BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Bota

Rusia “harron” Kinën, kërkon një aleat të ri në anën tjetër të botës, pazaret e fshehta në “oborrin” e SHBA po e çojnë botën drejt katastrofës, ja pse mund të përsëritet kriza e raketave kubane

Rusia “harron” Kinën, kërkon një aleat të ri

Rusia, e izoluar prej dy vitesh nga Perëndimi, duket e dëshpëruar për të gjetur aleatë, dhe për tu “zvarritur” drejt tyre. Mbase, Pekini vazhdon të mbetet i pari, i listuar në radhën e paktë të miqve të Moskës. Megjithatë, Kremlini nuk humbet asnjë shans për të “përhapur tentakulat”, edhe përtej Evropës.  Dhe mesa duket “shënjestra” e radhës është Kuba. Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, ish-kreu i FSB-së, i cili ndër vite fitoi reputacionin e "spiunit personal të Putinit" dhe aktualisht një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të Presidentit Vladimir Putin, ka takuar ish-udhëheqësin kuban Raul Kastro, për të diskutuar për bashkëpunimin e sigurisë, njoftoi dje agjencia e lajmeve Interfax. "U diskutuan çështje të ndryshme të bashkëpunimit ruso-kuban në fushën e sigurisë," sipas një njoftimi për shtyp nga Këshilli i Sigurimit Rus i cituar nga Interfax."Nikolaj Patrushev e siguroi Raul Kastron se Moska mbetet e përkushtuar ndaj frymës së partneritetit strategjik midis dy vendeve," thuhet në deklaratë.

Kriza e Raketave Kubane

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar krizën më të keqe në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, sipas diplomatëve rusë dhe amerikanë.Ky ishte momenti më i afërt që dy superfuqitë arritën në konfliktin bërthamor. Në vitin 1962, Bashkimi Sovjetik filloi instalimin e fshehtë të raketave me rreze të mesme në Kubë që mund të arrinin në qytetet amerikane.SHBA bllokoi hyrjen në Kubë dhe mosmarrëveshja përfundoi me heqjen e raketave ruse nga Kuba dhe raketave amerikane nga Turqia. Vëllai i Raulit, Fidel Castro ishte kreu i Kubës në atë kohë. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov vizitoi Kubën javën e kaluar .Ai dënoi "dominimin" dhe "hegjemoninë" e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve perëndimore që e ruajnë atë me mjete që "nuk përfshijnë diplomacinë, por shantazhin, ultimatumet, kërcënimet, përdorimin e forcës ushtarake dhe sanksionet".

Forcimi i lidhjeve

Zyrtarët e lartë rusë janë dyndur në vendin ishull vitin e kaluar, duke filluar me Nikolai Patrushev, sekretar i Këshillit të Sigurimit të Moskës, së bashku me drejtorin ekzekutiv të kompanisë shtetërore të naftës Rosneft, Igor Sechin.Edhe përfaqësuesi i pronarëve të bizneseve ruse, Boris Titov e bëri një vizitë.Vizita më e profilit të lartë ishte nga Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov në prill të vitit 2023 në një udhëtim njëjavor në aleatët e Amerikës Latine, duke përfshirë Venezuelën dhe Nikaraguan, të cilat si Kuba dhe Rusia janë subjekt i sanksioneve perëndimore. “Rusia ka nevojë për partnerë tregtarë dhe aleatë politikë, me Amerikën Latine që ofron mundësinë e të dyjave”, tha për AFP Mervyn Bain, nga Universiteti Aberdeen në Skoci.Të dy vendet kanë nënshkruar rreth një duzinë marrëveshjesh për të rifilluar marrëdhëniet tregtare në ndërtim, teknologji informacioni, banka, sheqer, transport dhe turizëm. "Por deri në çfarë niveli" mund të shkojë ky bashkëpunim "është e paqartë," tha Bain, një ekspert në marrëdhëniet e Rusisë me Amerikën Latine.

Interesat e Moskës

Dy entitetet komuniste ishin aleatë të ngushtë gjatë Luftës së Ftohtë, por ky bashkëpunim u ndërpre papritur në vitin 1991 me shpërbërjen e bllokut sovjetik.Deri atëherë, 75 për qind e shkëmbimeve tregtare të Kubës ishin me aleatin e saj komunist.Duke qenë pothuajse të përfunduara plotësisht, marrëdhëniet filluan të rriten përsëri nga viti 2005, me nivelet aktuale të shkëmbimeve më të lartat që atëherë. Sipas shifrave ruse, shkëmbimet tregtare midis dy vendeve arritën në 450 milionë dollarë në vitin 2022, me 90 për qind të asaj në shitje të naftës dhe vajit të sojës në vendin ishull. Forcimi i lidhjeve po i jep rezultat Rusisë në mënyra gjeopolitike.Ekspertët thonëse "tërheqja e Kubës për Rusinë e Putinit është afërsi gjeografike me Shtetet e Bashkuara".“Është logjika e reciprocitetit simbolik”, sipas tyre sepse çdo përmendje e mundësisë së pranisë ushtarake ruse në ishull provokon një nervozizëm të madh në anën tjetër të ngushticës së Floridës.