Rusia duket se po pëson disfata të njëpasnjëshme nga sulmet e befasishme ruse. Imazhet satelitore të marra ekskluzivisht nga “CNN” tregojnë tre avionë ushtarakë rusë të shkatërruar dhe ndërtesa të dëmtuara të mërkurën në bazën ajrore Belbek në qytetin port të pushtuar të Sevastopolit.Humbjet vijnë pas dy ditësh sulmesh nga ukrainasit në Sevastopol në Krime, të aneksuar nga Rusia në 2014. Në imazhet e marra nga kompania amerikane e imazheve satelitore BlackSky dhe kompania e teknologjisë hapësinore Maxar, dy avionë të djegur mund të shihen në linjën kryesore të fluturimit në Belbek, si dhe një i tretë i parkuar në një argjinaturë mbrojtëse. Imazhet satelitore tregojnë gjithashtu një ndërtesë të shkatërruar aty pranë dhe një tjetër që pësoi dëme të konsiderueshme. Po ashtu, dje ka pasur një sulm masiv natën në Sevastopol dhe Balaklava, me dronë dhe raketa që shkaktuan ndërprerje të pjesshme, sipas raportimeve të mediave ukrainase. Një sulm i ngjashëm u nis edhe në rafinerinë dhe portin e Novorossiysk. Sërish sipas të njëjtave burime, edhe në këtë rast dronët dhe raketat do të kishin shkaktuar zjarre dhe ndërprerje të furnizimit me energji. Më pas, në Tuapse, një zjarr shpërtheu në një rafineri për shkak të një sulmi nate të kryer nga Ukraina me përdorimin e dronëve, që thuhet se ishin rreth 80 të tillë. Në internet janë shfaqur disa video të zjarrit dhe kolonës së tymit të zi që del nga uzina.Porti rus i Novorossiysk në Detin e Zi dhe Sevastopoli në Krime u sulmuan gjithashtu në një sulm ajror masiv që Ministria Ruse e Mbrojtjes tha se përfshinte të paktën njëqind drone. Forcat e Kievit kanë shtuar sulmet e tyre ndaj rafinerive ruse këtë vit.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë