BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Dossier

Zbardhet për herë të parë përmbajtja e procesverbaleve të Komisionit Ndërkombëtar që përcaktoi kufirin shqiptaro-grek, nga roli negativ i Anglisë, te kërcënimet e bandave greke në Ersekë dhe poshtërsitë pas Traktatit të Lozanës, ja çfarë ndodhi në fshatrat Prodan e Borovë në 19 tetor 1913

 

Zbardhet për herë të parë përmbajtja e procesverbaleve

Luftërat ballkanike të 1912-13 e gjetën popullin shqiptar në këmbë, të vetëdijshëm për ndërgjegjen kombëtare për liri e bashkim kombëtar. Konferenca e Londrës ka vendosur për krijimin e një principate shqiptare. Prandaj traktati i paqes së majit 1913 ndërmjet vendeve ballkanike ndërluftuese, nuk përfshinte Shqipërinë, ndërmjet territoreve që Turqia duhet tu lëshonte shteteve ballkanike dhe Fuqive të Mëdha u ishte besuar “kujdesi për të rregulluar kufinjtë e Shqipërisë dhe të gjitha çështjet e tjera që kishin të bëjnë me Shqipërinë”. (Art. 3). Ndërkohë që shteti shqiptar nuk kishte lindur akoma zyrtarisht, Greqia bënte publike pretendimet e veta për Janinën, Prevezën, Gjirokastrën, Vlorën dhe Korçën, qytete që ndërkohë i kishte pushtuar. Me 7 maj 1913 Austro-Hungaria e Italia kundërshtuan me forcë projektin grek dhe paraqitën një projekt të tyre. Projekt që, duke u mbështetur në të dhënat etnografike, i linte Shqipërisë Janinën, Gjirokastrën, Korçën dhe shumicën e Çamërisë. Fuqive të Mëdha u dilte përballë një detyrë e vështirë, të përcaktonin në këto territore të gjëra që pretendoheshin nga të dy palët, një kufi, i cili të respektonte të drejtat e kombit shqiptar dhe të mos ishin burim për tensione ndërkufitare në të ardhmen ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë muajit maj 1913 pati një sërë propozimesh dhe kundër propozimesh që u shkëmbyen ndërmjet Fuqive të Mëdha, për të gjetur bazën e një marrëveshje për kufirin jugor të Shqipërisë. Më në fund me vendosjen se Korça dhe bregdeti deri në Kepin e Stillos do t’i mbeteshin Shqipërisë, në mbledhjen e fundit të Konferencës së Ambasadorëve u vendos në linja të përgjithshme kufiri Shqipëri-Greqi dhe iu la detyrë një Komisioni Ndërkombëtar që të shënonte në terren kufirin e saktë ndërmjet dy shteteve. Tashme ?amëria, Preveza, Janina dhe Kastoria, ishin zyrtarisht greke dhe Konferenca donte me çdo kusht të shënonte një kufi zyrtar jugor për shtetin e sapo lindur shqiptar, nga shtyrja italo-austriake, përpara së gjendja e tensionuar ballkanike dhe europiane të rrezikonte dhe zhdukjen e vetë shtetit shqiptar. Shihet qartë se Komisioni Ndërkombëtar i ngarkuar për të përcaktuar kufinjtë jugor të Shqipërisë do i kishte kryer punët e tij në një hapësirë shumë të kufizuar të territoreve që pretendoheshin, duke i lënë hetimet për zona të gjëra, për të cilat statistikat dhe hartat etnografike tregonin se ishin shqiptare.

