
Arti në zi/ Aktori i njohur gjendet i varrosur në kopshtin e shtëpisë (Emri)

"Çmendet" moti/ Përmbytet Tirana, rrugët mbulohen nga inertet dhe uji (Video)

Lajm i trishtë/ Humb jetën nga kanceri gazetarja e njohur (Emri+Foto)

"Çmendet" moti në Tiranë, shkarkime elektrike dhe stuhi e pazakontë shiu (Video)

Lulzim Basha tregon se çfarë do të bënte ndryshe në PD, ja vendimi që duhej të merrte kur Berisha u shpall 'non grata'

A do të ketë protesta? Lulzim Basha bën thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Lulzim Basha reagon ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha

Lulzim Basha tregon arsyet e rikthimit pas dorëheqjes së Alibeajt nga PD-ja

Zbardhen detajet nga marrëveshja Kosovë-Serbi, përplasje të forta në të dyja vendet, jepet alarmi në Beograd: Vuçiç i hapi rrugë planit për të krijuar “Shqipërinë e madhe”

Shkruar nga Elmas Bogdani 20 Mars 2023

Pas takimit të mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut në fundjavë mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku temë diskutimi ishte zbatimi i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Dje presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se ishte Serbia ajo që iu shmang nënshkrimit të aneksit sikurse veproi edhe në Bruksel. Pas 12 orëve negociata, Joseph Borrell doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Vuçiç tha është arritur “një lloj marrëveshjeje”. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Miroslav Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se nuk ka asnjë pritshmëri nga Serbia edhe pas takimit në Ohër. Mediat e Kosovës shkruajnë se Osmani është shprehur se Serbia do të vazhdojë të shkelë marrëveshjet e dakorduara, siç ka bërë këto 12 vjet.
Alarm në Serbi
Në Serbi ka tension dhe Vuçiç edhe pse ka pranuar marrëveshjen përpiqet që të shpjegojë para popullit se nuk e ka bërë një gjë të tillë, por fjalët e tij nuk janë të qarta dhe të prera. Madje mediat serbe shkruajnë se Vuçiç në fjalimin që mbajti ditën e djeshme iu shmang kësaj teme dhe më shumë u mor me vendimin e Gjykatës së Hagës për arrestimin e Putinit. Nga ana tjetër Kreu i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç, u shpreh ditën e djeshme se presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pasi e pranoi propozimin franko-gjerman, do të marrë si “shpërblim” krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, një shtypje më të fortë të lirisë dhe demokracisë dhe minierat e litiumit. Përveç kësaj, sipas tij, brenda pak vitesh Perëndimi do të ndjekë një rrugë të njëjtë edhe për zgjidhjen e “çështjes së hapur të Bosnjës dhe Hercegovinës”, atë të heqjes së autonomisë së Republikës Srpska. “Krijimi i Shqipërisë së Madhe do të thoshte që trashëgimia fetare dhe kulturore serbe nuk do të ishte më serbe pas pesë deri në dhjetë vjet, sepse manastiret tona do të binin nën autoritetin e Kishës Ortodokse Shqiptare”, tha Jeremiç. Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, vlerësoi se e vetmja mënyrë për të parandaluar nënshkrimin e planit “Scholz-Macron” është një referendum ku qytetarët serbë do të thonë fjalën e tyre për marrëveshjen e dakorduar në Ohër. “Në Bruksel u pranua parimi i barazisë së sovranitetit të Serbisë dhe Kosovës, si dhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Tani është pranuar edhe plani i zbatimit, siç thotë Borrell, ‘në plotësi’. Kjo tradhti e lartë mund të parandalohet vetëm me referendum”, shtoi Jeremiç.
Reagimet e ndërkombëtarëve
Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, edhe pse palët nuk e kanë nënshkruar dokumentin e propozuar nga Bashkimi Europian, “Mirëpresim marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe mbështetur nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë dhe shtyjmë palët të nisin sa më shpejt të jetë e mundur zbatimi i detyrimeve”, shkroi dje në Tëitter Adrienne Ëatson, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që drejtohet nga Jake Sullivan. Më herët, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre obligimeve, “në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin për popullin e Kosovës dhe rajonit”. Për marrëveshjen reagoi edhe NATO, që, në unison me BE e SHBA, nxit palët të nisë sa më shpejt zbatimin.
Më të lexuarat


Lukashenko shtrohet në spital?

Erdoganit i ndodh e papritura gjatë intervistës televizive (Video)

Shkarkohet zyrtari i lartë, zbulohet arsyeja (Emri)

Pas Italisë shirat 'mbërthejnë' një tjetër shtet, fëmija i shpëton mbytjes teksa nëna po kalonte ujërat me karrocë (video)

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan drejt fitores së sigurtë, publikohen rezultatet e sondazheve paraprake

Lufta në “oborrin” e Vladimir Putinit, një “revolucion” i ri mund të tronditë Rusinë, ja ferri që e pret Moskën tani që konflikti ka hyrë në territorin e tyre

Një shkëndijë dhe shpërthen gjithçka në Mesdhe, përplasja e madhe e Rusisë me NATO më afër se kurrë, Shefi i Shtabit të Marinës Italiane ngre alarmin

Del fotoja e fundit e divës së Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner para se të largohej përgjithmonë

Është përdorur edhe në Luftën e Ftohtë, zbulohet “laboratori i armëve” të Rusisë, ja ishulli i fshehtë që po bëhet gati për të testuar arsenalin e frikshëm atomik të Putinit

'Ethet' zgjedhore, sot qytetarët zgjedhin presidentin e ri dhe vendosin mbi fatin e Turqisë
