BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Dossier

U kap dhe torturua nga SHIK për atentatin ndaj Gligorovit dhe u akuzua për Zef Brozin, Avdyl Loshaj denoncoi 12 vite më parë Ilir Kumbaron për dhunën çnjerëzore ndaj tij, tregoi se pa biznesmenin Remzi Hoxhën për herë të fundit

U kap dhe torturua nga SHIK për atentatin ndaj Gligorovit dhe u akuzua

Historia e rrëmbimit, torturimit dhe zhdukjes së biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha mbetet një nga kapitujt më të errët dhe më të frikshëm të historisë së demokracisë në Shqipëri. Rasti i tij ndërlidh organizimin dhe angazhimin e brendshëm të strukturave shtetërore të kohës të drejturara nga Sali Berish në kuadër të konflikteve që po zhvilloheshin në ish-Jugosllavi, si lufta për çlirimin e Kosovës, Maqedonia etj. Është pranuar haptazi se forcat politike në Shqipëri në ato vite kishin zgjedhur pozicione të ndryshme karshi aktorëve që përfaqësonin Kosovën dhe bënin apel për çlirimin e saj. Partia Demokratike në Shqipëri mbështeste hapur Lidhjen Demokratike të Kosovës, që drejtohej nga Ibrahim Rugova, të cilët kërkonin zgjidhje të çështjes së Kosovës me metoda diplomatike paqësore, ndërsa Partia Socialiste ishte në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që e konsideronte çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e Shqipërisë në rrugë të armatosur. Rasti i Remzi Hoxhës, një qytetar i angazhuar në zgjidhjen përfundimtare të krizës në Kosovë, paraqet jo vetëm përplasjet politike në Shqipëri, por dhe faktin se çfarë regjimi me tipare diktatoriale drejtonte Berisha dhe PD. Që prej 21 tetorit 1995, kur u rrëmbye nga 4 pjesëtarë të Shërbimit Informativ Kombëtar dhe u dërgua në Vain të Lezhës, e deri më sot, për biznesmenin Remzi Hoxha nuk është zbuluar nëse është ekzekutuar dhe cili është fati i tij. As drejtësia shqiptare nuk ia doli kurrë të zbardhte të vërtetën e Remzi Hoxhës dhe të dënonte personat përgjegjës për zhdukjen apo eliminimin e tij të mundshëm.
Avdyl Loshaj zbuloi gjithçka për "Top Channel" përpara 12 vitesh, akuzoi Kumbaron
Sot, pas 12 vitesh, do të rikthejmë për lexuesit intervistën e ish-veprimtarit të çështjes së Kosovës, Avdyl Loshaj, të dhënë në prill 2011 për "Top Channel" nga Holanda, ku qëndron që prej 1998. Loshaj, një shqiptar nga Deçani i Kosovës rrëfën torturat çnjerëzore nga punonjësit e SHIK në Tiranë dhe bazën e SHIK në Vain. Ai u arrestua së bashku me mikun e tij Remzi Hoxha, dhe minoritarin nga Ksamili Ziso Kristopulli, të dyshuar si pjesëtarë të një organizate terroriste. Edhe pse akuzat ndaj tyre nuk u vërtetuan, Loshaj denoncon në mënyrë tronditëse se është ndjekur, përgjuar, kërcënuar, arrestuar, marrë peng e torturuar në mënyrë të pabesueshme nga vetë drejtori i SHIK në Drejtorinë Qendrore, Ilir Kumbaro. Madje, Loshaj tentoi dhe të vetëvritej në rajoni nr.3 të policisë në Tiranë për t'i shpëtuar torturave të mëtejshme. Në mënyrë interesante, ai zbulon se do të dëshmonte në Shqipëri për gjyqin e Remzi Hoxhës vetëm nëse nëse do të ishte gjallë "Heroi i Demokracisë", Azem Hajdari, me të cilin bashkëpunonte në kuadër të çështjes së Kosovës. Loshaj pranon hapur se ishte i angazhuar politikisht për të çliruar Kosovën nga regjimi terrorist diktaktorial serb i Millosheviçit. Ai ka qenë personi i fundit që ka parë për herë të fundit gjallë Remzi Hoxhën në Vain, i cili ishte shpërfytyruar nga torturat e oficerëve të SHIK. Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin shqiptar të kohës për torturimin e tij, Kristopullit dhe Hoxhës.
