Një tërmet i fortë me magnitudë 6 ka goditur Turqinë perëndimore pranë qytetit të Duzce, rreth 210 km në lindje të Stambollit. Lëkundjet e forta kanë lënë të plagosur 46 persona.
Lëkundjet ishin mjaft të forta për t’u ndjerë në Stamboll dhe kryeqytetin Ankara. Raportohet se disa banorë janë hedhur nga ballkonet.
Një tjetër tërmet 4.7 u raportua rreth 20 minuta pas të parit. Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu tha se nuk kishte asnjë informacion për humbje jete.
Footage of the moment 5,9 magnitude #quake hit Düzce in northern Turkey. Tremors also felt across Istanbul and Ankara. 18 aftershocks recorded. No casualties or major damage reported so far. In Nov 99 in a 7,2 quake that hit Düzce over 800 ppl were killed pic.twitter.com/PUkZxGjl9N
— Selin Girit (@selingirit) November 23, 2022