Është përcaktuar dënimi për Faruk Fatih Ozer, i njohur si ‘mbreti’ i kriptomonedhave dhe i akuzuar si kreu i Crypto Exchange Thodex për krime të shumta përfshirë mashtrimin, udhëheqjen e një organizate kriminale dhe pastrim parash.
Gjykata turke ka vendosur ta dënojë atë me 11 mijë vite burg. Ajo gjithashtu dha dënimin dhe për vëllezërit e motrat e tij me burg, duke i shpallur ata fajtorë për mashtrim të rëndë.
Sipas dëshmive të të riut, mësohet të ketë thënë para gjykatës së ai është mjaft i zgjuar për të udhëhequr çdo institucion në Tokë.
“Nuk do të kisha vepruar kaq amator nëse kjo do të ishte një organizatë kriminale”, tha ai para gjykatësit”, u shpreh ai.