Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, është shprehur në një konferencë për shtyp, para samitit të G20 në Indi se negociatat për deklaratën përfundimtare për Ukrainën janë ende në vazhdim, me angazhim të Presidencës Italiane.
Michel bëri të qartë se ata e kanë dënuar agresionin rus, duke mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Pozicioni i BE-së është shumë i qartë: ne dënojmë agresionin rus, ne mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ne mbështesim formulën e paqes të propozuar nga Presidenti Zelensky dhe ne do të jemi gjithmonë aktivë në mbrojtjen e këtyre parimeve dhe vlerave në të gjitha platformat, përfshirë këtu. G20. Është e vështirë të parashikohet nëse do të ketë një marrëveshje për deklaratën përfundimtare”, sqaroi ai .
Ai gjithashtu tha se në samitin e fundit të G20-ës kishin arritur të kishin një deklaratë të përbashkët.
“Dëshiroj vetëm të theksoj se në samitin e fundit të G20-ës arritëm të kishim një deklaratë të përbashkët”, përmbylli Michel.