BREAKING NEWS

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali
x
BREAKING NEWS

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin
x
BREAKING NEWS

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen
x
BREAKING NEWS

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset
x

Dossier

Ja faktet dhe roli i Spiro Moisiut gjatë luftës Anti-Fashiste, kush janë figurat që ngritën lavdinë e ushtrisë shqiptare

Ja faktet dhe roli i Spiro Moisiut gjatë luftës Anti-Fashiste, kush

4 dhjetori i vitit 1912 është data e themelimit të ushtrisë së Shqipërisë. Shtatë ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor, Kuvendi Kombëtar në Vlorë themeloi Ministrinë e Luftës me ministër Mehmet Dërrallën. Sa i takon kësaj ditë të shënuara dhe në nder të gjithë figurave që kontirbuan për krijimin e Forcave të Armatosura u organizuan disa aktivitete në vendin tonë, ndërkohë që gazeta “SOT”, po sjelle për lexuesin sot dhe në ditët në vijim detaje nga krijimi i ushtirsë shqiptare në vitet 1945-1990, të përgatitur nga të pergatitur nga shkrimtari, poeti dhe historiani i njohur, Sakip Cami në nder të 110 vejtorit të krijimit FA. Në këtë material, mes të tjerash u është bërë edhe një homazh të gjithë figurave të larta që kanë qenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Ushtria shqiptare në vitet 1945 – 1990

Ushtria shqiptare pas vitit 1945 u përball me një sfidë  të vështirë, atë të shëndrrimit nga ushtri  partizane  në ushtri të rregullt dhe për këtë u angazhuan oficerët më të përgatitur në akademitë  perëndimore. Gjatë këtij  kalimi është ndeshur me përplasje të karakterit politik, diplomatik dhe ushtarak. Në fillim me ushtarakët jugosllavë, të cilët kishin ardhur në Shqipëri me misionin për ta shëndrruar  ushtrinë shqiptare në ushtri të republikës së shtatë të Jugosllavisë. Ushtarakët shqiptarë nuk e pranuan këtë varësi dhe kjo i kushtoi shkarkimin nga detyra shefit të shtamadhorisë si dhe disa oficerëve të tjerë madhorë. Pas prishjes me Jugosllavisë filloi asistenca  ushtarake nga Bashkimi Sovjetik me kuadro dhe me materiale ushtarake si avionë, nëndetëse, helikopterë, tanke etj. Në Bashkimin Sovjetik mbaruan studimet shumë ushtarakë shqiptarë, të cilët këto dijeni i vunë në jetë në Shqipëri duke e bërë ushtrinë shqiptare në një rang me të gjitha ushtritë e Traktatit të Varshavës, ku bënin pjesë  Bashkimi Sovjetik dhe vendet e Lindjes.Denoncimi i Traktatit të Varshavës nga ana e vendit tonë dhe dënimi i pushtimit të Çekosllovakisë nga ana e trupave të Bashkimit Sovjetik, ishte një veprim politik dhe ushtarak  shumë i guximshëm. Në të njëjtën kohë ai mbarte në vetvete edhe rrezikun e një sulmi ndaj vendit tonë.Në atë kohë u morën masa të jashtëzakonshme. U ndaluan lejet e vogla dhe lejet e zakonshme të të gjithë efektivave të ushtrisë. Efektiva të të gjitha njësive, veçanërisht atyre të drejtimeve bregdetare dhe zonave të desantimit ajror iu shpërnda armatim dhe municion luftarak, u kompletuan me efektiv rezervist, sipas një grafiku, ndërkohë që njësitë tankiste dhe ato të artilerisë kundërajrore, aviacionit dhe flota detare kaluan në tërësi në organika të kohës së luftës, etj. Aq të shumta ishin këto masa gatishmërie, sa këto u shtrinë dhe në institucionet e ndërmarrjet civile. Heqja e gradave ushtarake  në tërësi në vitin 1966 si masë revolucionarizuese e Partisë së Punës ndikoi ndjeshëm në rënien e disiplinës dhe të rregullit ushtarak, shkaktoi  një tulatje të kërkesës së llogarisë, veprim që u kundërshtua në mënyrë të hapur dhe të heshtur nga shumë ushtarakë të kohës. Me lidhjen me Republikën e Kinës  vazhdoi  furnizimi  me armatim i ushtrisë shqiptare, furnizim që u ndërpre në vitin 1972 me prishjen e marrëdhënieve politike midis dy shteteve.  Në këtë periudhë sipas një interviste të ish shefit të shtabit të përgjithshëm Gjenral Kostaq Karoli, dhënë gazetës “Telegraf” , gjendja e ushtrisë shqiptare ishte si më poshtë:Ishin 127 Brigada Këmbësorie (BrK), Brigada Artilerie (BrA) dhe Brigada Sulmuese (BrS); rreth 1050 tanke të inkuadruara në 9 brigada tankesh e në dy batalione autonome, rreth 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore; 34 regjimente të artilerisë kundërajrore pa llogaritur artilerinë kundërajrore të Brigadave, etjFlota Luftarake Detare kishte 80 katera silurues, 4 nëndetëse, 4 gjuajtës të mëdhenj kundër nëndetëseve dhe 6 gjuajtës të vegjël, 8 minahedhëse 2 prej të cilave të mëdha dhe 6 të vogla, si dhe anije ndihmuese (cisternë, rimorkiator, polumbare, çmanjetizuese)Aviacioni kishte rreth 240 avionë e helikopterë, cilësia e të cilëve në atë kohë ishte e njëjtë me atë të mjeteve ajrore të fqinjëve tanë.Në vitin 1980 flota detare shqiptare kishte 110  anije luftarake të tipave dhe destinacioneve të ndryshme të ardhura nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Në vitet ‘80 ushtria shqiptare kishte 9 brigada dhe 2 batalione tankiste me nga 100 tanke. Kompania e parë e tankeve u krijua në 1 prill 1946 me tanket e mbetura si trofe nga Lufta e Dytë Botërore, ku të binte në sy kryesisht tanku i prodhimit italian tip “Spali”. Përveç tankeve, ushtria shqiptare zotëronte dhe 3-4 batalione të mekanizuara me transportues të blinduar, të gjitha të prodhimit kinez. Pas vitit 1975 filloi procesi i fortifikimit të vendit me qëllim për të përballuar edhe të vetëm cdo sulm që mund t’i vinte vendit tonë. Ky proces e dëmtoi edhe vetë ushtrinë, por edhe ekonominë kombëtare.  Në vitin 1983 pas (vetë) vrasjes së Mehmet  Shehut , kryeministër dhe ministër i mbrojtjes dhe dënimit të Kadri Hazbiut, ministër i mbrojtjes, struktura e ushtrisë u ndryshua dhe nga korpuset u kalua në divizione, brigada e shkolla të lira ushtarake, që të përgatitej i gjithë populli ushtar.Pas vitit 1990 ushtria shqiptare ju nënshtrua  proceseve  demokratike, të shkurtimit dhe modernizmit të saj, futjes në NATO.

