
Zgjedhjet e 14 Majit/ Berisha zbulon si do të ndahet kandidatët e këshillave bashkiakë me PL e aleatët

Zgjedhjet lokale/ Berisha mbledh Kryesinë, ja çfarë pritet të vendoset

Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja EMRAT

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

79 vite nga masakra e 4 shkurtit, Muharrem Xhafa: Krim makabër i nazistëve dhe ballistëve, vranë me listë brenda natës 84 vetë për të mbuluar kapitullimin e Gjermanisë para LANÇ, ja roli i tradhtarit dhe kriminelit Xhaferr Deva

Shkruar nga Rigels Seliman 4 Shkurt 2023

Sot shënohen 79 vite nga masakra e 4 shkurtit, ku u vranë 84 persona dhe u burgosën qindra të tjerë nga pushtuesit gjermanë. Kjo masakër është cilësuar si ndër më të rëndat dhe sipas historianëve dhe jo vetëm, ishin ballistët ata që ndihmuan gjermanët në këtë ngjarje. Gazeta “SOT” bisedoi me ish-shefin e Sektorit të Edukimit në Komitetin Qendror të PPSH, Muharrem Xhafa, i cili u shpreh se masakra e 4 shkurtit 1944 është një nga ngjarjet më të përgjakshme në historinë e vendit, duke shtuar se 84 personat u ekzekutuan me udhëheqje të pushtuesit gjerman. Në një reagim për gazetën “SOT”, Xhafa shtoi se kjo masakër kishte si qëllim largimin e popullit shqiptar me zjarr e terror nga rruga e LANÇ. “Sot është përvjetori i masakrës së 4 shkurtit 1944, e cila përbën dhunën më të egër dhe më të përgjakshme të nazistëve dhe kujslingëve shqiptarë kundër popullit të Tiranës. Masakra e 4 shkurtit -synonte të detyronte popullin shqiptar që me dhunë e terror të largohej nga rruga e LANÇ-it dhe të siguronte "qetësinë" e regjimit kujsling. Për turpin e tyre, masakrën e 4 shkurtit e drejtuan dhe e realizuan kujslingët shqiptarë me Xhaferr Devën e Xhelal Staraveckën në krye, të frymëzuar, të nxitur, të urdhëruar e të drejtuar prej pushtuesve hitleriane. Gjatë natës së 4 shkurtit 1944, nazistë, ballistë e kujslingë të tjerë, të trembur e të tërbuar nga zgjerimi i LANÇ-it, të mbushur me urrejtje kryen në Tiranë, bastisje e raprezalje në shtëpitë e popullit të thjeshtë dhe vranë në mënyrën më barbare brenda natës 84 veta : gra e burra, të rinj e të reja, komunistë e komuniste dhe burgosen mbi 300 vetë të tjerë! Pas përmbysjes së socializmit, mbështetëse e masakrës tragjike të 4 shkurtit është bërë borgjezia me pushtetin e saj, PD-ja dhe Sali Berisha. Për fatkeq, kështu po ndodh edhe tani që në pushtet është PS-ja me aleatet e saj. Masakra e 4 shkurti bën apel për vigjilencë kundër fashizmit”, deklaroi ai.
Sot 79 vjet nga masakra e tmerrshme e 4 shkurtit 1944
Plot 79 vjet më parë, në natën e 4 shkurtit të vitit 1944 pushtuesit nazistë dhe kuislingët nën urdhrat e pushtuesve nazistë vranë 84 persona brenda një nate dhe arrestuan 300 të tjerë në Tiranë. Masakra e 4 shkurtit 1944 në Tiranë është ndër masakrat më të përgjakshme, që kryen nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre: si Xhaferr Deva, Ministër i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar, Qazim Mulleti, Prefekti i Tiranës, fashisti Osman Kazazi etj, nën drejtimin e Gestapos gjermane. Natën e 4 shkurtit drejtuesit e xhandarmërisë, me lista në duar e me grupe xhandarësh u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrëmbyen djem e burra dhe i pushkatuan nëpër rrugë. Për të futur frikë e tmerr, për të terrorizuar popullin, ata vepruan mbarë, pushkatuan edhe të tjerë që i gjenin në rrugë. I vrisnin dhe i masakronin barbarisht, duke i gjymtuar edhe për së vdekuri, pastaj i hidhnin nëpër kanale, apo dhe në mes të bulevardit. Rrugët e Tiranës u mbushën me gjak. Përmasat e kësaj masakre i pohon të nesërmen Komanda e Xhandarmërisë në raportin e saj ku thuhet: “Forcat e xhandarmërisë, së bashku me forcat e Regjimentit “Kosova” dhe me vullnetarët e Ballit Kombëtar, këtë natë kanë bastisur 230 shtëpi, ku kanë arrestuar 478 persona të dyshimtë dhe nga këta 84 më të rrezikshmit i kanë pushkatuar. Nga të 84 të pushkatuarit rezulton se 67 janë shqiptarë, 9 italianë, 4 malazezë, 2 maqedonas, 1 grek (minoritar) dhe 1 çifut. Viktimat kanë qenë nga Tirana 29 dhe 37 nga rrethet Fier, Korçë, Durrës, Shkodër, Vlorë e Dibër”.
Pse u krye kjo masakër?
Masakra e 4 shkurtit ndaj popullit të Tiranës është një ndër ngjarjet e hidhura të mbetura në kujtesën historike edhe sot, pas 71 vitesh. Sot ka edhe interpretime, të cilat e shikojnë këtë ngjarje vetëm si një hakmarrje personale të ministrit Deva, pas atentatit që ju bë atij. Sigurisht që edhe ky është një motiv – ndonëse makabër! Por, nëse bazohemi në dokumentet gjermane, kjo masakër ishte një vazhdimësi e aksioneve për llogari të gjermanëve dhe qeverisë shqiptare, të drejtuara nga ministri Deva. Këto aksione kishin filluar nga Peja, Prizreni, Shkodra e tash kishin zbritur në Tiranë. Me atentatet e kryera ishte dhënë shkaku për të terrorizuar edhe popullsinë tiranase. “Terror kundër terroristëve, terror kundër anarkistëve, terror kundër nacionalclirimtarëve, terror kundër simpatizantëve të saj”, – ishte motoja e Xhaferr Devës. Përgjithësimi që Deva i bën terrorit, është më shumë se hakmarrje personale. Ajo që e rëndon situatën është përfshirja në këtë aksion edhe e forcave të Ballit Kombëtar dhe heshtja e qeverisë Mitrovica dhe Regjencës. Gjermanët, siç e lexojmë edhe më lart, nuk e konsideronin më në këtë kohë të rëndësishme përfshirjen e përfaqësuesve të Ballit Kombëtar në qeverinë Mitrovica. Përfshirja e Cakranit në këtë masakër mund të ishte edhe një tregues i besnikërisë së tij ndaj gjermanëve, për të bindur Neubacher-in të miratonte përfshirjen e anëtarëve ballistë në kabinetin qeveritar.
Më të lexuarat


