BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Dossier

Politika shqiptare si kampionat shuplakash, politikanët kënaqen nga forca e shpullave, ja si Meta e Topalli “skuqën” njëri-tjetrin me akuza dhe fyerje nga më të rëndat ndër vite, sot s´ka asnjë njollë të kuqe në faqet e tyre

Mosbesimi dhe neveria ndaj klasës politike shqiptare reflektohet hapur në çdo zgjedhje lokale e parlamentare. Për 33 vite, të gjitha forcat politike që udhëhoqën, bashkëpunuan dhe ndërtuan këtë sistem, bënë që të përjashtonin dhe spastronin një numër të madh qytetarësh, sidomos të rinjtë. Aq i thellë është shpërfytyrimi i politikës në Shqipëri, saqë nëse para 10 vitesh renditej ndër vendet me moshën mesatare të re ndër më të lartat në Europë, sot po përjeton një përshpejtim plakjeje dhe rënie të numrit të lindjeve të popullatës. Nuk mjaftojnë vetëm politikat arbitrare, korruptive, destabilizuese që kanë ndërmarrë e zbatuar PS, PD, LSI apo dhe parti të tjera që kanë marrë pjesë në qeverisje, por jo pak ka ngjallur neveri dhe gjuha e urrejtjes dhe kërcënuese e përdorur mes palëve gjatë gjithë tranzicionit. Por, kur rikujtojmë të gjitha akuzat, fyerjet, shantazhet, përbetimet për mbrojtje të nderit të politikës, dhe më pas se si i kanë harruar politikanët nëpërmjet të qeshurave, pakteve misterioze dhe përqafimeve skandaloze, refuzimi i kësaj klase politike shqiptare nga qeveria sa vjen dhe shumëfishohet. Krerët e politikës në Shqipëri prej shumë vitesh si Berisha, Nano, Rama dhe Meta janë kontestuar e urryer shumë ashpër për “mëshirën”, “paqen” dhe”batutat” e rëndomta që kanë shfaqur ndaj njëri-tjetrit, por nuk bëjnë përjashtim nga këta dhe politikanë të tjerë. Njëra prej tyre është Jozefina Topalli, ish-kryetare e Parlamentit dhe ish-n/kryetare e PD. Ajo kujtohet më së shumti për gjuhën kërcënuese, mentalitetin përçarës e urryes, mungesën e tolerancës e mirëkuptimit. Edhe pse një eksponente madhore politike, Topalli nuk ka arritur të rimëkëmbë imazin e saj autoritar e të fuqishëm në politikë, aq sa sot është kthyer në një figurë periferike të politikës. Për shumë vite me radhë, ajo ka sulmuar e akuzuar kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sa herë që kanë qenë në fronte të kundërta politike, por që kanë heshtur sa herë që janë bashkuar. Momenti më i ulët i marrëdhënies mes tyre ishte në vitin 2006, kur shumë prej qytetarëve shqiptarë e kujtojnë shumë mirë se si Meta u përpoq në maksimum për të goditur me grusht Topallin gjatë një seance plenare. Jo vetëm dy politikanët në fjalë, por dhe shumë të tjerë, me “bombardimet” verbale të akuzave që kanë hedhur me shënjestër njëri-tjetrin të krijojnë imagjinatën se po marrin pjesë në kampionatin botëror të shuplakave, kur konkurrenët nuk kursejnë shpullat deri në momentin që njëri prej tyre nuk ka më fuqi të vazhdojë. Por, nëse ky i fundit mbetet një sport, politika në Shqipëri ngjan me një arenë shuplakash, ku duket se të gjithë joshen nga kënaqësia fshikullimit me dorë, aq sa kanë krijuar dhe tifozët e tyre. Kjo gjë tregon mjerimin e madh të nivelit të politikbërjes, por dhe të shoqërisë në Shqipëri, ku dhuna psikologjike, verbale e fizike janë jo vetëm një normë jetese, por përkundrazi prodhojnë dhe ekstazë.
Meta tentoi të godiste Topallin me grusht në 2006, Legisi vodhi vazon me lule
Në 28 korrik 2006, Kuvendi i Shqipëri u përfshi nga kaosi i paprecedentë. Disa deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të drejtuar nga Ilir Meta u revoltuan pa masë për shkak se Kuvendi po planifikonte vendosjen e anëtarit të shtatë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ish-këshilltari i presientit të kohës, Alfred Moisiu, Arben Ristani do të zgjidhej me mbështetjen e votave të PD në pushtet si anëtar i shtatë i institucionit që menaxhon i proceseve zgjedhore në Shqipëri. LSI u ndie e tradhëtuar nga aleatët e saj PS dhe PSD, që drejtoheshin nge Edi Rama dhe Skënder Gjinushi. Në atë kohë, pati zëra se Gjinushi dhe Rama përdorën si „kokë turku” Metën dhe LSI për t´i falur PD së Berishës dominimin e KQZ me rezultatin 4 me 3 në përbërje. LSI pretendonte se po përjashtohej në mënyrë skandaloze nga pjesëmarrja në KQZ, edhe pse kishte deputetë në Parlament.  PS u shpreh se PD shkeli ligjin dhe Kushtetutën me këë emërim. Situata degradoi në atë pikë sa Metën mezi e përmbanin 3 pjesëtarë të Gardës së Republikës, ndërsa deputeti tjetër, ish-ministri socialist, Ndre Legisi kërceu mbi karriket dhe tavolinat ku ishte ulur qeveria dhe flaku vazon me lule. Pavarësisht, irritimit dhe kërcënimeve se do ta destabilizonin vend, PD nuk u pengua aspak nga LSI dhe zgjodhi më pas Ristanin në KQZ, i cili më vonë luajti një rol kontrovers në zgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar të bashkisë së Tiranës.
Kuvend 2006, Meta: Sot morët fund. Topalli: Anëtarin e KQZ ta mori Rama
Pandeli Majko (kryetar i grupit parlamentar të PS): Anëtari i KQZ i takon të majtës. Ju them që ne nuk lejojmë shkelje të ligjit me të dyja këmbët, dhe po ju them që inatet tuaja politike qeë keni me Presidentin e Republikes apo KLD zbrazini në vend tjetër dhe jo në këtë sallë ligji. Kjo që bëtë është shkelja më e madhe dhe nuk lejojmë shkelje të ligjit në këteë parlament.
Ilir Meta: Situata po vjen duke u përkeqësuar. Kjo përpjekje që bëtë ju bëtë sot, ishte fundi i këtij parlamenti dhe fundi juaj, zonja Topalli. N.q.s. jo do të guxoni të veproni me ato kartonat tuaj të turpshme për tëe shkatërruar ligjin në vend, do të merrni përsipër shkatërrimin e vendit. Kjo do t’ju çojë në greminë. KLD nuk e kemi ne, sepse KLD eshte institucioni i pavarur. Ju keni pushtetin, i keni të gjitha. Pse e doni anetarin e KQZ? Për të fituar zgjedhjet lehtë? Epo s’ka më, nuk do merrni zgjedhjet. Nuk duhet të përdorni forcën me ne. Nuk ka as helikopter për të çuar Sali Berishën në Itali si në vitin 1996. Po fusni vendin në kaos.