Gjyqi ndaj 4 zyrtarëve të SHIK, vdekja e prokurorit Hana dhe vendimi i familjes Hoxha
Për këtë ngjarje, u arrestuan pas 1995, ish-zv/drejtori i SHIK për Tiranë, Arben Sefgjini; ish-drejtori i bazës së vëzhgimit të SHIK në Tiranë, Avni Koldashi dhe ish-oficeri i SHIK, Budjon Meçe, kurse Ilir Kumbaro u shpall në kërkim ndërkombëtar që prej 2003, pasi u arratis në Angli. Prokurori Xhevat Hana arriti të ngrinte aktakuzën ndaj këtyre 4 zyrtarëve të SHIK dhe të dërgonte dosjen për gjykim, por në mënyrë të papritur, Hana vdes në Itali nga një sëmundje e rëndë në janar 2012. Çështja nuk u gjykua më. Pas 25 vitesh kërkime, familja e Remzi Hoxhës e shpalli të vdekur njeriun e tyre të dashur dhe në 19 tetor 2020 deklaroi se do ta varrosnin pa trupin e gjetur.
Profili i Avdyl Loshajt dhe hyrja në Shqipëri në 1992 dhe angazhimi politik
Vij nga Deçani, Republika e Kosovës. Kam kryer shkollën fillore në fshatin Carabreg. Një vit gjimnaz e kam kryer në Deçan. Pastaj ka qenë viti 1989 që u desh të largohem nga represioni serb pas vrasjes së shokut tim Ismet Qorraj. Në Shqipëri për herë të parë kam hyrë në fillim të dhjetorit në vitin 1992, sepse më datat 19, 20, 21 dhe 22 nëntor 1992 kam pasur tortura të rënda nga serbët në zonën e Suboticës. Kjo ishte arsyeja ime personale për të ardhur dhe qëndruar në Shqipëri. Aktiviteti im personal ka qenë një ideal si i gjithë grupi ynë prej njëzetekatër vetash. Kemi qenë të angazhuar, të betuar për Ballin Kombëtar, me qëllim bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Veprimet konkrete do t’i vlerësojë historia vetë. Ato kanë qenë shumë të mëdha, pasi Kosova ka qenë pa nënë, pa babë. Si njeri kryesor kemi pasur Sali Çekun. Ai ishte numri një. Numri dy ishte Remzi Hoxha. Ne kemi qenë ushtarë nën urdhrat e tyre, të betuar deri në vdekje.
Survejimi nga SHIK në Shqipëri dhe bashkëpunimi i Loshajt me Azem Hajdarin
Nuk e kam ditur deri në kohën kur mbërrita në Spitalin nr. 2 të Tiranës. Atje kam pasur vëzhgime. E gjithë dosja e Spitalit nr. 2 në Tiranë është zhdukur. Këtë e ka bërë Shërbimi Sekret Shqiptar, SHIK. Kjo ka ndodhur në vitin 1992-1993. Çfarë kemi bërë, ka qenë në sekret të plotë. Çdo porosi 'top sekret' që kemi pasur, unë, Sali Ceku, Remzi Hoxha, Azem Hajdari, edhe ai ka qenë në krahun tonë. I vetmi person që i përket regjimit shqiptar të asaj kohe.