1993-1994, koha kur opozitarizmi në Shqipëri bëhej nën thundrën e frikës nga shteti, si u dënua Fatos Nano për abuzimin e 8 miliardë liretave ndihma italiane, roli i Berishës, SHBA dhe prokurorit Dervishi, Braho pretendon se dokumentet u falsifikuan...

Kur dehja nga liria kthehet në obsesion për të rrëmbyer gjithçka, si demokracia rumune mori të tatëpjetën pas rrëzimit të Çausheskut, pushteti “i ri” shtypi të rinjtë dhe opozitën me ndihmën e minatorëve

“Hakmarrja për drejtësi” doli mbi shtetin pas 27 vitesh, si organizata u konsiderua “terroriste” nga Berisha e PD dhe u vendos në qendër debatit të politikës shqiptare, 10 anëtarët dolën të pafajshëm për 17 krime

U kap dhe torturua nga SHIK për atentatin ndaj Gligorovit dhe u akuzua për Zef Brozin, Avdyl Loshaj denoncoi 12 vite më parë Ilir Kumbaron për dhunën çnjerëzore ndaj tij, tregoi se pa biznesmenin Remzi Hoxhën për herë të fundit

Skandali i zgjedhjeve të 2011 në Tiranë, si Berisha përdori Ristanin dhe KQZ për t'i dhënë fitoren Lulzim Bashës, letra e Kadaresë dhe akuzat pas 10 vitesh mes palëve

79 vite nga masakra e 4 shkurtit, Muharrem Xhafa: Krim makabër i nazistëve dhe ballistëve, vranë me listë brenda natës 84 vetë për të mbuluar kapitullimin e Gjermanisë para LANÇ, ja roli i tradhtarit dhe kriminelit Xhaferr Deva

Sot aleatë, ja si Ilir Meta arrestoi Sali Berishën në vitin 2000 pas revoltave që nisën për zgjedhjet lokale, “grushti i shtetit” në Tropojë prodhoi 1 viktimë dhe 30 të plagosur

Ja kush janë dhe roli që kanë pasur disa prej dëshmorëve të Forcave Ajrore Shqiptare në krijimin e ushtrisë shqiptare

Ja kush ishte Heroi i Popullit Myslim Keta, djaloshi i njësiteve guerile të Tiranës dhe ish-komandant i armës së tankeve rënë në krye të detyrës

Kontribuan në luftën partizane dhe ngritjen e ushtrisë shqiptare, ja kush janë gjeneralët Veli Dedi, Nexhip Vinçani, Sadik Bekteshi dhe Vehbi Hoxha
