BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Bota

Pretendonte se ishte nëna e Putinit, të moshuarës i ndodh e papritura

Pretendonte se ishte nëna e Putinit, të moshuarës i ndodh e

Një grua që pretendonte për vite të tëra se ishte nëna e vërtetë e Vladimir Putinit, ka vdekur në moshën 97-vjeçare.

Vera Putina, e cila vdiq në varfëri në fshatin Meteki në ish-republikën sovjetike të Gjeorgjisë, këmbënguli për vite me radhë se presidenti rus ishte djali i saj, të cilin u detyrua t’ua dërgonte gjyshërve të tij me urdhër të njerkut.

Gruaja foli për herë të parë në vitin 1999, por Putin shkroi në autobiografinë e tij se ai kishte lindur dhe rritur në Shën Petersburg dhe ishte djali i vetëm i mbijetuar i një punëtori të quajtur Maria dhe Vladimir Putin, një punëtor fabrike dhe ish-ushtarak që shërbeu në policinë sekrete të Jozef Stalinit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prindërit e tij, tha Putin, vdiqën nga kanceri në fund të viteve 1990.

Vera Nikolaevna Putina lindi më 6 shtator 1926 në rajonin Ochiorsk të Rusisë. Ajo pretendoi se ndërsa studionte për Inxhinieri Bujqësore në Universitet, ra në dashuri me inxhinierin Platon Privalov, mbeti shtatzënë dhe më vonë zbuloi se i dashuri i saj ishte i martuar dhe kishte ndërmend t’i rrembente foshnjën sepse gruaja e tij ishte shterpë.

Vera Putina pohoi se ajo lindi djalin e saj, me nofkën “Vova”, më 7 tetor 1950, saktësisht dy vjet para datës zyrtare të lindjes së Putinit dhe se e rriti atë në fshatin e varfër Meteki.

Një mësuese, Sura Gabinashvili, pohoi në një intervistë të vitit 2008 me gazetën britanike Daily Telegraph se ajo i dha mësime ruse Putinit.

“Atij i pëlqenin mitet ruse dhe gjuha ruse ishte lënda e tij e preferuar. I pëlqente edhe peshkimi”.

Kur Vera u martua me ushtarin gjeorgjian Giorgi Osepakhvili, me të cilin kishte më shumë fëmijë, ai i kërkoi asaj të hiqte dorë nga i parëlinduri dhe ajo e dërgoi fëmijën në moshën nëntë vjeçare për të jetuar me prindërit e saj në Rusi. Megjithatë, një vit më vonë, gjyshi i fëmijës e çoi në një jetimore.

Vera më vonë spekuloi se “prindërit” e Putinit në Shën Petersburg, të cilët ishin të dy në të 40-at kur ai lindi dhe dy djemtë më të mëdhenj të të cilëve kishin vdekur në fëmijëri, kishin adoptuar djalin e saj.

Vera zbuloi se djali i saj ishte bashkuar me KGB-në, por mendoi se nuk do ta shihte më. Megjithatë, në vitin 1999, duke parë lajmet në TV për kryeministrin e ri të Rusisë, ajo e njohu menjëherë Vladimir Putinin si djalin e saj, sepse ai “ecte si rosë”.

Dyshimet se Kremlini u përpoq të “varroste” historinë e Vera Putinës u duk se u forcuan pas vdekjes misterioze të dy gazetarëve që planifikonin ta intervistonin atë. I pari, një kritik i Kremlinit i quajtur Artyom Borovi, i cili po përgatiste një dokumentar për fëmijërinë e Putinit në atë kohë, u vra më 9 mars 2000. I dyti, italiani Antonio Russo, u vra më vonë atë vit ndërsa mbulonte luftën e dytë të Rusisë në Çeçeni.

Historiani amerikan me origjinë ruse, Yuri Felstinsky, ka argumentuar se pretendimet e Vera Putinit mund të shpjegojnë besnikërinë e Putinit ndaj KGB-së dhe FSB-së.

Vera Putina tha se djali i saj nuk e fali kurrë që e dërgoi te gjyshërit e tij në Ochior, Rusi. Burime në Gjeorgji konfirmuan për gazetën britanike The Sun se gruaja vdiq nga pleqëria në Tbilisi dhe u varros në fshatin e saj Meteki të martën e kaluar.