BREAKING NEWS

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del me deklaratën 'bombë': Ju tregoj provën e fortë që mund të rikthejë në qeli Tahirin

“Nëse nëna e fëmijëve...”, avokati i njohur del
x
BREAKING NEWS

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat e bujshme nga arrestimi i zyrtares së lartë të Shëndetësisë

“Në zarf mendova se ishte çokollatë”, gazetarja
x
BREAKING NEWS

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet dëshmia e Sekretares së Përgjithshme e Shëndetësisë

Zarfi i "ëmbël” fundos zyrtaren e lartë, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e Kurtit, në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

Tensionet në veri, gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e
x
BREAKING NEWS

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me deklaratën 'bombë': Së shpejti do të arrestohet një ish-kryebashkiak

"Po flitet minutat e fundit"/ Eksperti Ervin Karamuço del me
x
BREAKING NEWS

Shkatërohet banda shqiptare në Itali/ Kush është trafikanti i shumëkërkuar që bashkëpunonte me “Ndraghetan” (emri)

Shkatërohet banda shqiptare në Itali/ Kush është trafikanti
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr 'goditjen' më të madhe në historinë e këmbimit valutor

Çfarë po ndodh me euron? Pëson rënie dhe merr
x
BREAKING NEWS

Shpërthen zjarr pranë SPAK, dalin detajet e para

Shpërthen zjarr pranë SPAK, dalin detajet e para
x

Bota

Trump sulmon Biden dhe del me premtimin e bujshëm: Mund t’i jap fund luftës në Ukrainë për 24 orë

Trump sulmon Biden dhe del me premtimin e bujshëm: Mund t’i jap fund

Ish-presidenti Donald Trump me anë të një videoje të re ka deklaruar se ai mund t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orësh, teksa ka vendosur sërish në shënjestër Presidentin Joe Biden për “dobësi” në skenën ndërkombëtare.

Teksa lufta po i afrohet përvjetorit të saj, Trump tha se Perëndimi dështoi t’i dërgonte një mesazh të qartë presidentit Vladimir Putin se çdo ndërhyrje në territorin ukrainas do të ishte e papranueshme.

“Po të isha president, lufta e Rusisë në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur kurrë, kurrë as për një milion vjet”, tha ai në një nga dy videot e siguruara nga DailyMail.

“Por edhe tani, nëse do të isha president, do të isha në gjendje të negocioja një fund të kësaj lufte të tmerrshme dhe të përshkallëzuar me shpejtësi brenda 24 orëve. Mund të bëhet. Duhet të thuash gjërat e duhura, jo gjërat e gabuara”, u shpreh Trump.

Trump po ashtu akuzoi Biden për hipokrizi pasi javën e kaluar kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se po dërgonte një batalion tankesh M1 Abrams.

“Dobësia dhe paaftësia e Joe Biden na ka sjellë në prag të luftës bërthamore dhe tani ai po bën atë që tha 10 muaj më parë se do të çonte në Luftën e Tretë Botërore. Ai po dërgon tanket amerikane”, u shpreh i indinjuar ish-presidenti i SHBA.