BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, raportohen të plagosur dhe viktima

Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, raportohen të
x
BREAKING NEWS

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, zbardhen dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton
x
BREAKING NEWS

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i PL-së shpërthen ndaj kryeministrit: Hidhu dhe perdridhu sa te duash Edvin...

"Rama po leh si qentë e rrugës", nënkryetari i
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të
x

Dossier

Muhamet Prodani, figura e shquar e LANÇ dhe një nga drejtuesit kryesorë të ushtrisë shqiptare, ja historia e gjeneralit që çliroi Tiranën, lindi antifashist dhe i vodhën lavdinë

Muhamet Prodani, figura e shquar e LANÇ dhe një nga drejtuesit

4 dhjetori i vitit 1912 është data e themelimit të ushtrisë së Shqipërisë. Kështu që në nder të kësaj dite të shënuar, por edhe në respekt të të gjithë atyre ushtarakëve të lartë që kontribuuan për krijimin e ushtrisë shqiptare, gazeta “SOT” po sjell sot profilin dhe rolin që kanë pasur Hero i Popullit, Gjeneral Leitnant, Muhamet Prodani gjatë luftës partizane dhe në ringritjen e Forcave të Armatosura shqiptare, sipas një materiali të kuruar në detaje nga shkrimtari, poeti dhe historiani i njohur, Sakip Cami, në kuadër të 110 vjetorit të krijimit FA. Kolonja është edhe krahina e gjeneralëve, e përtej krenarisë, mbërthyer nga trishtimi, kushdo me të drejtë pyet: “Kolonjë e bukur Kolonjë, ç’t’u bënë gjeneralët që nxore në Luftën II Botërore?!”. Një nga ata Gjeneralë ishte edhe Muhamet Prodani, një nga legjendat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Të rrallë ishin ata që mbanin këta dy lloje yjesh. Këta tituj ishin fituar në sheshin e betejave të plumbave dhe në sheshin e zemrës së madhe të popullit, se ai kishte bërë gjithçka që kish mundur për popullin e Atdheun e vet. Gjeneral Prodani pat lindur në Psar të Kolonjës, më 9 prill 1922. Kishte mbaruar Qytetësen në Korçë. Pastaj e kish përfshirë Lufta, një antifashist i tërbuar i orëve të para. Partizan në Çetën e Kolonjës, në Batalionin “Hakmarrja”, komandant i Kompanisë I të Batalionit I në Brigadën I, komandant i Brigadës I, komandanti i Divizionit te 3-te Sulmues. Pas Çlirimit drejtor i Kufirit, komandant i Korpusit Gjirokastër, drejtor i Përgatitjes Luftarake, drejtor Operativ… Dhe në dhjetor 1974, nxirret ne pension, internohet, arrestohet e dënohet me 18 vjet heqje lirie. Ja hoqën me gjyq të gjitha yjet! Po mbeti yll në histori. Mund ta lexosh jetën e tij në libra, në gazeta, në enciklopedi e prapë nuk mund të sjellësh diçka të gjallë, siç mund të sjellin shokët e tij, bashkëluftëtarët, me të cilët ka luftuar në një istikam e shesh betejë.

Hero i Popullit, Gjeneral Leitnant, Muhamet Prodani

Heroi i Popullit, gjeneral leitnant Muhamet Prodanit, ishte njëri nga figurat e shquara të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe nga drejtuesit kryesor të ushtrisë shqiptare. Muhameti, si bir i një familje të degjuar kolonjare, me tradita të larta patriotike, që në moshë të re u perfshi në Luftën Antifashiste Nacional Clirimtare, pjesmarrës në protestat dhe demostratat e para kundër fashizmit dhe pjesmarrës me armë në dorë që në krijimin e Çetës së parë partizane e Batalionit ”Hakmarrja” të Kolonjës. Me krijimin e Brigatës se Parë Sulmuese, Muhameti rreshtohet në rradhët e saj si kuadër komandues, ku ai u shqua për guxim, trimëri dhe aftësi drejtuese. Duke vleresuar këto cilësi dhe aftësi, atij në Maj 1944 iu besua detyra e drejtimit të kesaj brigade dhe bashkë me kolegun e tij, Arif Hasko zevëndesuan në detyrë dy nga udheheqesit e shquar të asaj brigade, Mehmet Shehun e Tuk Jakoven, që kishin lartësuar emrin e saj si njësia kryesore luftarake. Detyra qe e rëndë, duhej ta mbajë dhe ta çojë më lartë lavdinë e kesaj brigade dhe Muhameti me guxim e aftësi e lartësoi më tej atë. Ai, që në ditët e para kur mori komandën e brigadës u përballua me ashpërsi me operacionin nazist të Qershorit 1944. Me luftime të vendosura i theu forcat armike, çau përpara, e çoi brigadën nga fitorja në fitore. Në kuadrin e Divizionit të Parë zhvilloi luftime të ashpra, për çlirimin e krahinave të Shqipërisë së Mesme e të Veriut dhe i kurorëzoi ato me çlirimin e kryeqytetit të vendi, Tiranës.

Muhamet Prodani, figura e shquar e LANÇ dhe një nga drejtuesit

Karriera e gjeneral Prodanit dhe përplasjet me Koçi Xoxen

Mbas çlirimit të Tiranës më 1 dhjetor 1944 emërohet komandant i Divizionit të III , me gradën nënkolonel. Më vonë  emërohet në funksione të ndryshme në njësitë e ushtrisë. Në vitet 1946-1948, qëndroi në dispozicion, pa punë për shkak se nuk shihet me sy të mirë nga Koçi Xoxe. Në vitin 1950 dërgohet për studime në Akademinë “Frunze” në Moskë, ku vlerësohet shkëlqyeshëm. Më 1956 emërohet komandant korpusi në Elbasan  dhe gradohet gjeneral major. Ka kryer detyrat e komandantit të mbrojtjes bregdetare, komandantit të mjeteve të blinduara, komandantit të korpusit të Gjirokastrës për 10 vjet rresht. Në vitin 1971 emërohet drejtor i përgatitjes luftarake të ushtrisë dhe në vitin 1972 drejtor i përgatitjes operative në Shtabin e Përgjithshëm. Merr gradën Gjeneral Leitnant dhe më pas Presidiumi i Kuvendit Popullor për meritat e tij në luftë e dekoron me dekoratën më të lartë atë të Heroit të Popullit.

Dënimi i gjeneralit nga diktatori Hoxha

Në vitin 1974 Muhamet Prodani dënohet nga Enver Hoxha së bashku me të ashtuquajturin grup puçist dhe e vuan dënimin në burgun famëkeq të Burrelit. Muhameti nuk ishte vetëm një udhëheqës i shquar i luftës partizane, por me mbarimin e studimeve të larta akademike, u bë një nga drejtuesit kryesor të ushtrisë. Ai për aftësi e merita mori detyra të larta komanduese të divizionit e korparmatës dhe funksione drejtuese në Ministrinë e Mbrojtjes. Por kontributin e dhënë në çlirimin e vendit dhe atë në përgatitjen dhe aftësimin e ushtrisë për mbrojtjen e atdheut, diktatura e Enver Hoxhës, si shumicës se kuadrove kryesore të ushtrisë, ja shpërbleu Muhametit me diskriminim dhe persekutim, e madje internoi bashkë me familjen dhe e dënoi me 18 vjet burgim.

Më të lexuarat