Një helmim masiv në një shkollë në shtetin lindor të Indisë, Bihar, i ka marrë jetën të paktën 22 fëmijëve dhe dhjetëra të tjerë ndodhen në spital.
Raportohet se helmimi masiv ka ndodhur në shkollën që drejtohet nga shteti, e një hetim ka nisur nga autoritetet përkatëse.
Qeveria ka vendosur të japë 200 mijë rupi apo rreth 3400 dollarë kompensim për secilën familje të fëmijëve, viktima të ushqimit.
Autoritetet kanë frikën se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak se disa prej fëmijëve, të gjithë nën moshën 12 vjeçare, te cilet ndodhen në gjendje kritike.