GJEN. LEIT. SPIRO MOISIU

Oficer i ushtrisë shqiptare që nga Kongresi i Lushnjës, komandanti dhe drejtuesi ushtarak i LANÇ, reformatori i ushtrisë shqiptare

Ja faktet dhe roli i Spiro Moisiut gjatë luftës Anti-Fashiste, kush

          Ai lindi me 3 Maj 1900 në qytetin e Kavajës. Rrjedh nga familja  e njohur e Moisive, të dalluar për kulture e patriotizëm. Pasi mbaroi shkollën fillore në qytetin e lindjes, vazhdoi mësimet në shkollen e mesme gjate viteve 1914 – 1916 në Vels të Austrisë, të cilat i ndërpret për shkak te Luftes se Pare Boterore dhe kthehet në atdhe.

Ne prill 1919 thirret ne sherbim ushtarak dhe merr pjese ne forcat e mbrojtjes te Kongresit te Lushnjes dhe ne shtator te atij viti titullohet oficer me graden e Aspirantit.Ne muajt Gusht – Shtator 1920 merr pjese ne luften kunder mesymjes se forcave serbe ne drejtim te Tiranes, ne vijen mbrojtese te Kaptines se Martaneshit, ne detyren shef shtabi grupi dhe perfundimisht i kushtohet karrieres ushtarake.

          Gjate vitit 1923 ndjek kursin e rregullte te perfeksionimit per oficere te drejtuar nga instruktorë gjermanë dhe ne mbarim te tij i jepet grada e nentogerit. Nga viti 1924 – 1927 sherben ne forcat e Garnizonit te Tiranes.

