Ministrja libaneze e Turizmit, ka thënë se rezidenca e diktatorit të vrarë libian, Muammar Gaddafi, së shpejti do të shndërrohet në park zbavitës. "Tashmë ka nisur pastrimi i rrënojave të mbetura, të cilat janë shndërruar në një pikë të zezë të Tripolit dhe në një burim shqetësimi për fqinjët.
Rrënojat do të shndërrohen në një vend-gjelbërim për zbavitje, në të cilin do të kënaqen familjet libiane, ndërkohë që për të pastrehët të cilët tashmë jetojnë aty, do të gjenden shtëpi të reja”, tha Ikram Basha Imam. Gjatë sulmeve ajrore të NATO-s, në vitin 2011, kompleksi i madh rezidencial i Gaddafit u shkatërrua pothuajse plotësisht.