BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Dossier

Ja kush ishte Heroi i Popullit Myslim Keta, djaloshi i njësiteve guerile të Tiranës dhe ish-komandant i armës së tankeve rënë në krye të detyrës

Ja kush ishte Heroi i Popullit Myslim Keta, djaloshi i njësiteve guerile

4 dhjetori i vitit 1912 është data e themelimit të ushtrisë së Shqipërisë. Kështu që në nder të kësaj dite të shënura, por edhe në respekt të të gjithë atyre ushtrakëve të lartë që konntribuuan për krijmin e ushtrisë shqiptare, gazeta “SOT” po sjell sot profilin dhe rolin që kanë pasur Heroi i Popullit Myslim Keta, djaloshi i njësiteve guerile të Tiranës dhe ish-komandant i armës së tankve rënë në krye të detyrës , sipas një materiali të kuruar në detaje nga shkrimtari, poeti dhe historiani i njohur, Sakip Cami, në kuadër të 110 vejtorit të krijimit FA. Ndërkohë në këtë material do pasqyrojmë edhe profilin e disa prej dëshmorëve të Forcave Ajrore Shqiptare.

Heroi i Popullit Myslim Keta, djaloshi i njësiteve guerile të Tiranës, ish-komandant i armës së tankeve, rënë në krye të detyrës.

Ne formimin e Myslimit si njeri e luftetar i lirise, ndikim vendimtar pati familja qe e edukoi ate, te ndershem, te sinqerte, te dashur per atdheun e popullin. Babi i Lymit, Ceni si mesues e mori ate prapa ne Kurdari te Matit, ne malesine e Shengjergjit, ne Priske te Madhe etj. Pushtimi i vendit nga fashistet italian e hidheroi pa mase Myslimin, ashtu si gjithe rinine shqiptare. Lymi nxenes i shkolles teknike, duke ndjekur shembullin e me te rriturve, si kushriri i tij Dulle Keta, shoket e tij Hamit Shijaku, Hamdi Mezezi, Ali Visha e te tjere, u hodh ne rreshtat e para te demostratave per te kundershtuar pushtimin fashist, keto ndikuan ne formimin e shpirtit te tij atdhetar. Myslimi ishte gjithnje ne kryerjen e aksionit. Ne prerjen e linjave telefonike te armikut, ne hedhjen ne ere te depove te municionit ne Qesarake, ne rrembimin e letres e te ciklostilit ne depot e Poste-Telegrafes, ne prerjen e linjave elektrike, ne aksionin e daljes nga burgu te 26 te denuarve antifashist, e te tjera. I pare ishte edhe si atentator kunder oficereve e policeve italian e atyre nazist gjerman, kuislingeve e spiuneve te tyre. Lymi u be shembull, jo vetem ne hapsiren e guerilasve te Tiranes, por te mbare vendit. Njohja dhe popullariteti i madh i Lymit, ndjekja e vazhdueshme ndaj tij e fashisteve dhe spiuneve te tyre, ja bene te pa mundur qendrimin ne qytet, prandaj doli partizan, fillimisht ne ceten e me vone ne batalionin “Dajti”. Ai ne krye te cetes qe drejtonte zhvilloi shume luftime te sukseseshme, si sulmin kunder depove italiane te xhenios ne Surrel e Lanabregas, ndaj postave te xhandarmerise ne zonen te Dajtit, te posteblloqeve ne hyrjet e qytetit dhe ne rruget e Tiranes. Me inisiativen e tij ne krye te nje detashmenti partizane ne Mushqeta ia preu rrugen autokollones se intendences se nje divizioni gjerman qe vinte nga Bullgaria ne prak te kapitullimit te italise fashiste, duke zene rob 14 ushtare e oficere gjerman dhe kater automjete. Edhe gjate tre dite luftimesh ne tetor 1943, Myslim Keta i veshur me uniformen ushtarake gjermane u doli prapa shpine forcave gjermane dhe i shpartalloi ato, duke e perdorur mitralozin e lehte si automatik te varur ne qafe. Me krijimin e Brigades se Trete Sulmuese, Myslimi u inkuadrua ne formacionet e saj ne detyren e komandantit te kompanise e me vone zv/komandant batalioni. Edhe ne luftimet qe zhvilloi brigata qe nga Arbana e ne malesine e Tiranes gjate operacionit te dimrit 1943 – 1944. Ne rrethin e Permetit gjate operacionit gjerman te Qershorit 1944 dhe ne cdo luftim tjeter qe zhvilloi brigata, Lymi drejtoi me kopetence e mencuri dhe luftoi me trimeri. Kur brigata u kthye perseri ne Shqiperine e Mesme, Lymi ne kerye te kompanise qe komandonte, filloi goditjet kunder posteblloqeve te qytetit te Tiranes dhe garnizoneve armike te vendosura ne periferi te qytetit. Edhe me kalimin e forcave te brigates ne Kosove, ne luftimet e zhvilluara ne Junik, Decan e rrethinat e Pejes per afer nje muaji, Lymi u dallua si drejtues i luftimeve me fantazi e guxim.

