Asnjë nga misionet e planifikuara humanitare të Kombeve të Bashkuara në Gazën veriore nuk është lejuar të hyjë sot në rajonin e rrethuar, kanë pohuar zyrtarët.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në territorin e pushtuar Palestinez (OCHA) ka thënë se ndihma e saj është bllokuar nga autoritetet izraelite.
Izraeli ka qenë nën presion në rritje ndërkombëtar për të ndihmuar në frenimin e krizës humanitare në Gaza duke lejuar ndihma në enklavë.
Today, none of @UN‘s planned humanitarian missions to northern #Gaza was allowed through by the Israeli authorities.
We can’t stress this enough: the Occupying Power’s obligation to facilitate aid does not end when commodities are dropped off at the border.#AccessDenied pic.twitter.com/p9D4BDwT0w
— OCHA oPt (Palestine) (@ochaopt) April 12, 2024
Më herët sot, ushtria izraelite tha se kamionët e parë që transportonin ndihma ushqimore hynë në Gaza përmes një pike kalimi veriore të sapohapur.
Ata thanë se kamionët u inspektuan në pikën e kalimit Kerem Shalom në kufirin me Egjiptin përpara se të lëviznin në veri për të kaluar.
Nuk u bë e qartë se kush i furnizonte kamionët.