BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x
BREAKING NEWS

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/ Çfarë po paralajmëron Berisha: Brenda 6 muajve tre media...

“Rama kërkon të vrasë fjalën e lirë”/
x
BREAKING NEWS

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e Sokol Halilit pak momente pas aktit të tmerrshëm (FOTO)

Çfarë i kërkoi gruaja shtatzënë? Zbulohet LETRA e
x
BREAKING NEWS

Berisha ‘bëhet lëmsh’, thërret demokratët në protestë më 4 dhjetor, e korrigjon Floriana Garo

Berisha ‘bëhet lëmsh’, thërret demokratët
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka samit pa protesta, të tilla ndodhin vetëm në vendet diktatoriale”, Berisha bën thirrjen e fortë për 6 dhjetorin

“Nuk ka samit pa protesta, të tilla ndodhin vetëm në vendet
x
BREAKING NEWS

Surprizon moti në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë

Surprizon moti në fundjavë, ja çfarë pritet të
x

Dossier

Ndërkombëtarët zbardhin detajet, ja si Zogu u kurorëzua Mbret, ofertat për princeshën Giovanna dhe njohja nga SHBA dhe Britania e Madhe

Ndërkombëtarët zbardhin detajet, ja si Zogu u kurorëzua

Dalin në pah sekrete e sundimit të Ahmet Zogut. Mediat ndërkombëtare kanë hedhur dritë që në tentativat e tij për t’u bërë mbret, e deri te largimi nga vendi. Sot po tregojmë zhvillime nga viti 1928, ku Zogu hodhi idenë e Mbretërisë. Po ashtu tregohet si u bë kurorëzimi dhe si u njoh regjimi i tij nga SHBA dhe Britania e Madhe.

23 gusht 1928

Presidenti i Shqipërisë bëhet Mbret

Një mesazh nga Durrësi deklaroi sot se asambleja kushtetuese shqiptare do të shpallë së shpejti kryeministrin Ahmed Bej Zogu, mbret të vendit. Kryeministri italian Mussolini ka dhënë aprovimin e tij. Shqipëria ka qenë pjesë e mbretërisë otomane nga viti 1431 deri në 1912 kur Turqia u mund në Luftën e Parë Ballkanike. Në fund të vitit 1912 Konferenca e Ambasadorëve në Londër njohur pavarësinë e Shqipërisë dhe aprovoi ofertën e Princ Vidit, i cili erdhi në Durrës në 1914. Me nisjen e Luftës së Parë Botërore, princi u largua nga vendi, i cili iu rikthye gjendjes së anarkisë. Në 1917 forcat italiane shpallën pavarësinë e vendit. Ahmet Zogu drejtoi një kryengritje të armatosur që në dhjetor 1924 përmbysi qeverinë e peshkopit Fan Noli dhe prej atëherë ka qenë në krye të qeverisë. Zogu ka ruajtur marrëdhënie të mira me Italinë dhe vitin e kaluar nënshkroi një traktat mbështetje dhe bashkëpunimi. Shqipëria është anëtare e Lidhjes së Kombeve.

