Kremlini njoftoi dje se një artikull i Washington Post, që pretendonte se një oficer ushtarak ukrainas koordinoi një sulm në tubacionet e gazit Nord Stream, ishte veçanërisht alarmues sepse shkruan se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk dinte për të. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet e shtatorit 2022 në ishullin danez Bornholm, kur u dëmtuan tre nga katër linjat e sistemit që furnizonte Evropën me gaz rus. Washington Post raportoi se Roman Chervinsky, një oficer i lartë ushtarak ukrainas, ishte koordinatori i sulmit. Gazeta citoi njerëz të paidentifikuar të njohur me operacionin, të cilët thanë se presidenti ukrainas Zelensky nuk kishte dijeni për të. “Chervinsky mori urdhra nga zyrtarë të lartë ukrainas, të cilët përfundimisht iu përgjigjën komandantit të përgjithshëm, gjeneralit Valery Zaluzhny”, shkruan Washington Post. Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase i tha Reuters se s’kishte “asnjë informacion” në lidhje me shkrimin. “Gjurmët e Ukrainës në këtë sabotim, këtë akt terrorizmi, po shfaqen gjithnjë e më shumë në raporte, hetime dhe artikuj në media,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. “Thuhet se presidenti Zelensky mund të mos ketë qenë në dijeni për aktivitete të tilla të vartësve të tij nga agjencitë e sigurisë. Ky është një sinjal shumë alarmues jo vetëm për ne, por edhe për vendet e Perëndimit kolektiv”, tha Peskov. “Nëse regjimi në Kiev nuk e kontrollon më situatën në vendin e tij, atëherë kjo është alarmante dhe duhet gjithashtu të merret parasysh,” shtoi Peskov. New York Times dhe Washington Post raportuan se Ukraina ishte përgjegjëse për sulmin, por ajo e ka mohuar vazhdimisht.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë