Për të shlyer gjobën prej 11 mln eurosh, ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka kërkuar donacione përmes Facebook. Ai tejkaloi limitin e vendosur për shpenzimet gjatë fushatës elektorale dhe tashmë auditi zgjedhor e ka gjobitur me 11 mln euro.
Ndonëse e ka cilësuar si absurde këtë masë, Sarkozy më tej ka shtuar ky është kërcënim ndaj demokracisë.
“Ky është kërcënim ndaj një partie, në një mjedis i cili po kthehet në socializëm.
"Unë duhet të marrë përgjegjësitë e mia duke shprehur vendosmërinë për të punuar për lirinë dhe demokracinë në vend. Po ju kërkoj juve të më ndihmoni, duke mobilizuar edhe të tjerë për ta shlyer këtë gjobë”, shkruan ai në Facebook.