Karriera dhe dekoratat

Me vone si zevendes komandant batalioni drejtoi luftimet ne lufte te rregullte ne Sanxhak e Bosnje. Edhe ketu Lymi duke shfrytezuar pervojen e luftes partizane, gjente boshlleqet e te carat ne frontin e armikut, per ta goditur ne krah e ne shpine e per ta shperngulur nga pozicionet e fortifikuara. Gjithnje ai vepronte ne menyre krijuese per arritjen e suksesit. Myslim Keta sa i rreptë ishte ne lufte me armiqte, shume i dashur, i sjellshem, i dhembshur ishte me shoket, popullin dhe sidomos me femijet. Ne dime mjafte raste kur Lymi ka vene ne rrezik jeten e tij, per te shpetuar shokun e rrethuar, ose per te terhequr te plagosurit. Ate e donin me shpirt bashkeluftetaret dhe populli me te gjithe miqesohej shpejte.Per aktivitetin ne lufte, per trimerine e vendosmerine e treguar deri ne vetemohim, Presidiumi i Kuvendit Popullor me dekretin Nr. 358 date 7 korrik 1947, kur Lymi ishte 22 vjec, i jep kapiten Myslim Ketes titullin e larte Hero i Popullit, me motivacionin: “Dalluar per heroizma dhe abnegacion te pa shoq. Shembull qendrese e vetemohimi gjate Luftes Nacionalclirimtare, u be dhe mbeti nje nga luftetaret me te shquar te brezave te sotem dhe te neserm te popullit shqiptar”. Mbas lufte, nder kuadrot e para qe u derguan per studime ishte edhe Lymi, ai u dergua ne shkollen ushtarake te kembesorise ne Bashkimin Sovjetik, por per arsye shendetesore i nderpreu ato. Me permiresimin e gjendjes fizike, ndoqi studimet e larta inxhineri tankesh. Pas mbarimit te studimeve u emeruar ne detyra te rendesishme si, komandant regjimenti tankesh, komandant i brigades se tankeve, komandant i forcave ushtarako – detare, shef i forcave tankiste, etj. Lymi ishte mjeshter ne njohjen e perdorimin e tankeve. Ai pergatiti breza te tere tankistesh, (ushtare, nenoficere e oficere), dhe ka nje merite te vecante ne organizimin, pajisjen dhe zhvillimin e trupave tankiste ne ushtrine tone. Lymi njihet si themeluesi i kesaj arme. Ndahet nga jeta nga një aksident automobilistik më 26 shkurt 1961 në Fushë të Arrzit, Pukë.

