
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Shkollimi i qeverisë “Rama”, CV e ministrave skandaloze, Belinda Balluku pa diplomë me kurse dy mujore, Evis Kushi plagjiaturë me artikuj shkencorë të huaj, ja arsimimi i “rektores” së akademisë të çobenjëve Frida Krifca

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Mars 2023
Të rinjtë me diploma në duar po vrapojnë “jashtë shtetit”. Ajo që po shohim çdo ditë është një rrjedhje e frikshme e “trurit” dhe largim në masë të rinisë. “Ata” lart që po na drejtojnë, që kanë në duart e tyre të gjitha fatet e vendit, janë nën influencën e një sëmundjeje të përgjithshme dhe këtu ia vlen të përmendim një fjalë të urtë që thotë: "Ç‘do mbjellësh, do korrësh". Pra nuk mund të ecësh përpara, nuk mund të pretendosh, për të luftuar pengesat, për të luftuar të keqen, me një klasë politike të infektuar nga “koka”. Nuk mund të pretendosh për demokraci, për shtet ligjor, kur injoranca po ngrihet në sistem dhe ku dijet po “udhëtojnë” jashtë shtetit çdo ditë e më shumë. Klasa politike, në vitet e fundit, po instalon një sistem të kundërt me atë që ka nevojë shoqëria demokratike. Dijet, më shumë se në terren, kanë mbetur vetëm në kokën e atyre që i duan, ato, janë futur në dosje, e dosjet janë futur në sirtar. Për të treguar këtë situatë kaotike në vendin tonë, gazeta “SOT” po sjell sërish për lexuesin disa fakte të tjera interesante për arsimimin e disa qeveritarëve që na drejtojnë dhe hijet misterioze që rrethojnë shkollimin e tyre.
Belinda Balluku
Këtë herë po e nisim me Belinda Ballukun, personazhin me të shkuarën më të errët të mundshme, pa një diplomë arsimi të lartë dhe sidomos me miliona lekë dëm ekonomik të shkaktuar në institucionet ku ka punuar. Ajo është sot një nga njerëzit më të rëndësishëm në pushtet. Në fillim të viteve nëntëdhjetë, duke përfituar nga hapja e vendit pas vetëndryshimit të diktaturës komuniste, familja e Belindës, babai dhe nëna e saj emigruan në Greqi. Pas kthimi në Shqipëri, Belinda thotë se në fillim punoi si të gjithë emigrantët dhe pastaj u shkollua, duke marrë një diplomë universitare. Në të vërtetë askush nuk e ka parë më sy diplomën universitare greke të Belindës. Nuk përjashtohet që Belinda të ketë nisur studimet universitare në Greqi, por dyshimet janë se nuk i ka përfunduar, ose së paku ajo nuk e vërteton dot këtë.
Hijet e dyshimit
Por çfarë e ka nxjerrë zbuluar mashtrimin me shkollimin të Belinda Ballukun? Midis formularit të dekriminalizimit dhe Cv-së së saj ka një mospërputhje pasi në pyetjen e fundit të formularit të plotësuar, Balluku kohë më parë ka vetëdeklaruar se jashtë Shqipërisë ka qëndruar vetëm një herë më shumë se një muaj, në Britaninë e Madhe, Kardif. Sipas të dhënave të deklaruara nga vetë ministrja, bëhet fjalë për periudhën korrik-gusht të vitit 2011 të cilën Balluku e ka shfrytëzuar për të kaluar disa pushime në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithçka duket në rregull deri në momentin që të dhënat e deklaruara po nga vetë ministrja Belinda Balluku e cila ka plotësuar dhe Curriculum Vitae-n (Jetëshkrimin), kundërshtojnë të dhënat e formularit të dekriminalizimit.
Formulari i dekriminalizimit
Në faqen zyrtare, ministrja Balluku prezantohet si një person i diplomuar në Programin Ekzekutiv “Zhvillim Ekonomik” nga Harvard Kennedy School. Gjithashtu në CV shkruhet se ligjvënësja ka përfunduar me arritje të shkëlqyera Diplomën e Përgjithshme të Menaxhimit, pranë IATA, Miami, SHBA. Në vitin 1999, sipas të njëjtave të dhëna është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim Biznesi. Nëse këto studime janë kryer vërtet, rrjedhimisht rezulton se Balluku ka udhëtuar jashtë Shqipërisë dhe ka qëndruar të paktën katër herë më shumë se një muaj, përfshirë pushimet e bëra në Britani të Madhe. Për këtë skemë që përdori Balluku ka patur dhe një denoncim në SPAK.
Specializimet e Belinda Ballukut