Përballja e parë me SHIK në Sarandë në 1995, iu ndalua të fliste shqip
Ka ndodhur në vitin 1995. Mund të them dy herë. Njëherë në Sarandë dhe njëherë në Qytetin Studenti. Në Sarandë ne ishim për një qëllim të caktuar politik. Por, ai qëllim nuk na eci dot. Aty na ka ndaluar një vajzë. Nuk ia di emrin as sot e kësaj dite. M’u ndalua të flisja në gjuhën shqipe. Më ndaloi padyshim shërbimi sekret përmes asaj vajze.
Gjatë qëndrimit tuaj në Sarandë jeni prezantuar si një gazetar austriak me emrin Armando Ditermenze. Kush ta dha pasaportën me këtë emër?
Po ajo vajzë. Po ashtu m’u dhanë urdhëresa shumë të ashpra personale që të mos guxoja të flisja shqip. Ky ishte dokumentacioni që mund ta përdorja. Ky dokumentacion erdhi nga shërbimi sekret, SHIK. Ka qenë shumë enigmatike. Shikimi i tyre ishte sy më sy. Pasaporta është dhënë nën tavolinë, ndërsa një pistoletë u vendos te gjuri im. Atje kuptova që isha nën kontroll.
Avdyl Loshaj, çfarë ndodhi më pas?
Është angazhuar një makinë e policisë. Komandanti i policisë ka qenë Ardian Nuha. Një shofer i tij çdo ditë ka qenë personalisht në dispozicionin tim. Kemi shkuar në Ksamil për të ngrënë drekë apo darkë. Gjithmonë kam qenë i shoqëruar nga policia. Arsyen akoma nuk e di. Dy javë kemi qëndruar në dispozicion. Pastaj, m'u kërkua të takoj një prej oficerëve të kundërzbulimit shqiptar në zyrën e tij dhe më ka thënë se do të kemi punë ne të dy. I kërkova të më jepte një orë afat dhe do të kthehem përsëri. Më besoi. E thirra shoferin e Ardian Nuhës, ku i tregova se duhet të largohem sa më shpejt nga Saranda. I hipa “Mercedezit” të tij, veturë private, jo makinë policie. Ai ka qenë me uniformë të policisë dhe ia arrita qëllimit t’u largohem atyre organeve, pasi e dija se çfarë më priste. Ika për në Tiranë. Ky person më ka lënë mbi Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Atje ka qenë vendi i fundit që kam parë shoferin e Ardian Nuhës.
Përballja e dytë me SHIK në Tiranë dhe rrëmbimi
Pastaj jam drejtuar rreth Qytetit Studenti. Aty kam banuar shumë kohë dhe atje kam pasur mjaft takime. Kisha edhe një njeri që e kam dashur. Ajo ka qenë edhe anëtare e Partisë Demokristiane Shqiptare. Kishte mbaruar Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi përfshi edhe Juridikun. Ka qenë një njeri shumë besimtar. Pasi u ika nga Saranda organeve të SHIK-ut kam dalë në Qytetin Studenti të pi kafe. Aty ka ardhur një veturë civile, jo shtetërore. Ishte një burrë tullac me gjithë shoferin e tij dhe njofton me radio se e kapëm “ariun”. Që nga ai moment më kanë marrë dhe me kanë çuar në rajonin nr. 3 të policisë në Tiranë.