Ndre Legisi: Ai bastard që u ul me Ilir Metën dhe tha: ´Do bëj zgjedhje të lira e të ndershme dhe tani po rrëmben KQZ´. Këtu të vijë ai bastard që e di shumë mirë që 10 deputetë të vjedhur ka LSI. Dhe për këtë nuk doni të na lini njeri të numërojë vota tona. Këtu duhet të vijë ai plehrë, i cili flet për ndershmëri dhe ka vjedhur në tavolinë. Po vjedh në tavolinë dhe anëtarët e KQZ. Këtu duhet të vijë ai vagabond që bën të ndershmin këtu, ai hajdut duhet të vijë këtu. O do të na vrisni ne, na burgosni ose do të zgjidhet anëtari i KQZ sipas ligjit. Ta harroni. Jeni mësuar me ata që u tundni dosjet. Harrojeni këtë, mbajeni mend.
Jozefina Topalli: Ilir, ti e di që ta ka marrë Edi Rama.
Meta dhe Topalli në 2015, “mafioz”, “e pacipë”, “moldave
Thuajse 9 vite më vonë, teksa Meta dhe LSI shijonin për herë të dytë radhazi kolltukun e pushtetit, por këtë herë jo me PD, por me PS. Në 2015, deputeti socialist Tom Doshi akuzoi kryetarin e Kuvendit Meta se kishte urdhëruar e paguar një person të quajtur Durim Bami, për të vrarë atë dhe deputetin e PD, Mhill Fufi. PD në opozitë i kërkoi Metës dorëheqjen duke e akuzuar si person të lidhur me mafien dhe krimin e organizuar. Pasi shantazhoi ish-aleatin e tij Berisha, Ilir Meta sulmoi Jozefina Topallin. Ai e quajti të pacipë paraardhësen e tij, pasi po merrte për bazë e bashkëpunonte me Doshin, duke i kujtuar se e kishte ofenduar atë vetë dhe PD duke i quajtur “moldave” (kujto mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në shtator 2015 kur kryetari i Komisionit, Ilir Rusmajli u ofendua me fjalë banale nga Doshi, pasi ironizoi PS si “opozitë moldave”).
Akuzat Meta-Topalli në Kuvend në 2015
Topalli: Mos bëni presion mbi votuesit. Mos provoni përsëri që të blini apo përmes kërcënimit me vende pune, të blini shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. E keni bërë një here, këtë herë nuk iu ecën. Nëse vota do jetë e fshehtë, administrata do t´ua kthejë reston.
Meta: Është e drejta jote të jesh e pacipë, por mos harro se na dëgjon Shkodra. Nëse ke fakte të tilla ti dhe partia jote, denoncojini në polici dhe prokurori. Por ti ke hall tjetër, ti do të justifikohesh në 21 qershor.
Topalli: Më jep fjalën.
Meta: Nuk ta jap fjalën, po rri tani.
Topalli: Ti je mafia.
Meta: Ti je e pacipë. Atë që quan mafie, ti e ke aleat sot. Atë që quan mafie ti dhe atë që të quante ty moldave përgjigjen do ta marrësh në 21 qershor.
Topalli: Kjo është fytyra juaj. Ti je mafie.
Meta: Mafia që të ka thënë moldave e ke aleat sot. Unë nuk flas asnjëherë por meqë zonja më përmendi drejtpërdrejt do t´ia jepja këtë përgjigije. Na gjykon Shkodra të dyve edhe karakterin tim edhe karakterin tënd.
(Topalli pa mikrofon)
Meta: Unë për zhelesh nuk të kap. Me qetësi me dashuri.


