BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Bota

Presidenti Erdogan ngre akuzën e rëndë ndaj Netanyahut për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme

Presidenti Erdogan ngre akuzën e rëndë ndaj Netanyahut për

Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja izraelite janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ka thënë Turqia.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Izraeli “po përpiqet të provokojë një konflikt rajonal dhe se  sulmi i tij ndaj ambasadës së Iranit në Damask ishte pika e fundit”.

Irani tha se sulmi i tij ndaj Izraelit në fundjavë ishte në hakmarrje për një sulm të dyshuar izraelit në konsullatën iraniane. 

Në një konferencë shtypi, presidenti turk u bëri thirrje të gjitha palëve që të veprojnë me “arsyen e logjikës”. Presidenti turk kritikoi gjithashtu Perëndimin për dënimin e sulmit të Iranit, por heshtjen për sulmin izraelit në konsullatën e Iranit. 

Irani përdori qindra dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese gjatë sulmit kundër Izraelit në fundjavë. Sulmi i të shtunës ishte i pari i drejtpërdrejtë që Irani e kreu kundër Izraelit, pavarësisht armiqësisë së vjetër mes këtyre dy vendeve.

Izraeli do ti përgjigjet sulmeve te Iranit. Kështu ka deklaruar shefi i ushtrisë izraelite Herzi Halevi

“Ky lëshim i kaq shumë raketave dhe dronëve  në territorin izraelit do të përballet me një  përgjigje. Ushtria jonë  mbetet e gatshme t’i kundërpërgjigjet  çdo kërcënimi nga Irani dhe përfaqësues të tij  si dhe të vazhdoj misionin për të mbrojtur Izraelin”, tha shefi i ushtrisë izraelite.

Por një tjetër përgjigje e menjëhershme erdhi edhe nga Irani. Sipas agjencisë zyrtare shtetërore të lajmeve  IRNA zëdhënësi i ushtrisë deklaroi se Teherani do të reagojë edhe më ashpër nëse do të ketë sulme nga Izraeli.

“U kujtojmë krerëve të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë që të ndalojnë mbështetjen e regjimit terrorist  të Izraelit. Republika Islamike e Iranit ka dëshmuar se nuk është një luftënxitëse dhe nuk kërkon të përhapë luftën. Përgjigja do të jetë më e fortë nëse regjimi kryen një akt më të ashpër agresiv”, tha zëdhënësi i lartë i ushtrisë iraniane, Abolfazl Shekarchi .

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë  gjithashtu se në televizionin shtetëror në Iran, zëvendësministri i Jashtëm Ali Bagheri Kani u shpreh se vendi i tij nuk do të presë 12 ditë për t’iu përgjigjur një sulmi tjetër izraelit, por do të hakmerret brenda  disa sekondash. 

Po ashtu edhe presidenti i Iranit Ebrahim Raisi në një telefonatë që pati me emirin e Katarit paralajmëroi se veprimi më i vogël kundër interesave iraniane do të marrë një përgjigje të ashpër.