Kumbaro e merr në pyetje, Loshaj iu përgjigj: "Nuk je më atdhetar se unë"
Në rajonin nr.3 tre çfarë nuk ka ndodhur. Janë ngjarje që askush nuk mund t’i përshkruajë dot. Personi që më ka kapur mua, dhe që e kam mësuar më vonë emrin e tij nëpërmjet internetit, ishte Ilir Kumbaro. Pas publikimit të fotos së tij në internet unë e njoha Ilir Kumbaron. Ishte ai që më ka kapur edhe në Qytetin Studenti. Fillimisht më ka marrë në bisedë informative ku me pyeste: 'synimet tuaja, armatimi juaj, destinacioni i armatimit, stërvitjet ushtarake'. Nuk flisja dot asnjë gjë. Pastaj filloi ajo më e fuqishmja, torturat. Ai më ka prekur shumë thellë. Më ka prekur për sa i përket çështjes atdhetare, kombëtare shqiptare. Për mua, ai personalisht, nuk mund të jetë shqiptar se ne dhe shumë njerëz nga Kosova kemi vuajtur shumë për Shqipërinë e për Kosovën. Kemi ardhur deri te ngacmimet tona sy me sy me Ilir Kumbaron. Ka shumë dëshmitarë në zyrën e tij dhe ata duhet të dalin herët a vonë. I kam thënë që ju zotëri nuk mund të jeni më atdhetar sesa unë.
Torturat e rënda të Ilir Kumbaros ndaj Loshajt: Më ka rrahur me çdo lloj mënyre
Torturat janë bërë në mënyrë skandaloze. Po në zyrë më ka shkuar gjaku. Nuk mund ta përshkruaj. Por në zyrë ka dëshmitarë pas kësaj fjale që unë i kam thënë atij. Pastaj më kanë çuar lart. Më kanë lidhur me pranga të kohës së Hitlerit, a Kinës, ku ta di unë. Jo pranga moderne si i ka policia sot. Kam qenë i zhveshur, krejt lakuriq. Me çdo lloj mënyre më ka rrahur. Me çdo lloj shkopi, me çdo lloj gjëje që i ka qëlluar unë jam përgjakur në atë krevat ushtrie i lidhur. Jam goditur me shkop gome te këmbët. I shikoja këmbët si po më fryheshin. Erdha deri te momenti që nuk mund ta ndaloja as gjakun dhe as urinën nga dhimbjet. Qëllimi i tij ishte pse ky njeri nuk flet dhe nuk qan.
Tentativa për vetëvrasje në rajonin nr.3 të policisë së Tiranës
Siç e thashë. Gjakun dhe urinën nuk kam mundur ta ndaloja. Ilir Kumbaro ka dhënë urdhër: ‘Çojeni këtë qelbësirë në banjë. Nuk mund t’ia duroj erën e urinës dhe ma sillni përsëri’. Më kanë shoqëruar dy persona. Jam futur në banjë ku pashë vetëm një dritare. Një kanatiere kam pas në trup. Gjysma e trupit ka dalë jashtë. Kam parë vetëm te kontejnerët e mbeturinave. Qëllimi im ka qenë të bie me kokë dhe të marrë fund çdo gjë. Njëri më ka kapur nga kanatiereja, por ishte shumë vonë. Është shqyer kanatiereja. E falënderoj këtë person se më ndihmoi të bija me dy këmbët në tokë. Në atë moment kam parë vetëm një grua që ka qenë në zyrë. Ajo ka kapur kokën me duar dhe që nga ai moment unë nuk di gjë.
Dhimbjet në spital, SHIK bastisi dhomën e të dashurës së tij në Qytetin Studenti
Di që dy veta më kanë kapur nga krahët dhe më kanë çuar në spital. Ç'a spitali kam qenë, supozohet Spitali Ushtarak, nuk e di. Kur kam mbërritur në spital, kanë filluar dhimbjet më skandaloze që ekzistojnë. Supozohet që në 6 vende, këmbën e djathtë dhe këmbën e majtë në dy vende dhe siç është konstatuar në Holandë 2 mm neni i këmbës futur nga brenda, pasi e gjithë pesha ka rënë në këmbë. Ata më kanë dërguar në spital. Kam kërkuar ndihmë nga një mjek që më ka dhënë morfinë, nëse nuk gabohem antidhimbje, për të më futur në gips, por nuk mundën. Kam kërkuar ndihmë që të njoftojnë Dh. S. nga doktorët në mënyrë sekrete. Kështu, kështu ka ndodhur me mua. Ai person që nuk ia di emrin, duhet të jetë gjallë. Më kanë dërguar në një dhomë në spital ku ka ardhur Dh.S. me një shoqe të vet, ku i kam treguar me pika të shkurtra. Vetëm qante. Nuk fliste asnjë gjë. Mirë tha: 'Do të vij e të vizitoj. Më tha se çdo foto, çdo kujtim që kemi pasur bashkë, janë marrë pas bastisjes së shtëpisë nga organet kompetente në godinën 24, nga organet e SHIK-ut.