Topalli akuzoi Metën për shitblerje votash nga LSI: Zbaton kodin e heshtjes të mafies

Politika shqiptare si kampionat shuplakash, politikanët kënaqen nga


Po atë kohë, Topalli denoncoi Metën se kishe organizuar shitblerjen e votave në zgjedhjet parlamentare të 2013. Në seanën plenare, Meta e mori qetësisht këtë akuzë, edhe pse Topalli i publikoi një foto ku pretendonte se një qytetar merrte para nga LSI për të votuar për ta, duke pretenduar se ia kishte lënë në dorë drejtësisë. “Mund t’ju them se dje kam pasur një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR-it, zonjën Glover, dhe i kam dorëzuar një kopje të gazetës ´Rilindja Demokratike´, e cila kishte nxjerrë atë foto që nxorët ju pak më parë këtu, që gjoja dikush po merr apo po jep lekë në zyrat e LSI në këmbim të votave dhe i kam dhënë edhe padinë që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, zoti Luan Rama, bazuar në gazetën tuaj zyrtare të ´Rilindjes Demokratike´ “, u shpreh Meta në Parlament. Nga ana tjetër, deputetja demokrate, Jozefina Topalli e konsideroi Metën si mafioz që kishte poshtëruar e fyer shqiptarët me mekanizmin e shitblerjes së votave. Madje, ajo u shpreh se Meta po heshtte për këtë skandal duke përdorur kodin mafioz të heshtjes “Omerta”. “Unë, ndryshe nga kolegu im, nuk jam për të hequr spotin e Ilirit, sepse, në fakt, ai është kujtesa e poshtërimit, e fyerjes së rrallë, që Iliri, LSI-ja dhe  shokët e tij i bëjnë këtij populli, fiks sikur një gjë të tillë të mund ta bënte mafia kapitale. Sot është një ditë në të cilën ju si Kryetar i Parlamentit, jo si Ilir Meta, duhet të flisni. Fakti që asnjëri nuk flet, e ka emrin ´Omerta´. ´Omerta´, është kodi i mafies. ´Omerta´ është frika ndaj mafies; “Omerta” është poshtërimi, që mafia i bën parlamentit, maxhorancës dhe në tërësi shoqërisë shqiptare”, iu kthye Topalli Metës.
Meta takohet me Topallin në 2017, buzëqeshje mes tyre

