BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Bota

"Qëllimi i tyre ishte të...", SHBA hedh poshtë pretendimet e Iranit se ishin lajmëruar 72 orë para për sulmin në Izrael: Ata nuk dhanë asnjë njoftim

"Qëllimi i tyre ishte të...", SHBA hedh poshtë

SHBA ka reaguar sërish në lidhje me sulmet e regjistruara mbrëmë në Izrael nga dronët iranianë. Në reagim SHBA është përgjigjur pretendimeve të Iranit se ata kanë paralajmëruar Izraelin 72 orë para se të lëshonin dronët. Sipas reagimit të Shtëpisë se Bardhë Irani nuk ka dhënë asnjë njoftim dhe se kishin qëllim vetëm të shkaktonin viktima.

Shtetet e Bashkuara kishin kontakte me Iranin përmes ndërmjetësimit zviceran para dhe pas sulmit masiv të Teheranit, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden. Duke shmangur detajet e kontakteve, ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin një seri kontaktesh të drejtpërdrejta përmes kanalit zviceran.

I pyetur në lidhje me pretendimet e ministrit të jashtëm të Iranit se Teherani kishte paralajmëruar vendet në rajon 72 orë para sulmit, zyrtari tha se kjo nuk ishte e vërtetë.

"Ata nuk dhanë asnjë njoftim... Qëllimi i tyre i qartë ishte të shkatërronin dhe të shkaktonin viktima," shtoi ai.

Më herët, Irani deklaroi se kishte njoftuar Shtetet e Bashkuara për qëllimin e tij për të nisur një operacion "të kufizuar" kundër Izraelit si hakmarrje për sulmin ndaj konsullatës iraniane në Damask.

“Ne njoftuam në një mesazh për Shtëpinë e Bardhë se operacioni ynë do të ishte i kufizuar dhe i vogël dhe do të kishte për qëllim ndëshkimin e regjimit izraelit”, tha ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian gjatë një konference për diplomatët e huaj në Teheran.