BREAKING NEWS

Kërkon uljen e dënimit në 1.6 vite burg, ja çfarë ndodhi sot në Gjykatë me Saimir Tahirin

Kërkon uljen e dënimit në 1.6 vite burg, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Familjarët e Vis Martinajt përfundojnë në GJKKO, çfarë pritet të ndodhë

Familjarët e Vis Martinajt përfundojnë në GJKKO,
x
BREAKING NEWS

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/ Ish-zyrtari i lartë bën lëvizjen urgjente. Zbardhet vendimi më i fundit

Qëndron në qeli për aferën e inceneratorëve/
x
BREAKING NEWS

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

Arian Çani del me deklaratën tronditëse: Mos hyni në
x
BREAKING NEWS

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt Anglisë”/ Si shqiptarët po e kthejnë TIK Tok në një dark Web duke joshur edhe bandat kriminale

“Punësim në shpi bari, trafikim njerëzisht drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i policisë

Aksident i rëndë, përplasen dy makina, humb jetën efektivi i
x
BREAKING NEWS

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E përditshmja italiane ‘zbërthen’ mafien shqiptare: Ecin me "nder" dhe "pakte gjaku"

"Pa miratimin e tyre s'qarkullon asnjë varkë"/ E
x
BREAKING NEWS

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti Donald Trump, bën lëvizjen urgjente, fton qytetarët të...

“Pres të arrestohem të martën”/ Habit ish-presidenti
x

Bota

Shpërthejnë protestat në Beograd: Presidenti Vuçiç është tradhtar, po shet Kosovën, ushtria dhe policia ta ndalojnë

Shpërthejnë protestat në Beograd:  Presidenti Vuçiç

Qindra qytetarë serbë janë mbledhur para Kuvendit të Serbisë në Beograd, ku po zhvillohet seanca e posaçme për Kosovën dhe propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, në të cilën po merr pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Seanca e posaçme në legjislativin serb ka vazhduar me përplasje verbale dhe fizike mes deputetëve të opozitës dhe presidentit serb ndërsa protestuesit jashtë kanë shfaqur pankarta ku shkruhej “Vuçiç tradhtar”, “Ushtria, policia, të ndalojnë tradhtinë, mbroni Kushtetutën, qëndroni me popullin”. “Ky është një cirk dhe kjo është pjesë e planit të Aleksandër Vuçiç-it për ta portretizuar veten si një hero që lufton për popullin serb, duke vazhduar me politikën e tij tradhtare”, tha njëri nga protestuesit, sipas Danas. “Ka vetëm një gjë për të cilën mund të negociohet, ajo është autonomia e Kosovës, brenda Serbisë… Nuk do të lejojmë tezën se Serbia nuk kërkon asgjë, se Kosova patjetër do të hyjë në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, tha ai teksa njoftoi se do të vazhdojnë të organizojnë protesta. Kujtojmë, se në seancën e djeshme, presidenti serb ka folur për propozimin franko-gjerman dhe kërkesat që pesëshja evropiano-amerikan ia paraqiti Serbisë, teksa opozita e ka cilësuar këtë plan si “kapitullim për Serbinë” dhe “E ke dorëzuar Kosovën”. Deputetët e opozitës kanë brohoritur slogane sikurse “Tradhti”, “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Nuk do të heqim dorë nga Kosova”. Ata po ashtu mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo kapitullimit, jo ultimatumit”. Në seancën për Kosovën në Kuvendin e Serbisë të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Listës Serbe, forcës kryesore politike të serbëve në Kosovë dhe Milan Radoiçiç, nënkryetari saj, që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.