Raisi ka qenë duke udhëtuar në Azerbajxhanin Lindor, provincë iraniane. Televizioni shtetëror ka thënë se incidenti ka ndodhur afër Xholfas, qytetit në kufi me shtetin e Azerbajxhanit, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit.
Ekipet e shpëtimit kanë tentuar të arrijnë te zona e incidentit, mirëpo janë duke u penguar nga kushtet e këqija atmosferike. Në atë zonë është raportuar për shira të rrëmbyeshëm dhe erë të fortë.