BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Bota

Trupat e NATO-s mund të futen në Ukrainë, ideja e çmendur e Macron “përçan” Perëndimin, Uashingtoni dhe Berlini nxjerrin “blof” Parisin, ja pse plani i presidentit francez do të shkaktonte një luftë me pasoja katastrofike

Trupat e NATO-s mund të futen në Ukrainë, ideja e çmendur

Pas dy vitesh luftë, Emmanuel Macron ka ndryshuar katërcipërisht qëndrimin e tij ndaj Ukrainës. Trupat e Volodymyr Zelensky janë në vështirësi përballë sulmeve nga ushtria e Vladimir Putin, siç dëshmohet nga rënia katastrofike e Avdiika.Tani presidenti francez ka ngritur tonin e konfliktit me Moskën, duke mos përjashtuar mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore për të ndihmuar ushtrinë e Kievit.Një teori e çmendur, që rrezikon të acarojë një situatë tashmë dramatike. Këto janë fjalët e tij në fund të samitit me liderët europianë të mbledhur në Pallatin Elysee: “Nuk ka konsensus sot për të dërguar trupa tokësore... por asgjë nuk duhet përjashtuar. Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Rusia të mos mund ta fitojë këtë luftë”.Sipas kreut të Elysee, koalicioni i ri do të krijohej për të furnizuar Ukrainën me "raketa dhe bomba me rreze të mesme dhe të gjatë" dhe shtoi: "Ne jemi të bindur se disfata e Rusisë është e domosdoshme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë". Fjalët e Macron u përsëritën edhe një herë nga kryeministri transalpin, Gabriel Attal.Por “joshja” për konfrontim të drejtpërdrejtë me Moskën u ndal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

SHBA dhe BE kundër

"Nuk ka plane për këtë," ishte reagimi i parë i Uashingtonit.Kancelari gjerman Olaf Scholz ishte në të njëjtën linjë po ashtu. "Nuk do të ketë trupa tokësore, as ushtarë në tokën ukrainase që do të dërgohen atje nga shtetet evropiane ose vendet e NATO-s", tha kancelari gjerman, Ky parim do të zbatohet edhe në të ardhmen, shtoi trashëgimtari i Angela Merkelit, duke kujtuar se ushtarët perëndimorë “nuk lejohen të marrin pjesë aktive në aktivitete luftarake” as nga vendet e tyre të origjinës. Dhe po ashtu erdhi një “Jo” nga Suedia me kryeministrin Ulf Kristersso që tha: "Për momentin ne jemi të përkushtuar të dërgojmë pajisje ushtarake të avancuara në Ukrainë. Tradita e Francës nuk është e njëjtë me atë suedeze." Donald Tusk po ashtu konfirmoi se Polonia nuk planifikon të dërgojë ushtarët e saj në territorin e Ukrainës. "Unë nuk mendoj se ne duhet të spekulojmë sot nëse do të ketë rrethana në të ardhmen që mund ta ndryshojnë atë këndvështrim," shtoi ai.

Kërcënimi rus

Por “shpërthimi” i Macron nuk kaloi pa u vënë re as në Rusi. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, nuk i ka përmbajtur shumë fjalët: mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake midis Rusisë dhe NATO-s. “Në këtë rast, nuk duhet të flasim për probabilitetin, por për pashmangshmërinë. Kështu do të vlerësojmë”, ishin fjalët e diplomatit të raportuara nga Ria Novosti, duke nënvizuar se vetëm fakti i diskutimit të mundësisë së “dërgimit të disa kontingjenteve nga vendet e NATO-s në Ukrainë” është një element i ri shumë i rëndësishëm. Për këtë temë foli edhe Dmitry Medvedev.Ish-presidenti rus, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit, foli për "mosmbajtje verbale" nga ana e Macron: "Fjalimi i Macron është bërë një problem i zgjatur dhe i dhimbshëm", tha ai.

Kritika “në shtëpi”

Deklaratat e Macron u kritikuan shumë edhe nga opozita e majtë dhe e djathtë në Francë. “Një luftë kundër Rusisë do të ishte çmenduri”, deklaroi lideri i së majtës radikale Jean-Luc Mélenchon , duke i vlerësuar deklaratat e Macron si “të papërgjegjshme”. "Nuk ka luftë!Është koha për të negociuar paqen në Ukrainë me klauzola reciproke sigurie," vuri në dukje ai.Presidenti i Asamblesë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Jordan Bardella, vlerësoi se Macron "po humbet qetësinë" çdo ditë.Përmendja e konfliktit të ushtarëve tanë me një fuqi bërthamore është "sa serioze aq edhe e pamatur", tha Bardella.“Emmanuel Macron luan rolin e një lideri lufte dhe flet me kaq shkujdesje për jetën e fëmijëve tanë”, tha udhëheqësja e Asamblesë Kombëtare të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.Kjo bëri që ministri i Jashtëm i Francës të “shuante zjarrin”, duke sqaruar deklaratën.Stephane Sejourne tha se vendi i tij mund të dërgojë trupa me një rol jo luftarak në Ukrainë.