Propozimet e punës së Komisionit

Edhe pse detyra e Komisionit ishte e kufizuar në një zonë të ngushtë kufitare është shumë e rëndësishme publikimi i proçesverbaleve të mbledhjeve të tij dhe të punimeve gjatë vizitave në fshatrat ku do të përcaktohej kufiri. I mbledhur me 4 tetor në Manastir, Komisioni miratoi propozimin e më poshtëm të delegatit Italian: “Baza e punës tonë është e formuar nga mbledhja e Konferencës së Ambasadorëve në Londër me 1, 5, 8 dhe 11 gusht, në veçanti projekti i Qeverisë së Vjenës dhe i pranuar nga të gjitha Fuqitë, me modifikimin e artikullit 6 të propozuar nga Sir E. Grey”. “Sipas propozimit austriak , i pranuar nga të gjitha Fuqitë, Kazaja Turke e Korçës i lihej e tëra Shqipërisë dhe kufiri ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë do ishte kufiri i vjetër i Kazasë, prandaj detyra e Komisionit ishte përcaktimi i kufirit, i cili do të fillonte nga kufiri i kazasë së Korçës e deri ne Gjirin e Ftelisë. Në këtë zonë Komisioni do të punonte ndërmjet pretendimeve shqiptare drejt jugut dhe pretendimeve greke drejt veriut. Përcaktimi i kufirit do të bëhej sektor për sektor në baza etnografike dhe gjeografike. Për verifikimin etnografik, Komisioni do të verifikojë gjuhën mëmë, pra gjuhën që flitet në familje. Për këtë qëllim Komisioni do të shënojë gjuhën që flitet nga gratë, pleqtë dhe fëmijët që nuk kanë shkuar në shkollë. Komisioni nuk duhet të marrë për bazë, asnjë përpjekje për plebishit apo protesta politike.