          Brenda vitit 1928 gradohet dy here, toger ne janar dhe kapiten ne tetor te atij viti.Per dy vjet, nentor 1928 deri ne tetor 1930 ndjek kursin e perfeksionimit te oficereve dhe klasifikohet i pari nder 43 pjesmarresit. Pas mbarimit te kursit transferohet ne Shkoder ne detyren shef shtabi batalioni dhe ne qershor 1931 emerohet komandant batalioni – Mali i Thate, Korcë.

          Gjate viteve 1937 – 1938 ndjek kursin nje vjecar per oficer madhor, duke e perfunduar me rezultate shume te mira dhe gradohet major. Ne shkurt 1939 emerohet komandant batalioni i rojeve kufitare, Shkoder. Ne kete detyre drejtoi luftimet kunder pushtuesve fashiste ne prill 1939 ne Shengjin dhe Ura e Bunes, Shkoder.

          Ne fund te prillit 1939 transferohet komandant i batalionit ”Tomorri” ne Berat. Ne krye te ketij batalioni Spiro Moisiu kreu aktin historik – patriotik; braktisi frontin e luftes dhe doli hapur kunder agresionit fashist ndaj popullit fqinj grek.

          Ne prill te vitit 1942, komanda italiane dekreton lirimin e Spiro Moisiut nga ushtria. Pas lirimit nga ushtria vendoset ne Lushnje dhe ne tetor te atij viti perfshihet ne levizjen Antifashiste Nacionalclitimitare. Zgjidhet Kryetar i Keshillit Antifashist per Myzeqene dhe merret me organizimin e drejtimin e Cetes se pare partizane te Lushnjes, me pas batalionit te Myzeqese.

          Duke marre parasysh pergatitjen, karieren e gjate e te sukseseshme ushtarake, karakterin e tij burreror, popullaritetin qe kishte fituar me gjestin patriotik per te mos luftuar per interesat e pushtuesit fashist, zoterimin e tri gjuheve te huaja, si dhe pjesemarrjen aktive ne Luften Antifashiste Nacionalclirimtare, major Spiron Keshilli i Pergjithshem Nacionalclirimtar e zgjodhi Anetar e Komandant te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Nacionalclirimtare.    

          Krijimi i Komandes se Shtabit te Pergjithshem pati edhe jehone nderkombetare, u rrit prestigji e besueshmeria ne Luften e Ushtrise Nacionalclirimtare, sidomos tek pjestaret e Aleances Antifashiste Angli – SHBA e BS. Anglezet u pergjigjen me dergimin e Misionit Ushtarak me 16 tetor 1943 te kryesuar nga gjenerali Dejvis, i akredituar prane Shtabit te Pergjithshem. Keshtu u krijuan lidhje te rregullta dhe filluan te na vinin ndihma materiale e nje sasi e vogel armesh.

          Gjate vitit 1943 forcat partizane u shtuan vrullshem. Komanda e Shtabit te Pergjithshem mori masa per krijimin e njesive taktiko – operative dhe deri ne fund te atij viti u krijuan kater brigata, te afta per te plotesuar detyra luftarake ne gjithe hapsiren e vendit.Me masat e shpejta dhe energjike qe mori Komanda e Shtabit te Pergjithshem, Ushtria Nacionalclirimtare jo vetem u shumua numerikisht, por u konsolidua organizativisht duke rritur aftesite luftarake per te perballuar betejat e ardheshme me pushtuesin e ri, nazistet gjermane, dhe kjo do te provohej ne operacionin armik te dimrit 1943 – 1944.

                   Pa marre parasysh kohen e shkurter qe gjeneral Spiro Moisiu ishte ne krye te Shtatmadhorise, eshte nje fakt i pamohueshem qe ai e ndryshoi ushtrine nga “partizane” ne ushtri kombetare te konsoliduar e te afte te mbronte me dinjitet kufijte e Atdheut.Nje merite te vecante, gjeneral  Spirua ka ne ngritjen e shkollave e institucioneve arsimore ushtarake. Me kujdesin e tij u derguan qindra vete per studime ne shkollat e Akademite Ushtarake Sovjetike.

          Me 6 korrik 1963, me rastin e 20 vjetorit te Ushtrise Nacionaleclirimtare gradohet gjeneral-leitnant. Ai, per meritat e luftes dhe detyrat e mevoneshme eshte dekoruar me 15 urdhera e medalje.Gjeneral Spiro Moisiu gezonte popullaritet e simpati ne te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare. Ai ishte zgjedhur 9 legjislatura deputet ne vendlindjen e tij, Kavaje dhe nga 1962 Kuvendi Popullor e kishte zgjedhur anetar te Presidiumit.

 

Më të lexuarat