Në të paktën 7 vitet e fundit, për Britaninë kjo është vera më e nxehtë. E përditshmja "Daily Mail" thotë se vala e të nxehtit në vend ka marrë 760 jetë njerëzish dhe numri i viktimave mund të rritet akoma më shumë, nëse temperaturat nuk bien.
Anglia dhe Uellsi, këtë verë kanë pasur vetëm 15 % të reshjeve krahasuar me korrikun e një viti më parë. Mesa duket, moti i nxehtë do të vijojë edhe javën që vjen dhe pse brenda 48 orëve të ardhshme, pritet qe dielli në disa pjese te Britanisë, t`ia lerë vendin stuhive.