BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Bota

Sulmi me thikë në Francë, Macron viziton fëmijët e plagosur

Sulmi me thikë në Francë, Macron viziton fëmijët e

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ka dëgjuar lajme "pozitive" për gjendjen e fëmijëve, të cilët ishin viktima të sulmit me thikë të së enjtes në Annecy. Macron po vizitonte qytetin ku u sulmuan katër fëmijë. Ai tha se një vajzë e re britanike ishte "zgjuar" pas operacionit. Një foshnje holandeze gjithashtu thuhet se po shërohet. I dyshuari, një burrë sirian me status refugjati në Suedi, mbetet në paraburgim dhe do t'i nënshtrohet një vlerësimi psikiatrik.

31-vjeçari mendohet se ka jetuar i pastrehë në Annecy, dhe së fundmi iu refuzua kërkesa për azil. Ngjarja nuk dyshohet për motive terroriste. Katër fëmijë gjithsej, të moshave nga 22 deri në 36 muaj, dhe dy pensionistë u plagosën gjatë sulmit.

Në një fjalim, Macron tha se sulmi ndaj fëmijëve ishte "veprimi më barbar". Ai vizitoi një spital lokal, ku takoi një burrë që u godit me thikë nga 31-vjeçari. Ai u takua gjithashtu me Henrin, të ashtëquajturin "heroi i shpinës" i cili përdori çantën e shpinës për të ndaluar sulmuesin. Macron tha se vajza e re britanike që u sulmua dhe iu nënshtrua operacionit ishte "zgjuar".

"Ajo po shikon TV dhe [sulmi] është vetëm një kujtim i keq tashmë", tha ai, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

"Mjekët janë optimistë", tha presidenti, duke shtuar se ende kërkohet kujdes, raportonBBC. Ministri i Jashtëm holandez Wopke Hoekstra tha se ishte "i lehtësuar" kur dëgjoi se vajza holandeze që ishte viktimë e sulmit "është jashtë rrezikut".

Prokurorët po punojnë për zbardhjen e motivit të sulmit. Autori mendohet se ka jetuar si i pastrehë në Annecy që nga vjeshta e kaluar, pasi la ish-gruan dhe djalin tre vjeçar në Suedi. Ministri i Brendshëm i Francës thotë se kërkesa e tij për azil në Francë u refuzua disa ditë më parë.