Akuzat për përfshirje në sulmin ndaj Hamasit që prej 7 tetorit, provat e oforuara nga Izraeli kundër disa punonjësve të UNRWA-s, po shihen si “shumë të besueshme.
Kështu ka deklaruar Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke saktësuar se “nuk ka pasur mundësi të hetojë”.
Shefi i diplomacisë amerikane theksoi se agjencia e OKB-së për palestinezët luan një rol “të domosdoshëm” në ofrimin e ndihmës për civilët në Rripin e Gazës dhe se “askush tjetër nuk mund ta bëjë këtë, sigurisht jo në afat të shkurtër”.
Prandaj, nevoja “imperative” që UNRWA të kryejë një hetim të menjëhershëm dhe t’i adresojë akuzat “sa më tërësisht të jetë e mundur”.