BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Bota

Qëlloi me armë një bashkëmoshatar e plagosi 2 të tjerë, zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë mes të miturve

Qëlloi me armë një bashkëmoshatar e plagosi 2 të

Një djalë i mitur 12-vjeçar – i cili e qëlloi me armë për vdekje një nxënës moshatar të klasës së gjashtë dhe i plagosi rëndë dy të tjerë, përfshirë një vajzë nga Kosova në një shkollë fillore në Finlandë – ishte cak i bullizmit dhe kjo është çfarë e nxiti atë ta kryejë sulmin, tha Policia finlandeze të mërkurën.

Policia tha se ai e mori me vete revolen e një të afërmi në shkollën fillore “Viertola” në afërsi të Helsinkit dhe i qëlloi tre nxënës 12-vjeçar dhe i kërcënoi disa të tjerë.

Ai ishte transferuar në këtë shkollë në fillim të vitit 2024, thanë hetuesit.

Të martën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës konfirmoi se një vajzë shqiptare nga Kosova është njëra nga të plagosurit në sulmin në shkollën “Viertola” në Finlandë.

Ajo nuk dha hollësi të tjera, por tha se se Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e vajzës.

Policia tha se ajo dhe nxënësi tjetër po shërohen në spital dhe se lëndimet e tyre janë të rënda.

Finlanda mbajti ditë zie kombëtare të mërkurën për nder të fëmijës së vrarë në këtë sulm.

“Sot zbuluam se pas kësaj tragjedie qëndron bullizmi”, tha udhëheqësi i hetimit, detektivi Marko Sarkka për Reuters.

Ai nuk dha hollësi të tjera, apo nëse sulmuesi kishte ndonjë nxënës të caktuar në shënjestër.

Shkalla e bullizmit në shkolla në Finlandë është rritur, me 8.6 për qind të nxënësve të moshës rreth 12-vjeçare thonë tani se kanë qenë cak të bullizmit së paku një herë në javë.

Kjo është një rritje prej mbi një për qind nga viti 2019, kur shkalla ishte 7.2 për qind, sipas një studimi të vitit 2023 nga instituti i shëndetit publik, THL.

Shkolla ku ndodhi sulmi i ka rreth 800 nxënës nga klasa e parë deri te e nënta, si dhe një staf prej 90 njerëzve, sipas autoriteteve lokale.

Finlanda është përballur me incidente të tilla edhe në të kaluarën.

Më 2007, Pekka-Eric Auvinen pati vrarë shtatë nxënës, infermieren e shkollës, drejtorin dhe veten me një pushkë dore në shkollën e mesme “Jokela”, afër Helsinkit.

Një vit më vonë, më 2008, Matti Saari, një tjetër student, pati shtënë me armë në një shkollë profesionale në veriperëndim të Finlandës.

Ai i ka vrarë nëntë studentë, një anëtar të stafit të shkollës dhe pastaj veten.

Finlanda e ka ashpërsuar ligjin për armëmbajtjen më 2010.

Ajo e ka ndryshuar edhe moshën e lejuar për armëmbajtje, nga 18 në 20 vjeç./REL