5 shtator 1928

Princat e Ballkanit konkurrojnë për princeshën italiane

Prapa shpalljes mbret të Ahmed Zogut në Shqipëri duket se fshihet një romancë ku dy mbretër, Ahmeti dhe Boris i Bullgarisë, konkurrojnë për dorën e princeshës së bukur italiane Giovanna, ku faktori vendimtar do të jetë Signor Mussolini. Emërimi mbret i Ahmed Zogut nuk duket se ndihmon paqen në Ballkan, por përkundrazi, Jugosllavia e interpreton si një tjetër lëvizje në fushatën e Italisë për hegjemoni në Ballkan. Beogradi e interpreton ngritjen e Zogut mbret dhe titullin e tij si “mbret i shqiptarëve” si pretendim për hegjemoni edhe ndaj shqiptarëve etnikë të Jugosllavisë dhe vendeve të tjera fqinje. Ministri i Jashtëm jugosllav refuzoi të priste të dërguarin me punë shqiptar, i cili erdhi për të njoftuar ndryshimin e qeverisë, ndërsa përfaqësuesi jugosllav nuk do të kthehet në Shqipëri. Tashmë besohet se Ahmet Zogu e ka kuptuar se emërtimi i tij i ri do të kundërshtohet në rrethe të ndryshme dhe nuk është i kënaqur me masën aktuale të mbështetjes nga Italia, prandaj ka kërkuar siguri në formën e martesës me princeshën Giovanna, me të cilën Italia dhe familja e saj mbretërore përfshihen në mbrojtjen e interesave të Shqipërisë. Kjo dëshmohet nga mesazhi i dërguar për Romën pas ardhjes në fron, ku Zogu shpall se miqësia mes Italisë e Shqipërisë është e përjetshme. Por ndërkohë dhe mbreti Boros ka kontaktuar Romën me oferta për princeshën Giovanna. Vatikani e ka diskutuar pozitën e mbretit Boris si anëtar i Kishës greke dhe ka propozuar tolerime që janë pranuar nga qeveritë e Italisë e Bullgarisë. Kështu që princesha Giovana është kthyer në një kukull pazaresh politike dhe Mussolini po përballet me problemin delikat të adhuruesve të saj mbretërorë. Ahmet Zogu, një aventurier romantik është trim dhe i kulturuar, i ka vënë vetes dhe titullin “Skënderbe”, sipas heroit kombëtar, Skënderbeut.

25 shtator 1928

SHBA e Britania njohin mbretin Zog

Pas njohjes nga administrata e SHBA, ministri i Jashtëm britanik Rober Hodgson ka informuar Shqipërinë se qeveria britanike njeh mbretin Zog, ish-presidentin e Shqipërisë. Ndërkohë Musolini dhe Venizelos kanë nënshkruar në një ceremoni akordin e miqësisë Greqi-Itali për arbitrazhin, të ngjashëm me traktatin italo-turk. Mbreti Zog në një intervistë me mediat britanike theksoi nevojën e Shqipërisë për hapjen ndaj ndihmave italiane. Megjithë konfliktin me Jugosllavinë, ai tha se Beogradi nuk duhet të trembet nga një sulm i Shqipërisë ose Bullgarisë, nëse përfshihen në luftë nga Italia. Ai tha se më shumë se gjithçka dëshironte të arrinte një marrëveshje ballkanike të ngjashme me akordin e Locarnos, ku shtetet të shuanin diferencat e tyre për t’iu përkushtuar zhvillimit kombëtar.

8 dhjetor 1928

Zogu i Shqipërisë kurorëzohet në Krujë

Megjithëse shpallja e mbretërisë së Shqipëri kaloi në dukje pa probleme, duket se kanë dalë vështirësi në lidhje me kurorëzimin e tij. Zogu ka zgjedhur të kurorëzohet në Krujë, kryeqyteti i vjetër dhe bastioni i heroit Skënderbe. Kalaja gjysmë e shkatërruar e Krujës dhe fortifikimet përbëjnë sfondin e përshtatshëm, por nuk është vendosur ende nëse ceremonia do të jetë fetare apo thjesht civile. Dy të tretat e popullsisë shqiptare janë myslimane, por komunitetet katolike dhe ortodokse nuk pranojnë zgjedhjen e një udhëheqësi mysliman. Për këtë mbreti mund të pranojë të kryejë një ceremoni thjesht civile, pa klerikë myslimanë e kristjanë. Për këtë po bëhen përpjekje të emërohen krerët fisnorë në ceremoni në vend të klerit. Një tjetër vështirësi është se në Shqipëri mungojnë emblemat apo kurora e një mbretërie. Një plan për të porositur një kurorë dhe shkop mbretëror në Itali u braktis. Me sa duket ato do të zëvendësohen nga helmeta dhe shpata e Skënderbeut, të cilat janë në një muzeum në Vjenë. Reliket e “Dragoit të Shqipërisë” janë marrë nga venecianët në 1474 kur ata pushtuan Krujën. Kur Venecia u bë pronë austriake helmeta dhe shpata e Skënderbeut (me të cilën thuhet se ka vrarë 3000 turq) shkuan drejt Vjenës. Shqipëria tashmë kërkon kthimin e tyre, por shumica e pjesëve të muzeumeve austriake janë të mbrojtura me garanci dhe nuk mund të jepen pa miratimin e shtetit. Me sa duket kurorëzimi i Zogut duhet të presë.