Në 1 korrik 2017, opinioni publik u habit kur Meta dhe Topalli u takuan gjatë një aktiviteti për 55-vjetorin e lindjes së pedagogut dhe shkrimtarit, Agim Neza në ambjentet e Hotel “Tirana”. Të dy u shfaqën të qeshur dhe dukej se për ta, akuzat e fyerjet e 2 viteve më parë, nuk ekzistonin. Në atë kohë, Meta kishte nisur mandatin si President i Republikës.
Topallit iu kthye inati me Metën, thumboi presidentin me foto para 2 marsit 2020
Thuajse 3 vite më vonë, Topalli i riaktivizoi akuzat ndaj Metës. Në 1 mars 2020, një ditë para mitingut të 2 marsit të thirrur nga presidenti Meta për mbrojtjen e Kushtetutës dhe sovranitetit të Shqipërisë pas përplasjeve të ashpra që pati me ambasadorët e huaj që mbështesnin qeverinë socialiste, Topalli publikoi foton e 28 korrikut 2006, kur Meta tentoi ta godiste me grusht. Ajo nuk e shoqëroi me komente këtë foto, por la të kuptohej se Meta nuk mund të sillej si lider uniteti, kur për vite me radhë ka shërbyer si politikan përçarës.
Topalli në 2020: Meta, oligark i politikës me Ramën dhe Bashën
Topalli u përjashtua nga PD në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha në 2017 bashkë me Astrit Patozin, pasi e akuzonte për drejtim të gabuar e të dëmshëm të partisë. Në 21 shtator 2020, ajo e akuzoi në “ABC News” Bashën, Ilir Metën dhe Edi Ramën dhe Monika Kryemadhin si grupi i oligarkëve të politikës shqiptare. Ajo i konsideroi këta 4 politikanë si mbrojtës të sistemit të korruptuar në Shqipëri. “Oligarkët e vërtetë janë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta, së bashku me bashkëshorten e tij. Ata mbrojnë sistemin e tyre të korruptuar”, u shpreh Topalli.
Topalli në mars 2021: Presidenti Meta ka lënë vakant detyrën, po futet në fushatë
Në 18 mars 2021, teksa vendi po përgatitej të futej në zgjedhje parlamentare dhe Topalli do garonte me partinë e saj të re “Lëvizja për Ndryshim”, ajo e kritikoi Ilir Metën në emisionin “Opinion” se kishte braktisur detyrën e Presidentit të Republikës, duke u angazhuar në fushatë zgjedhore. Në atë kohë, Meta kërcënoi se do ta paguanin shtrenjtë ata që do të tentonin të vidhnin zgjedhjet. Edhe pse premtoi se do të dorëhiqej nga detyra nëse PS fitonte sërish zgjedhjet parlamentare, ai qëndroi në Presidencë dhe u largua pasi mbylli mandatin. “Shoh edhe një zhgënjim total me treshen, Rama, Basha, Meta. Meta, sepse pozicioni i presidentit është vakant prej kohësh. Meta është i përfshirë tërësisht në fushatë. Tërësisht dhe në një mënyrë që ndonjëherë të krijon një ide, që mos mendon se linja e konfliktit do të mund të ishte një linjë që do të vijohej gjatë kësaj fushate, gjë që s’do ta doja”, shprehej Jozefina Topalli.
Topali në 13 prill 2021: Nuk negociojmë për Metën kryeministër pas zgjedhjeve
12 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, Topalli deklaroi në “Report TV” se Shqipëria nuk duhet të ketë kryeministër emra si: Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi. “Nuk përfytyroj që të bëhet negociata për emra. Ne negociojmë për të pasur një kryeministër të pakorruptuar për të krijuar një model të rizgjedhjes. Nuk ka pse të jetë o Lulzim Basha, o Edi Rama apo Kryemadhi apo Meta, por nuk është kjo politika. Me Ramën kryeministër jo. Nuk negocioj. As Rama, as Basha, as Ilir Meta. Ne mund të gjejmë Mario Draghi, tonë shqiptar, i pakorruptueshëm”, tha ish-kryetarja e Kuvendit Topalli.
