Një 52 vjeçare ka përfunduar në prangat e policisë franceze, pasi ndërsa dëshironte që vajza të dilte me rezultate të shkëlqyera, ka shkuar në vend të saj në provim. Bëhet fjalë për provimin e maturës së të bijës, sa i takon provimit të anglishtes.
Ky plan ka rezultuar pa sukses, pasi gruaja është arrestuar në flagrancë në njërin prej gjimnazeve të Parisit. Rreth orës 15:30, drejtori i shkollës lajmëroi policinë për ngjarjen.
Gruaja 52 vjeçare, u vu re nga një mbikëqyrëse e cila e njihte të bijën. Provimet e maturës në Francë, filluan me testin e filozofisë. Kandidatëve do t’u duhet të presin datën 5 korrik, për të marrë rezultatet përfundimtare.