12 janar 1929

Vrasje në sallën e gjyqit

Historia e gjatë e përgjakshme e komploteve dhe hakmarrjes në Ballkan u shtua së fundmi me episodin në sallën e gjyqit të Pragës, ku i akuzuari për vrasje u vra teksa qëndronte në stolin e gjyqit. Viktima ishte shqiptari Agivadh Bebi, vrasja e të cilit gjatë kurseve të gjykimit ishte parashikuar nga bashkatdhetarët e tij. Ai po gjykohej për vrasje në kryeqytetin çekosllovak të të dërguarit të Shqipërisë atje Cena Beu, kunati i ish-kryeministrit, tashmë mbretit Ahmet Zog. Gjykatësi në Pragë sapo kishte urdhëruar një pushim të shkurtër kur një i ri u ngrit nga stoli i tij në sallë dhe qëlloi ndaj të burgosurit. I pari nga shtatë plumbat e tij goditi në kokë dhe vrau të akuzuarin. Një plumb plagosi rëndë një gazetar italian që ishte ulur prapa tij. Kur u arrestua vrasësi refuzoi të jepte emrin, por sipas deklarimeve është një ish-shërbëtor i të dërguarit të vrarë, ose një i afërm i tij. Sot ai pranoi më në fund se vrasja ishte organizuar nga një komitet politik shqiptarësh që e kishin kërcënuar se nëse nuk e kryente atëherë ai vetë do të vritej. Supozohet se vrasësi i Bebit është një agjent i konspiratorëve dhe se e ka vrarë atë për të parandaluar që Bebi të zbulonte identitetin ose planet e konspiratorëve prapa skenës. Ambasadori shqiptar i vrarë, Cena Beu ishte i përfshirë në konfliktet politike dhe komplotet kundër ish-qeverisë së Fan Nolit.

10 tetor 1929

Kisha shqiptare shpall autonominë nga Greqia

Krijimi i kishës autoqefale shqiptare është pritur me zemërim nga mediat greke, mendësia e të cilave është shtrembëruar nga prova më e fundit e nacionalizimit shqiptar. Por çështja ka më shumë se interes fetar pasi mosmarrëveshjet mes dy vendeve kanë penguar procesin e afrimit që supozohet të zhvillohet pas ardhjes në pushtet të Venizelos. Por kisha shqiptare i ka treguar tendencat e saj drejt autoqefalisë që prej pavarësisë së vendit në 1912. Por në varësi të aspiratave të ndryshme të peshkopëve ballanikë, kursi i këtij nacionalizmi nuk ka qenë i qetë. Shumica e tokave të klerit ortodoks shqiptar janë grabitur nga pronarët vendas dhe numri i priftërinjve është i pamjaftueshëm për vendin. Pas largimit të kryepeshkopit grek monsinjor Jakopos në 1921, katër dioqeza, e Korçës, Beratit, Gjirokastrës e Durrësit mbetën pa peshkopë. Në këtë vit peshkopi shqiptar Fan Noli u kthye në Shqipëri nga Amerika dhe formoi qeverinë. Ai ishte shumë i zënë fillimisht me punët qeveritare për t’u kujdesur për problemet e Kishës, por u mbajt një kongres ortodoks në Berat në shtator 1922. Kongresi e shpalli kishën shqiptare autoqefale dhe në mungesë të priftërinjve, krijoi një këshill kishtar, i cili publikoi rregullat e kishës. Në krye të këshillit ishte Vasil Marko nga Korça, i cili kishte qenë disa vjet prift i shqiptarëve në SHBA, ku dhe ishte bartur me ide progresive. Ai u bë dhe është kreu i partisë “Kombëtare” të Kishës dhe gjithmonë është përpjekur të tërheqë vëmendjen e qeverisë për çështjet e kishës. Ai nuk është i arsimuar, por është i zgjuar dhe energjik. Në mbyllje të kongresit ai nisi negociatat mes dy peshkopëve ortodoksë duke i paguar ata për t’i bindur të kthehen në Shqipëri. Ata ishin të dy të lindur në Shqipëri, por simpatizantë të Greqisë, si dhe ishin të vetmit që mund të përfitoheshin nga kleri ortodoks. Rrjedhimisht ata pranuan të vendoseshin në vend dhe pranuan statusin autoqefal të kishës. Impenjimet politike të Fan Nolit e ndalonin atë të bënte më shumë se të dërgonte në Kostandinopojë peticionin për njohjen e Kishës Shqiptare. Në qershor 1926 kryepeshkopi Krisantos erdhi në Athinë për të diskutuar me përfaqësuesit shqiptarë kushtet e njohjes. Ata arritën një marrëveshje sipas së cilës shqipja do të ishte gjuha zyrtare e kishës, pesë peshkopë do të zgjidhen nga Shqipëria për të formuar sinodin dhe për të zgjedhur presidentin. Kështu Krisantos i dha bekimin patriarkal kishës së Ahmed Zogut, që kishte larguar nga pushteti Nolin dy vjet më parë dhe po qeveriste si President i Republikës myslimane.

