhimbje të forta në gjoks. Raportohet se, një mjek i kishte rekomanduar që të shkonte në spital për ekzaminime shtesë.
Më herët gjatë ditës së hënë, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit (FFF) pranoi dorëheqjen e Noël Le Graët nga detyrat e tij si president, pas deklaratave të tij të diskutueshme për Zinedine Zidane dhe transmetimit të një dëshmie për sjelljen e tij të dyshuar seksiste.