Topalli 6 ditë para zgjedhjeve: Meta dhe Kryemadhi e kanë politikën çështje familjare
Në 19 prill 2021, Topalli sulmoi në “Vizion Plus” Metën dhe bashkëshorten e tij se po luftojnë në politikë për çështje familjare. Ajo e konsideroi si skandaloze faktin që një bashkëshort është kryetar shteti, ndërsa gruaja drejton një parti politike opozitare. Sipas saj, Meta nuk ishte figurë e përshtatshme për t´u zgjedhur President i Republikës. Madje, për të, Ilir Meta ishte drejtuesi “de facto” i LSI, edhe pse kishe dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë. “Rama ka humbur shansin për të qenë në krye të qeverisë për të realizuar një rritje ekonomike. Basha ka treguar përmes vendimeve të tij personale shkallën më të lartë të papërgjegjshmërisë, i frikshëm. Meta ka lënë prej kohësh vakant vendin e presidentit, shumë i nervozuar dhe nuk i përgjigjet figurës së presidentit. Kryetari real i LSI është Ilir Meta. Është absurde, burrë e grua janë njëri president, tjetri në krye të opozitës. E papranueshme, e kanë çështje familjare. Edhe Lulzim Basha e ka çështje familjare”, shprehej Topalli kundër liderve të klasës politike në Shqipëri.
2023, Berisha bashkoi Topallin dhe Metën, e kaluara nuk ekziston për ta
Çuditërisht, 2 vite më vonë, Meta dhe Topalli janë bashkë në një front me Sali Berishën dhe opozitën kundër regjimit të Edi Ramës dhe PS. Ata u shfaqën në një protestë të ish-kryeministrit Berisha kundër qeverisë para Kuvendit në 16 shkurt 2023, pasi kishte shpërthyer skandali me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal, i cili u arrestua për korrupsion dhe shkelje të vendimeve të SHBA, pasi favorizoi oligarkn rus “non grata”, Oleg Deripaska. McGonigal akuzohet nga opozita se është paguar 225 mijë euro nga Edi Rama për të hetuar PD për lobim rus dhe për të shantazhuar Lulzim Bashën. Në atë tubim, Meta dhe Topalli mbajtën secili fjalime veçmas. Pavarësisht se Berisha është lider i opozitës politike në Shqipëri, ai nuk ia ka dalë të jetë lideri i vërtetë i opozitës qytetare, duke përjashtuar çdo faktor shoqëror jashë Kuvendit dhe klasës aktuale politike dhe duke forcuar krahët me ish-bashkëpunëtorët tij. Ndoshta, protestat e mjegullta të kësaj opozite nuk kanë si shkak vetëm Berishën dhe të kaluarën e tij, por dhe faktin se mes lidershipit opozitar ka elementë që mendojnë vetëm për bashkim numerik, e jo parimesh, e politikash. Politikanët shqiptarë e kanë shumë të lehtë të “harrojnë” të kaluarën e tyre, dhe raporet me njëri-tjetrin, ndoshta dhe Topalli me Metën. Megjithatë, ata duhet ta dinë se nuk janë aktorë profesionisë që duhet të argëtojnë publikun, por kanë përgjegjësi për fjalët dhe drejtimin e vendit.  

Somario
Kjo është fytyra juaj. Ti je mafie...Është e drejta jote të jesh e pacipë, por mos harro se na dëgjon Shkodra. Nëse ke fakte të tilla ti dhe partia jote, denoncojini në polici dhe prokurori. Por ti ke hall tjetër, ti do të justifikohesh në 21 qershor...

Më të lexuarat