BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Bota

Putini i gatshëm t’i jap fund luftës në Ukrainë, Reuters zbulon kërkesën e presidentit rus

Putini i gatshëm t’i jap fund luftës në Ukrainë,

Presidenti rus Vladimir Putin, është i gatshëm t’i jap fund luftës në Ukrainë me një armëpushim të negociuar që njeh vijat aktuale të fushëbetejës, thanë katër burime ruse për agjencinë e lajmeve Reuters, duke theksuar se ai është i përgatitur të luftojë nëse Kievi dhe perëndimi nuk përgjigjen.

Tre nga burimet, të njohur me diskutimet në rrethin e presidentit Putin, thanë se udhëheqësi veteran rus kishte shprehur zhgënjimin në takim me një grup të vogël këshilltarësh për ato që ai i sheh si përpjekje të mbështetura nga perëndimi për të penguar negociatat dhe vendimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të përjashtuar bisedimet.

“Putini mund të luftojë për aq kohë sa të duhet, por ai është gjithashtu gati për një armëpushim, për të ‘ngrirë’ luftën”, tha një burim i lartë rus që ka punuar me Putinin dhe ka njohuri për bisedat e nivelit të lartë në Kremlin.

Ai, si edhe të tjerët të përmendur në këtë material, foli me kushtin që të mos i përmendet emri duke pasur parasysh ndjeshmërinë e çështjes.

Zëdhënësi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, në përgjigje të një kërkese për koment, tha se shefi i Kremlinit e kishte bërë të qartë vazhdimisht se Rusia ishte e hapur ndaj dialogut për të arritur qëllimet e saj, duke thënë se vendi nuk dëshiron “luftë të përjetshme”.

Ministria e jashtme dhe e ajo e Mbrojtjes e Ukrainës, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.

Emërimi javën e kaluar i ekonomistit Andrei Belousov në postin e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë u pa nga disa analistë ushtarakë dhe politikë perëndimorë si vendosja e ekonomisë ruse në një gjendje të përhershme lufte, me qëllim që të fitojë një konflikt të zgjatur. Ai pasoi trysninë në fushën e betejës dhe përparimet territoriale ruse në javët e fundit.

Megjithatë, burimet thanë se presidenti Putin, i rizgjedhur në muajin mars për një mandat të ri gjashtëvjeçar, më me dëshirë do të përdorte situatën aktuale të Rusisë për ta lënë luftën prapa krahëve. Ata nuk e komentuan drejtpërdrejt emërimin e ministrit të ri të Mbrojtjes.

Bazuar në njohuritë e tyre për bisedat në rangjet e larta të Kremlinit, dy nga burimet thanë se presidenti Putin ishte i mendimit se përfitimet në luftën e deritanishme janë të mjaftueshme për t’i shitur si “një fitore të populli rus”.

Konflikti më i madh i Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore, ka kushtuar dhjetëra mijëra jetë nga të dyja palët dhe ka çuar në sanksione gjithëpërfshirëse perëndimore ndaj ekonomisë ruse.

Tre burime thanë se presidenti Putin e kupton se çdo përparim i ri dramatik do të kërkonte një mobilizim tjetër mbarëkombëtar, të cilin ai nuk e dëshiron, me një burim, i cili e njeh presidentin rus, i cili tha se popullariteti i tij ra pas mobilizimit të parë në shtator të vitit 2022.

Mobilizimi trembi një pjesë të popullsisë në Rusi, duke bërë që qindra mijëra burra në moshë të rekrutimit të largoheshin nga vendi.

Zëdhënësi Peskov tha se Rusia nuk kishte nevojë për mobilizim dhe në vend të kësaj po rekrutonte kontraktorë vullnetarë në forcat e armatosura.

Mundësitë e një armëpushimi, apo edhe të bisedimeve të paqes, duken aktualisht të largëta.

Presidenti Zelensky ka thënë vazhdimisht se paqja me kushtet e presidentit Putin nuk është e mundur. Ai është zotuar të rimarrë territorin e humbur, duke përfshirë Krimenë, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014. Ai nënshkroi një dekret në vitin 2022 që zyrtarisht shpalli çdo bisedë me Putinin “të pamundur”.

Një nga burimet parashikoi se asnjë marrëveshje nuk mund të ndodhte derisa presidenti Zelensky është në pushtet, përveç nëse Rusia e anashkalon atë dhe arrin një marrëveshje me Uashingtonin. Megjithatë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duke folur në Kiev javën e kaluar, u tha gazetarëve se nuk besonte se Putini ishte i interesuar për negociata serioze.