Belinda Balluku ishte një nga ministret ‘surprizë’ që u emëruar nga kryeministri Rama në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndonëse online, në faqen e kryeministrisë, Balluku ka një CV-të gjatë, atë periudhë kur u emërua ra në sy se me postin që mori përsipër rezultonte përputhje vetëm një nga eksperiencat e saj, si drejtore e ALBCONTROL Sh.A., Agjencia Kombëtare e Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë. Madje, siç edhe duket, për këtë përvojë flitet gjerë e gjatë si arritja më e rëndësishme në përshkrimin e karrierës së saj profesionale, e ndoshta dhe e vetmja bindëse. Kjo pasi në eksperiencat e tjera renditet posti për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si Drejtore e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Në momentin kur Rama e emëroi në atë post, Balluku menjëherë nisi një specializim në Harvard, ku dhe është diplomuar gjatë 2021-shit për zhvillim Ekonomie. Gazeta ka kërkuar se sa kohë i është dashur Ballukut të fitojë këtë certifikatë në Harvard Kennedy School. Kjo shkollë tregon se për dhjetë javë bëhesh specialist. Aq i janë dashur dhe Ballukut.
Evis Kushi
Ministrja e Arsimit Evis Kushi është diplomuar në vitin 1997 në degën administrim ? biznes (Marketing), në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës. Ndërsa në vitin 2008, ajo mori gradën shkencore “Doktor” (PhD) në Ekonomiks-Turizëm, Universiteti “Staffordshire”, Angli. Ndërkohë, në nëntor të 2010, ajo fitoi titullin akademik “Profesor i asociuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës. Gjashtë vjet më vonë, më 26 korrik 2016, znj. Kushi mori edhe titullin akademik “Profesor” në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Znj. Evis Kushi e nisi karrierën e saj në vitin 1998 si lektore në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në lëndët kryesore “Bazat e marketingut” dhe “Ekonometri” (1998?2012).
Kushi “vjedh” artikullin shkencor
Siç e lexoni dhe vetë, deri këtu çdo gjë është normale. Mjafton vetëm një skandal që mund të të hedhë në erë shumë arritje, pasi vihen në dyshim dhe situata të tjera. Emri i Kushit është lakuar se ka vjedhur punën shkencore duke sjellë shembullin se duke kopjuar punimet e të tjerëve, mund të arrish poste të larta ministrore. Faktet janë publikuar nga eksperti Vladimir Kola disa kohë më parë. Sipas tij "Artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in neë democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-ëave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang. Artikulli shkencor i kopjuar është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull <<6th International Conference of ASECU, "Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe">> që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20-22 maj 2010.", shkruan Kola. Në fakt, po të krahasohen të dyja punimet, ajo e Eric Chang dhe e Evis Kushit në bashkëpunim me Marsida Ashiku, aty jo vetëm që ka ngjashmëri, por ka edhe fjali identike. Ajo që e bën fare qesharake këtë plagjiaturë të ministres së re, është fakti se vlerat numerike për shtete të ndryshme në Azi, janë paraqitur sikur janë të njëjta edhe në Shqipëri. "Në artikullin me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, janë kopjuar nga artikulli origjinal teksti dhe referencat (burimet e tjera shkencore). Madje, është edhe interesante të vihet në dukje se disa vlera numerike në përqindje, që gjenden në artikullin origjinal (2007, faqja 13) për shtete të ndryshme të Azisë, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë paraqitur të njëjta si vlera në artikullin e kopjuar (2010, faqja 34) për ca qytete të Shqipërisë. Pra, në artikullin e kopjuar, thjesht janë hequr shtetet e Azisë dhe në vend të tyre janë vendosur ca qytete të Shqipërisë, por vlerat numerike, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë të njëjta në artikullin e vitit 2007 (shtete të Azisë) dhe 2010 (qytete të Shqipërisë). Edhe konkluzionet, në artikullin e vitit 2010 janë të njëjta me konkluzionet e artikullit të vitit 2007", shkruan Kola.
Frida Krifca
Frida Krifca është ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural që prej shtatorit 2021. Ajo është diplomuar në Degën Administrim Biznes, pranë Fakultetit të Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, ku ka studiuar gjatë viteve 1996-2000. Krifca mban edhe titullin Master në Administrim Biznesi nga Fakulteti i Administrim-Biznesit në Universitetin Akron, Ohio. Ky shkollim, të cilin ajo e kreu në periudhën 2005-2007 iu mundësua përmes programit të bursave Fulbright të Departamentit të Shtetit. Por përveç kësaj në CV e saj përmenden dhe kurset, trajnimet ditore, por edhe mujore brenda dhe jashtë vendit, duke i cilësuar si arritje të mëdha. Por nëse përjashtojmë arritjet e saj në arsimim, Frida Krifca ka treguar rezultatet e saj shumë të dobëta në punën që i caktoi Rama. Ajo ka treguar se nuk është aspak e informuar mbi atë që po ushtron tani duke bërë gafa të pafundme dhe të rënda që në një tjetër qeveri normale, Krifca nuk do të shfaqej më në atë punë. Perla e saj që e mban në piedestal është deklarata për ngritjen e akademisë së çobanëve dhe monitorimi i bagëtive përmes nga barinjtë përmes një paneli diellor të instaluar në kurrizin e secilit.
