Të gjithë sytë e botës janë kthyer nga Antalia e Turqisë, ku po mbahet një takim mes Rusisë dhe Ukrainës.
Raportohet se takimi sapo ka nisur mes ministrit të Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba dhe kreut të diplomacisë ruse Sergei Lavrov, i planifikuar për në orën 10:45 me orën lokale ose (08:45 me orën shqiptare).
Takimi ka nisur me disa minuta vonesë. Ky takim do të zgjasë rreth 90 minuta.
Takimi është pas dyerve të mbyllura, por të paktën njëqind gazetarë janë grumbulluar në sallën e pritjes.
Turkiye’s FM Mevlut Cavusoglu meets with his Russian counterpart Sergey Lavrov in Antalya ahead of three-way talks with Ukrainian FM Kuleba#Turkiye #Turkey #Russia #Ukraine
???? AA pic.twitter.com/YuUzjD952U— Mete Sohtaoğlu (@metesohtaoglu) March 10, 2022