BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Bota

Projekt-rezoluta e propozuar nga SHBA për Gazën, VOA: Tregon ashpërsimin e qëndrimit ndaj Izraelit

Projekt-rezoluta e propozuar nga SHBA për Gazën, VOA: Tregon

Të martën Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një projekt-rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të mbështetur nga vendet arabe, që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Është hera e tretë që SHBA bllokon një projekt-rezolutë të tillë.

Por këtë herë Uashingtoni propozoi një variant tjetër që bën thirrje për një armëpushim të përkohshëm dhe kundërshton një ofensivë tokësore izraelite në Rafah, pa masa për mbrojtjen e civilëve.

Ky është mjeti më i fortë deri tani që Presidenti Joe Biden e ka përdorur ndaj Izraelit, gjë që siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, është një shenjë e humbjes së durimit nga ana e tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Izraeli po vazhdon sulmet në Rafah, qytetin jugor të Gazës pranë kufirit me Egjiptin, ku mbi një milionë palestinezë të zhvendosur nga lufta kërkojnë të gjejnë siguri.

Fati i tyre u diskutua nga diplomatë në Nju Jork, ku të martën Shtetet e Bashkuara vendosën përsëri veton ndaj një projekt-rezolute të OKB-së të mbështetur nga vendet arabe, që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Kjo është vetoja e tretë amerikane që nga operacioni ushtarak i Izraelit në enklavën palestineze, që pasoi sulmin e Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor.

I dërguari palestinez në OKB, Riyad Mansour e quajti këtë veprim “të pamatur dhe të rrezikshëm”.

“Duke mbrojtur Izraelin edhe kur kryen krimet më tronditëse, miliona civilë të pafajshëm palestinezë ekspozohen ndaj një tërbimi dhe tmerri të paparë. Nuk është Izraeli ai që duhet të mbrohet me veto. Janë fëmijët, gratë dhe burrat palestinezë ata që duhet të mbrohen nga ky këshill duke vepruar tani”, thotë zoti Mansour.

Ambasadori izraelit në OKB, Gilad Erdan tha se fjala “armëpushim” po përmendej sikur të ishte “një zgjidhje magjike” e konfliktit.

“Çfarë do të arrihej saktësisht me këtë armëpushim me një plumb argjendi? Armëpushimi arrin vetëm një gjë – mbijetesën e Hamasit”, tha zoti Erdan.

Shtetet e Bashkuara propozuan projekt-rezolutën e vet që kërkon një armëpushim të përkoshëm në Gazë, deri në gjashtë javë, vetëm pasi të arrihet një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve. Shtetet e Bashkuara po angazhohen në këtë drejtim me Egjiptin dhe Katarin.

Propozimi amerikan dënon sulmin e 7 tetorit dhe e bën të qartë se Hamasi nuk ka vend në qeverisjen e ardhshme të Gazës.

“Përveç kësaj, varianti ynë thotë se nuk mund të ketë reduktim të territorit në Rripin e Gazës dhe refuzon, siç kemi ofruar në Rezolutën 2720, çdo zhvendosje të detyruar të civilëve në Gazë. Propozimi nënvizon po ashtu shqetësimet e shumë anëtarëve të këshillit lidhur me fatin e civilëve në Rafah, duke e bërë të qartë se në rethanat aktuale, nuk duhet të ketë një ofensivë të madhe tokësore në Rafah”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield.

Skeptikët e shohin rezolutën e Shteteve të Bashkuara si një dredhi diplomatike që do të zgjaste vuajtjet e palestinezëve.

Izraeli ka paralajmëruar se nëse Hamasi nuk liron të gjitha pengjet deri në fillim të Ramazanit më 10 mars, ushtria e tij do të vazhdojë një ofensivë tokësore në Rafah.

“Çdo ditë ka kërcënime dhe deklarata. Nuk dimë nga të shkojmë”, thotë një palestinez në Rafah.

Megjithatë, rezoluta e Shteteve të Bashkuara tregon qëndrimin e ashpërsuar të Uashingtonit ndaj luftës së Izraelit.

“Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara propozojnë një rezolutë që përfshin disa kritika mjaft të forta të nënkuptuara ndaj fushatës së Izraelit në Gazë dhe situatës në Bregun Perëndimor. Mendoj se aministrata e Presidentit Biden mund të jetë duke dërguar një sinjal se do të vazhdojë të mbrojë Izraelin në OKB, por se durimi nuk është i pakufishëm”, thotë Richard Gowan nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se nuk do të dorëzohet para trysnisë ndërkombëtare. Këtë javë kabineti i tij i luftës do të takohet me këshilltarin më të lartë të Presidentit Biden, Brett McGurk, i cili do të kërkojë nga Izraeli arritjen e marrëveshjes për pengjet dhe të tërhiqet nga një fushatë tokësore në Rafah./voa