Mund të jetë me prindërit apo me shokët, por prioritet për të kanë rrjetet sociale. Ameri na tregon se telefonin nuk e heq nga dora thuajse gjatë të gjithë ditës.
Madje 15 vjeçari thotë se ndjehet nën stres nëse nuk kontrollon se çfarë po ndodh në tik tok apo snap chat.
“Ky tik toku më ka bërë dëm, katër vjet rresht që e kam.”
Çfarë dëmi të bën? Psh nuk rri dot pa telefon ose kur dal me të shtëpisë me pi kafe ose me shokët prap me telefon jam gjithë ditën. Përshembull më krijohet stres kur se hap snap chat me pa kush më ka shkruar apo kur se hap tik tok me pa ca ka ndodh ndonje gjë e re.
Kur e heq telefonin nga dora? Kur më thonë prindërit ose kur shkoj për të fjetur”
Por qendrimi për orë të tëra në internet i vë fëmijët dhe adoleshentët përballë rreziqeve, por dhe të panjohurave të botës virtuale. Studimet kanë treguar se mesatarisht kjo grupmoshë qendron në rrjetet sociale katër deri në pesë orë ndërsa mjekët psikiatër thonë se qendrimi për më shumë se tre orë në këto platforma rrit shanset për tu prekur nga probleme të shëndetit mendor.
“Ankth dhe depresion problemet më të shumta, përveç këtyre fëmijët dhe adoleshentë që përdornin mediat sociale përballen me probleme të të nxënit, përqendrimit, kanë probleme me gjumin kjo për shkak të kohës së zgjatur në media sociale. Adoleshentë që qendrojnë mbi 3.5 orë në media sociale në ditë kanë shanse më të mëdha për të shfaqur probleme të shëndetit mendor. Përballen me një realitet virtual që ska lidhje shumë me realitetin qe vetë jeton kjo mospërputhje shoqërohet me përjetime ankthi”.
Pavarësisht përpjekjeve të prindërve të për t’i kufizuar you tube, tik tok, instagram apo lojrat në rrjetet sociale zënë kohën më të madhe të shumë fëmijëve.
“ër fat të keq është e pamundur që ti ndalim, mundohem ta spostoj ta fus te leximi i librave. Në momentin që shkojnë tek shkolla gjëja e parë para mësimit është si ja kalove në tik tok e pe live apo free fire që pyesin shokët e klasës. Derisa të ekzistojë interneti është një luftë e humbur nuk ja dalim dot sa do të mundohemi. ”
Përballë pamundësisë për të ndryshuar situatën shumë prindër në botë revlotën e shprehin dhe kështu.
Si në këto video të shpërndara dhe po në rrjetet sociale të përdoruara prej fëmijëve të tyre edhe si në një formë ndërgjegjësimi për të tjerë.
Prej shkatërrimit të kompjuterave, tabletave apo telefonave duket se iu vjen dhe zgjidhja
Por që prindërit të mos luftojnë vetëm, një ide interesante vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kirurgu i përgjithshëm në administratën e ish Presidentit Obama, Vivek Murthy, i ka kërkuar Kongresit të miratojë vendosjen e etiketave paralajmëruese rreth dëmeve që shkaktojnë mediat sociale në shëndetin mendor ngjashëm me mesazhet që tashmë vendosen në paketat e cigareve. Ndërgjegjësimi sipas tij do të kufizonte përdorimin e këtyre platformave.
Sink psikiatria –
Është një hap plus kur bën një lloj ndërgjegjësimi lidhur me rrisqet që vijnë nga përdormi i rrjeteve sociale.
Vetë fëmijët dhe adoleshentët nuk janë mjaftueshëm të ndërgjegjesuër për pasojët që mund të shkakojë përdorimi i rrjeteve sociale, për hir të moshës nuk kanë arritur atë pjekuri mendore për të bërë arsyetime në lidhje me informacionet që marrin dhe qëndrimet që duhet të mbajnë
Por nëse prej dy ditësh Amerti 15 vjeç çlirmin prej mediave sociale ja solli thyrja e telefonit me etiketa të tilla do të ja sillte ndjesia që i shkaktojnë sot figurat në paketa e cigareve.