Ibush Vokshi

Ka lindur në Kosovë. Familja e tij u vendos në Qerret të Durrësit që para Luftës së Dytë Botërore. Ibushi mbaroi Normalen e Elbasanit në vitin 1942 dhe më pas u rreshtua në formacionet partizane të Zonës së Kurveleshit. Pas çlirimit studioi në ish-Jugosllavi në Shkollën e Aviacionit. Në vitin 1947, ndërsa po jepte provimin për pilot, avioni i tij pësoi katastrofë ajrore në afërsi të Ljubjanës, Slloveni. Është varrosur në Lubjanë.

Qemal Sadedin Mërtiri

 Ka lindur në vitin 1929 në Tragjas të Vlorës. Në vitin 1942 u rreshtua në formacionet partizane të Brigadës së V-të Sulmuese. Në mars të vitit 1945 filloi studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, pas përfundimit të së cilës shkoi në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot, në Novosimbirsk. Në periudhën e studimeve kryente detyrën e komandantit të kursit. Në 12 tetor 1951, pësoi katastrofë ajrore në afërsi të Novosibirskut. U varros në Novosimbirk.

Myrteza Islam Xhani

Ka lindur në vitin 1939. Islami filloi studimet në Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej”, ndërsa më pas në ish-Bashkimin Sovjetik për pilot. Vdiq papritur në vitin 1957 gjatë një shëtitje dhe larje në lumë të organizuar nga shokët e kursit në fundjavë. Rrethanat kanë mbetur misterioze.

Vasil Nikolla Trasha

 Ishte një nga pionierët e Aviacionit Shqiptar. Është lindur në vitin 1926 në Dishnicë të Korçës. Gjatë LANÇ u rreshtua në radhët e Batalionit “Hakmarrja” e të Brigadës së IV Sulmuese. Në vitin 1945 filloi studimet për pilot në ish-Jugosllavi, por i përfundoi ato në Harkov (ish-Bashkimin Sovjetik), për pilot reaktivi. Ka kryer detyra të ndryshme deri atë të komandantit të skuadriljes. Ra në krye të detyrës më 23.03.1958, ndërsa fluturonte me avion MIG-15 mbi rajonin e Fier-Sheganit të Lushnjës.

Hektor Eftim Lako

Ka lindur më 01.09.1929 në Përmet. Ka qenë pjesëmarrës në formacionet partizane të zonës. Pas Çlirimit të vendit kreu studimet për pilot reaktivi në ish-Bashkimin Sovjetik. Ka kryer detyra të ndryshme deri në atë të komandantit të katërshes në Regjimentin e Kuçovës. Ra në krye të detyrës më 23.03.1962 në rajonin e Kuçovës.

Sokrat Gori Basha

Ka lindur në Mozhaj të Lushnjës dhe ka banuar në Kamëz të Tiranës. Ka kryer studimet për pilot reaktivi në ish-Bashkimin Sovjetik. Kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Rinasit. Ra në krye të detyrës më 21.03.1963 ndërsa kryente fluturime natën në rajonin Prezë-Krujë gjatë përgatitjes për të marrë një klasë më të lartë fluturimi.

Niko Selman Hoxha

Ka lindur në vitin 1926 në fshatin Tragjas të Vlorës. Ai mbaroi studimet për pilot dhe kuadër drejtues në ish-BRSS. Gjatë karrierës ushtarake ka kryer detyra të ndryshme deri në Komandant Regjimenti. Ishte Komandanti i Regjimentit te parë të Aviacionit Luftarak Shqiptar, që u krijua në Kuçovë në vitin 1955 dhe më pas i Regjimentit të Rinasit. Niko Hoxha ishte pilot i Klasit të Parë. Më 20.11.1965, ra në krye të detyrës, ndërsa fluturonte me avion MIG-19, gjatë një ushtrimi mbi rajonin e regjimentit.

