Disa njerëz do të bënin gjithçka për ta lënë pirjen e duhanit. Shembulli më i mirë për këtë është një turk që ka vendosur ta “fusë” kokën në një si kafaz për të ndalur kështu konsumin e cigareve. Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se si Ibrahimi 42-vjeçar ka punuar një “përkrenare”, si “metodë” për ta ndërprerë pirjen e duhanit. Një çelës ia dha djalit, tjetrin gruas, në mënyrë që të jenë të sigurt që ai nuk do të mund të pijë më në shtëpi duhan. Ibrahimi ka thënë se ai për 26 vite rresht në jetën e tij ai ka pirë dy pako cigare në ditë. “Përkrenaren” ai e vendosi para dy ditësh dhe tashmë është vetëm në pritje të rezultatit, për ta lënë duhanin.
Vende luksozë dhe poza s*ksi me bikini, destinacionet që kanë zgjedhur Vipat për pushime
Ditët e nxehta të verës kanë mbërritur dhe kush më mirë se VIP-at tanë dinë sesi t’i shijojnë. Jemi të...
Lexo më shumë