Një skandalal mediatik është krijuar në Francë, në lidhje me letrën e gjetur nga hetuesit në 20 mars, shkruar nga drejtoresha e FMN, Christine Lagarde, drejtuar ish-presidentit Sarkozy. Letra e cila niste me “I dashur Nikolas”, tregon një Lagarde shumë të nënshtruar. “Jam pranë teje, për të të shërbyer ty dhe projekteve të tua për Francën.”
“Kam dhënë më të mirën edhe pse mund të kem dështuar dhe për këtë të kërkoj ndjesë. Më përdor për aq kohë sa të duhem, ty dhe veprës tënde. Nëse më përdor, kam nevojë për ty si guidë dhe si mbështetje, pasi pa drejtimin tënd mund të jem e padobishme dhe mund të jem pak e besueshme.” Letra në fjalë është gjetur në banesën e Lagarde në Paris, gjatë kontrollit kur ajo u përfshi në skandalin e Tapie – Kredit Liones, me akuzat për "shpërdorim detyre", teksa ishte Ministre e Financave.