Sa ditë qëndruat në spital?
Asnjë ditë.
Pse, çfarë ndodhi?
Pas vizitës të Dh.S. edhe shoqes së saj megjithëse kisha dhimbje, më kanë lidhur me çarçaf të bardhë. Ashtu siç isha me dhimbje më kanë futur në veturë. Pastaj filloi morfina të më lëshojë. Në veturë ma kanë hequr çarçafin e bardhë dhe më kanë vendosur një thes të zi në kokë. Që aty në drejtim të Lezhës. Këtë komunë e kam mësuar nga zyrtarë më vonë siç janë Xhevat Hana (prokurori i çështjes) atë vend ku ishte stacionuar SHIK-u.
Akuzat nga Kumbaro ndaj Loshajt: Doje të vrisje Gligorovin dhe Zef Brozin
 Kam qëndruar në dy dhoma. Njërën dhomë po atë ditë kur erdhi Ilir Kumbaro fjalët e tij kanë qenë: 'More qen, deshe të na shkatërrosh me Maqedoninë. Ti e ke bërë atentatin ndaj Gligorovit. Neve jemi shumë të sigurt. Kolegët e tu kanë dashur t’i bëjnë atentat Zef Brozit dhe Kiro Gligorovit në Maqedoni'. Ishin rrahje skandaloze që më ka bërë Ilir Kumbaro në atë dhomë. Pastaj më kanë dërguar në një dhomë tjetër, ku ka qenë një krevat i vjetër që kanë përdorur përpara. Nuk kam pasur pajisje apo mbulesa ose diçka, ashtu më kanë lidhur të gjithë kohën. Një shërbëtore ka qenë që fliste dialekt shkodran. Ajo kishte respekt për mua. Kemi ngrënë bukë njëherë në ditë. Kur vinin dhe më thoshin të nënshkruaja diçka, dokumentacioni fshihej, dhe e nënshkruaja. Nuk e di. Vetëm më thoshin t’i nënshkruaja.
Loshaj pa Remzi Hoxhën për herë të fundit: Ishte i deformuar, fytyrën e kishte të zezë
Një ditë, përpara se kam dashur të bëj vetëvrasje, nuk kam arritur ta kryej vetëvrasjen, nuk kisha tjetër mundësi të jetës sime. Po atë ditë ka qenë një gabim fatal i SHIK-ut. Gabimi i tyre ishte ndryshimi i dhomave. Konfrontimi i Remzi Hoxhës, ishte i deformuar. Ndoshta edhe ai më ka parë mua të masakruar, të deformuar. Po, për herë të fundit.
Gjatë kohës që qëndronit në këtë shtëpi a dëgjonit britma njerëzish që rriheshin? Kush ishin ata?
Ushtarët tanë, 100% përfshi këtë viktimën, që nuk ka të bëj fare me organizatën tonë, Ziso Kristopulli. Edhe ajo ka mundësi.
Mund të na e përshkruash gjendjen e Remzi Hoxhës në ato pak momente që juve mundët ta shikonit?
