Pas vizitës në Uashington para pak ditësh, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përmes Konferencës së Ambasadorëve të Ukrainës në Kiev, ka treguar arsyen e takimit të tij me presidentin amerikan Joe Biden.
“Kjo vizitë është një pikë referimi shumë e rëndësishme, si një pikë e caktuar. Nuk kam mundësi të bëj vizita në vende të tjera, sepse nuk kam kohë”, tha Zelensky pas kthimit nga SHBA-ja.
Presidenti ukrainas u kërkoi ndërkombëtarëve që nëse e kanë të mundur të asistojnë në zbatimin e formulës së paqes në Ukrainë dhe të negociatave.
Si pjesë e fjalimit të tij, ai foli edhe për “paketën financiare” që SHBA po përgatit për Ukrainën në vlerën 45 miliardë dollarë .