Delina Ibrahimaj
Delina Ibrahimaj që prej shtatorit 2021 shërben si ministre e Financave dhe Ekonomisë. Në nëntor 2012 ka marrë titullin Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata– Romë, Itali. Në dhjetor të vitit 2009 ka marrë titullin Master i shkencave për Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti “Luigi Bocconi”– Milano, Itali dhe Bachelor në Menaxhim dhe Ekonominë Ndërkombëtare në të njëjtin universitet. Znj. Ibrahimaj ka kryer një sërë trajnimesh si programi i trajnimit të trajnerëve, zhvilluar në periudhën mars – qershor 2016 dhe trajner në fushën e Antikorrupsionit dhe Mirëqeverisjes, trajnim i organizuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike me mbështetjen e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, qeverisë italiane të Administratës Publike në kuadër të projektit “Mbështetje e masave antikorrupsion në Shqipëri”. Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Bledar Çuçi
Bledar Çuçi është lindur në Tiranë, më 14 nëntor 1970. Që prej dhjetorit 2020 ai shërben në pozicionin e ministrit të Punëve të Brendshme. Në vitin 1995, z. Çuçi përfundoi studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 1998, studimet pasuniversitare (Master) për Menaxhim në Universitetin Hasselt në Belgjikë. Gjatë viteve 1999 – 2005, z. Çuçi ka shërbyer në disa funksione drejtuese, si kancelar i Gjykatës së Rrethit Tiranë, si dhe këshilltar i ministrit, drejtor i Drejtorisë Juridike dhe Integrimit dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Pushtetit Vendor. Gjatë kësaj periudhe, z. Çuçi ka shërbyer si: përfaqësues i qeverisë shqiptare në Komitetin për Demokracinë Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, Strasburg, anëtar i Grupit Negociator të Shqipërisë lidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim–Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian (BE) dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Institutit për Trajnimin e Administratës Publike (ITAP) në Shqipëri. Gjatë viteve 2006 – 2010, z. Çuçi shërbeu si këshilltar dhe ekspert për disa programe ndërkombëtare në Kosovë dhe Shqipëri, programe të mbështetura nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (DflD), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe BE. Z. Çuçi u bë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Socialiste (PS) në vitin 2007, kur u zgjodh anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe kryetar i Komisionit të Asamblesë për Çështjet e Pushtetit Vendor. Gjatë periudhës prill 2010 – nëntor 2011, ai ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës për Autonominë Vendore në Shqipëri, ndërsa nga dhjetori 2010 deri në gusht 2013, ka shërbyer si ekspert ligjor pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore në Shqipëri e, më pas, si Nën-sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS. Prej shtatorit të vitit 2013 e deri në mars 2017, z. Çuçi ushtroi detyrën si ministër Shteti për Çështjet Vendore dhe Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit. Në këtë detyrë, ai udhëhoqi punën për përgatitjen dhe zbatimin e Reformës Administrative Territoriale, një nga reformat më të suksesshme të mandatit të parë të Qeverisë Rama. Prej janarit të vitit 2019 deri në dhjetor 2020, z. Çuçi ushtroi detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Prej tetorit të vitit 2016, z. Çuçi është i deleguari politik i PS për qarkun Gjirokastër; prej janarit 2018 shërben si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe anëtar i Kryesisë së PS, ndërsa në 2017, u zgjodh anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, duke kryesuar listën e anëtarëve të Kuvendit që përfaqësojnë qarkun Gjirokastër për PS. Në Kuvendin e Shqipërisë, z. Çuçi shërbeu si bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, nënkryetar i Komisionit për Integrimin Evropian dhe anëtar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Më të lexuarat