Stilian Vani Tanku

Ka lindur më 15.10.1943 në Korçë dhe ka banuar në Kuçovë. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Kuçovës. Pësoi avari të rëndë gjatë fluturimit 27.09.1967, ndërsa fluturonte me avion MIG-17 mbi rajonin e Elbasanit. Pas katapultimit, që e dëmtoi rëndë fizikisht nuk mundi të mbijetonte.

Jovan Llazar Kacorri

Ka lindur më 05.08.1940 në fshatin Boboshticë të Korçës. Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore për pilot në Vlorë. Humbi jetën gjatë një fluturimi stërvitor, ku avioni i tij pësoi katastrofë ajrore në afërsi të qytetit të Fierit.

Muharrem Murat Hida

Ka lindur në vitin 1938 në fshatin Qinam të Tiranës. Mbaroi Akademinë e Aviacionit në Vlorë dhe gjatë karrierës ushtarake kreu detyra të ndryshme si komandant ekuipazhi e çifti. Më 05.09.1970 humbi jetën në një katastrofë ajrore në afërsi të Lushnjës ndërsa fluturonte me avionin AN-2, së bashku me pilotin Refit Jazo.

Refit Asllan Jazo

 Ka lindur në vitin 1930 në fshatin Dukat të Vlorës.Mbaroi studimet për pilot në ish-Bashkimin Sovjetik. Gjatë karrierës ushtarake ka kryer detyra të ndryshme si komandant ekuipazhi e çifti.Më 05.09.1970 humbi jetën në një katastrofë ajrore në rajonin e Lushnjës së bashku me pilotin Muharrem Hida.

Kaso Salo Petoshati

Ka lindur në qytetin e Vlorës. Studioi për pilot në ish-Bashkimin Sovjetik. Në karrierën e tij ushtarake punoi si instruktor në Akademinë e Aviacionit në Vlorë.Më 06.05.1971 gjatë një fluturimi stërvitor natën, ra në krye të detyrës së bashku me Shyqyri Ballën, shefin e Shtabit të Akademisë.

Shyqyri Azis Balla

 Ka lindur në fshatin Orenjë të Elbasanit. Në vitin 1950 mbaroi Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” e më pas u kualifikua për aviodrejtues në ish-Bashkimin Sovjetik. Kreu detyrën e aviodrejtuesit në Regjimentin e Kuçovës.Në vitet 1966-1968 mbaroi Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, pas së cilës u emërua Shefi Shtabit i Akademisë së Aviacionit.Ra në krye të detyrës më datë 06.05.1971 gjatë një fluturimi stërvitor natën së bashku me pilotin Kaso Petoshati.

Hazbi Ramadan Serani

Ka lindur më 01.03.1944 në Çorrush të Fierit.Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe ka kryer detyra të ndryshme deri në zëvëndëskomisar regjimenti.Ra në krye të detyrës me 04.10.1972 mbi rajonin e Ballshit, ndërsa fluturonte me avion MIG-19 për kryerjen e detyrës luftarake.Gjatë qitjes, për shkak të një defekti teknologjik të një predhe avioni pësoi katastrofë.

Islam Mani

 Ka lindur në qytetin e Pogradecit. Mbaroi Akademinë e Aviacionit për pilot. Gjatë karrierës ushtarake kreu detyrën e komandantit të ekuipazhit në Akademinë e Aviacionit në Vlorë. Në nëntor të vitit 1973, gjatë një fluturimi stërvitor me avionin JAK-18 pësoi katastrofë ajrore në Malin e Shushicës.

Bego Isa Hoxha

Ka lindur në vitin 1944 në fshatin Tërbaç të Vlorës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore në vitin 1966 për pilot reaktivi dhe ka kryer detyrën e komandantit të ekuipazhit ne Regjimentin e Rinasit. Më datë 07.03.1974 pësoi katastrofë ajrore ndërsa po fluturonte në rajonin e Fushë-Krujës me avionin MIG-19.

Më të lexuarat