Ka qenë i çarë nga buzët. Në anën e kokës ka qenë i gjakosur, i goditur. Fytyra ka qenë shumë e zezë. Asnjëherë s’kemi biseduar për çështje biznesi. Gjithmonë kemi pasur një ideal. Idealin kombëtar.  Remziu ka qenë një atdhetar kombëtar shqiptar shumë i qetë, shumë i matur, shumë i besueshëm. Një njeri që kur ta jap betimin nuk ndryshon siç kemi vepruar të gjithë dhe prandaj do të luftoj deri në pikën e fundit të di për fatin e tij. Më mungon shumë ai njeri jo vetëm mua, por tërë Kosovës.
Dërgimi në Maqedoni, largimi në Kosovë dhe kalimi në Holandë
Le të kthehemi në momentet e fundit të qëndrimit tuaj në bazën e SHIK. Ju liruan, çfarë të thanë?
Më kanë dërguar deri në Qafë-Thanë, Ilir Kumbaro, vetë i treti. Nuk mund të ecja dot. Ja ashtu me shumë vështirësi. Më ka dhënë një pasaportë të kuqe.  Fatkeqësisht, s’ma ka dhënë mua në dorë. Ia ka dhënë në dorë dy shqiptarëve të Maqedonisë, me një makinë me targa të Maqedonisë. Kanë diskutuar në makinën e tyre, nuk e di se çfarë. Fjala e fundit e Ilir Kumbaros ka qenë: 'Tani e tutje ke të bësh me shtetin maqedonas'. Që të dy ata kanë qenë shqiptarë. Jam futur në veturë dhe s’jemi ndaluar në pikën doganore qoftë shqiptare apo maqedone. Një natë kam fjetur te ky person, por s'i kisha besë askujt. Mendoja që gjithmonë janë bashkëpunëtorë të NVRA-s kundër zbuluese të Maqedonisë.
Nga Maqedonia ku shkuat?
Në Kosovë.
Sa keni qëndruar në Kosovë?
Në Kosovë kam qëndruar gjithë kohën deri në luftë.
Kur keni mbërritur në Holandë?
Në tetor të 1998.
Dhe këtu keni kërkuar azil politik?
Po.
Cila është arsyeja?
Ka shumë arsye të cilat s’i them dot. Kryesorja, arsyeja e sigurisë që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me shtetin shqiptar.
Gjyqi, Loshaj: S'kam besim te shteti i Berishës, do dëshmoja po të qe gjallë Azem Hajdari
Abdyl Loshaj për çështjen e rrëmbimit tuaj, të Ziso Kristopulit dhe përfshi zhdukjen e Remzi Hoxhës është hapur një proces gjyqësor në Tiranë. Prokurori në këtë çështje, zoti Xhevat Hana ka tentuar disa herë t’ju kontaktojë që dëshmia juaj të jepet në sallën e gjyqit. Përse keni refuzuar ta jepni dëshminë në Tiranë?
Po të ishte gjallë i ndjeri Azem Hajdari, do të vija.
Prokuroria shqiptare ju ka garantuar mbrojtje...
Çfarë mbrojtjeje?!
Sipas ligjeve në fuqi....
Çfarë ligjesh?! Nuk shikoj fuqi unë. E njëjta qeveri e asaj kohe që na ka shkatërruar, e njëjta qeveri është edhe sot.
A i frikësoheni një eliminimi fizik të mundshëm?
Po, drejtpërsëdrejti.
Nuk keni fare dijeni se çfarë po ndodh me këtë proces ku një ndër akuzat ka të bëjë me rrëmbimin tuaj?
Një gjë është shumë e qartë për mua. S’kam nevojë t’i ndjek këto gjëra çdo gjë do t’ia lë drejtësisë shqiptare.
Pra, ju thoni se në rrëmbimin tuaj kanë qenë edhe persona të tjerë?
Vetë shteti.
Çfarë kërkoni nga drejtësia shqiptare?
Nuk kërkoj mëshirë. Kërkoj drejtësi.
A besoni që një ditë kjo drejtësi e vonuar për rastin tuaj do të realizohet?
Jo, me këtë qeveri në Shqipëri.

Më të lexuarat