Celularët i kanë fikur/ Zbardhen detaje për kërkimet e ‘Koçoles’ dhe Sulovarit, familjarët kryejnë hetime private

Shkollimi i qeverisë “Rama”, CV e ministrave skandaloze, Belinda Balluku pa diplomë me kurse dy mujore, Evis Kushi plagjiaturë me artikuj shkencorë të huaj, ja arsimimi i “rektores” së akademisë të çobenjëve Frida Krifca

Politika shqiptare si kampionat shuplakash, politikanët kënaqen nga forca e shpullave, ja si Meta e Topalli “skuqën” njëri-tjetrin me akuza dhe fyerje nga më të rëndat ndër vite, sot s´ka asnjë njollë të kuqe në faqet e tyre

Kur ligjet dhe Kushtetuta ndryshohen për të deformuar demokracinë, Berisha dhe Rama tjetërsuan “dokumentin e shenjtë” në 2008 me telefon për të monopolizuar politikën, ja “krimet” e kryera ndaj sistemit politik në vend

1993-1994, koha kur opozitarizmi në Shqipëri bëhej nën thundrën e frikës nga shteti, si u dënua Fatos Nano për abuzimin e 8 miliardë liretave ndihma italiane, roli i Berishës, SHBA dhe prokurorit Dervishi, Braho pretendon se dokumentet u falsifikuan...

Kur dehja nga liria kthehet në obsesion për të rrëmbyer gjithçka, si demokracia rumune mori të tatëpjetën pas rrëzimit të Çausheskut, pushteti “i ri” shtypi të rinjtë dhe opozitën me ndihmën e minatorëve

“Hakmarrja për drejtësi” doli mbi shtetin pas 27 vitesh, si organizata u konsiderua “terroriste” nga Berisha e PD dhe u vendos në qendër debatit të politikës shqiptare, 10 anëtarët dolën të pafajshëm për 17 krime

U kap dhe torturua nga SHIK për atentatin ndaj Gligorovit dhe u akuzua për Zef Brozin, Avdyl Loshaj denoncoi 12 vite më parë Ilir Kumbaron për dhunën çnjerëzore ndaj tij, tregoi se pa biznesmenin Remzi Hoxhën për herë të fundit

Skandali i zgjedhjeve të 2011 në Tiranë, si Berisha përdori Ristanin dhe KQZ për t'i dhënë fitoren Lulzim Bashës, letra e Kadaresë dhe akuzat pas 10 vitesh mes palëve

79 vite nga masakra e 4 shkurtit, Muharrem Xhafa: Krim makabër i nazistëve dhe ballistëve, vranë me listë brenda natës 84 vetë për të mbuluar kapitullimin e Gjermanisë para LANÇ, ja roli i tradhtarit dhe kriminelit Xhaferr Deva
