Një 20 vjeçar, ndonëse ka rënë nga kati i 15 i pallatit ku banonte ka shpëtuar paq vetëm me disa fraktura. Kjo ngjarje e rrallë ka ndodhur të dielën në mbrëmje, ku protagonist është bërë një britanik, i cili i shpëtoi pas një rënie nga kati i 15 i një ndërtese në Zelandën e Re
Tim Stilëell ra nga blloku i apartamenteve ku jetonte në Okland, pasi kishte mbërritur në shtëpi i dehur, rreth orës 02:00.
Rënia e lirë nga një lartësi prej pothuajse 50 metrash, i kushtoi të riut vetëm disa fraktura. Ai është jashtë rrezikut për jetën.