I dërguari i Posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbërritur në Prishtinë pas vizitës në Beograd.
Vetëm pak më parë Lajçak është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku po zhvillojnë një takim “kokë më kokë”. Më pas zyrtari i Bashkimit Europian do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kujtojmë që ditën e djeshme në Beograd Lajçak është takuar dhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, ku folën për hapat e ardhshme për normalizimin e marrëdhinieve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Me të mbërritur në Beograd këtë mëngjes, u takova me Presidentin, Aleksandar Vuçiç. Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, shkroi Lajçak në platfomën ‘X’.