Një vit më vonë Krisantos u kthye në Shqipëri me udhëzime për të thënë se konventa nuk ishte e kënaqur me patriarkatin dhe kërkoi emërimin prej tij të pesë peshkopëve si dhe miratim për emërimin e presidentit të sinodës. Qeveria shqiptare refuzoi kushtet e reja. Në fillim të vitit 1928 qeveria shqiptare nisi presionin ndaj peshkopëve për të dorëzuar selitë dhe për formimin e sinodës. Dy peshkopët grekë sollën kandidatë simpatizantë grekë për kandidatë dhe kështu nisi një vit intrigash mes Kishës shqiptare të drejtuar nga Vasil Marko e Agathangjelos Camca, që përbënin Partinë “Kombëtare” dhe palës “Patriarkale” të drejtuar nga dy peshkopët Hierotheos dhe Krisëtoforos. Data e shenjtërimit shpesh njoftohej dhe shtyhej prej pengesave të dala sipas rastit herë nga një palë herë nga tjetra. Më në fund, në nëntor 1928 qeveria vendosi t’i japë fund çështjes. Kishte një besim se prej afrimit me Italinë tashmë mbreti Zog do të konvertohej në katolik dhe bashkë me veten dhe të gjithë myslimanët e ortodoksët, për hir të unitetit kombëtar dhe afrimit me Perëndimin. Në fillim të vitit, mbreti Zog me miratimin e patriarkës serbe emëroi sinodin me katër peshkopë dhe me At Vasil Markon. Visarion Xhuvani u emërua president, Kristoforos u shkarkua dhe në vend të tij u emërua Afathangjelos Camce. Megjithëse feja nuk është shumë e rëndësishme në axhendën e Shqipërisë, ortodoksët e ndjejnë se diçka i dallon nga bashkatdhetarët myslimanë. Greqia mendon se duke luajtur me këtë ndjenjë mund të fitojë diçka. Në janar M. Melas ofroi një zgjidhje të menjëhershme për çështjen e Epirit të Veriut. Zemërimi i shtypit grek është natyral dhe i ligjshëm, por duhet të drejtohet ndaj grekëve dhe jo qeverisë së Tiranës. Deri në fund të vitit 1928 zgjidhja që kërkonte qeveria shqiptare ishte e përshtatshme me dëshirat e grekëve. Por duke inkurajuar shtyrjet nga patriarkata me shpresën e avantazheve të vogla, ata dështuan pasi Shqipëria i zgjidhi vetë problemet.

Më të lexuarat