Zbardhet për herë të parë përmbajtja e procesverbaleve

Procesverbalet nga terreni

Me poshtë po japim një fragment të procesverbaleve të mbajtur nga Komisioni Ndërkombëtar gjatë vizitës në fshatrat Prodan e Borovë. Më 19 tetor 1913, Komisioni, pasi u zhvendos në Ersekë, filloi punën me një vizitë në fshatrat Prodani dhe Borovë. Le të shohim përmbledhjen: «Komisioni shkon në Prodani, një fshat i përzier, për të cilin informacionet nga burimet myslimane japin: myslimanë 50, të krishterë 150: ata nga burimi zyrtar grek: myslimanë 30, të krishterë 180; ata të komunës së Erzekut (Ersekës): myslimanë 30, të krishterë 180. Vizita u vendos në fshehtësi të plotë; megjithatë, në hyrje të fshatit takohen dy persona të armatosur, të cilët propozojnë ta shoqërojnë Komisionin në fshat. Ftohen të largohen dhe me caktimin e delegatit italian, Komisioni hyn në një shtëpi. Katër gra dhe tre fëmijë të moshës rreth gjashtë vjeç janë në këtë shtëpi. Njëra prej tyre është pronarja dhe të tjerët u përkasin familjeve të ndryshme të fshatit. Ata janë pyetur disa herë dhe shihet se nuk e kuptojnë gjuhën greke. Njëri prej tyre deklaron hapur se nuk e kuptojnë këtë gjuhë. Përkundrazi, të gjithë e flasin gjuhën shqipe si fëmijët. Delegati rus shënon një shtëpi në pragun e së cilës shihen dy gra të krishtera. Ata merren në pyetje dhe konstatohet se nuk e flasin fare gjuhën greke. Ata në vend të kësaj flasin gjuhën shqipe. Delegati rus tregon një shtëpi tjetër në të cilën po qëndron një grua e re e krishterë. Në pyetje ajo përgjigjet greqisht, por deklaron se flet edhe gjuhën shqipe. Delegati gjerman tregon një shtëpi, por dera është e mbyllur dhe Komisioni konstaton se të gjitha shtëpitë në fshat janë mbyllur. Një i graduar në ushtrinë greke, i shoqëruar nga disa ushtarë të parregullt dhe të armatosur, nuk pranon të hapen dyert dhe deklaron se gratë kanë frikë të shihen sepse në kohën e dominimit turk myslimanët hynin në shtëpi dhe bënin të gjitha llojet e krimeve. Kryetari i fshatit, i emëruar pas pushtimit nga ushtria greke, deklaron se në fshat jetojnë tre myslimanë dhe 250 grekë, gjë që është në kundërshtim me të dhënat e vetë autoriteteve greke të Ersekës! Duke pasur parasysh pamundësinë e hyrjes në shtëpi, komisioni vendosi të largohej nga Prodani dhe shkoi në Borovë, një fshat i përzier, për të cilin informacionet nga një burim mysliman jepnin: 25 myslimanë, 550 të krishterë, prefektura e Ersekës jep: 980 të krishterë dhe asnjë mysliman, kurse komuna e Ersekës jep: Myslimanë 35, të krishterë 910.  Në hyrje të fshatit shihen disa civilë të parregullt të krishterë të armatosur (i famshmi Batalioni i Shenjtë – banda të armatosura greke që shfaqen si civilë që duan të bashkohen me Greqinë), të cilët shkojnë me vrap drejt fshatit për t’i paraprirë Komisionit. Njëri prej tyre njihet nga Komisioni se është parë pak më parë në Prodani; në fakt ai pranon të jetë me origjine prej Prodanit dhe, me kërkesë të Komisionit, kthehet prapa. Me të hyrë në fshat, Komisionit i afrohen disa njerëz, njëri prej të cilëve ishte i armatosur, të cilët bënë vëzhgime dhe këmbëngulën që komisioni t'i ndiqte për të hyrë në fshat nga një rrugë tjetër. Delegati gjerman shënon një shtëpi ku pa një grua të moshuar të krishterë. Kur Komisioni hyn në oborr të shtëpisë, kjo grua e shoqëruar nga një tjetër, ik dhe zhduket në shtëpi. Papritur shfaqet një burrë i zemëruar shumë, i cili siç u konstatua më vonë nuk banon në atë shtëpi dhe pyet me çfarë të drejte dikush dëshiron të hyjë brenda shtëpisë. Burra të tjerë të armatosur dhe të paarmatosur nxitojnë në oborr dhe e pengojnë Komisionin të hyjë në shtëpi. Ata bërtasin se ata (Komisioni) duhet të dalë, përdorin fjalë fyese, rrahin tokën me kondakët e pushkëve etj. Mbërrin një rreshter i ushtrisë greke. Dy civilë të armatosur kanë bllokuar hyrjen e shtëpisë për të mos lejuar që Komisioni të hyjë. Duke u larguar nga fshati, ku ndërkohë ishte mbledhur një turmë e paraprirë nga një flamur grek, Komisioni takoi një fermer dhe një fshatare, të cilët i merr në pyetje. Ata janë nga familje të ndryshme, të dy nga Borova. «U konstatua se fermeri flet shumë keq greqisht dhe shumë mirë shqip. Gruaja flet vetëm shqip dhe nuk kupton asnjë nga pyetjet e thjeshta që bëhen në greqisht”. Pas shumë problemesh dhe tensionesh, deri edhe të armatosura, gjatë vizitave nëpër fshatra Komisioni vendosi të ndërpriste punimet direkte në terren dhe të vazhdojë punimet në zyrë me ndihmën e hartave topografike.

Anglia ndryshon brenda 5 ditëve strategjinë e saj, mbështeti tezat e Venizellosit

Me 13 nëntor delegati anglez deklaron se qeveria angleze u ka propozuar të gjitha Fuqive që Komisionit t’i ngarkohet si detyrë të vizitojë të gjitha rajonet që pretendohen nga të dy palët dhe të studioje jo vetëm kombësinë por edhe gjendjen ekonomike, strategjike dhe gjeografike. Me 18 nëntor pala angleze komunikoi një projekt krejt të ndryshëm nga hera tjetër, në të cilin jepej direkt një linjë kufiri e paravendosur, duke përjashtuar tërësisht punimet e Komisionit në terren, madje duke i kërkuar Komisionit ta pranojë propozimin sepse “është e rëndësishme që të zgjidhet kjo çështje sa më shpejtë që të jetë e mundur”. Ky propozim, me disa modifikime të vogla që delegati italian arriti të ndryshoj në favor të Shqipërisë, u pranua zyrtarisht nga Komisioni në mbledhjen e fundit që u mbajt në Firence më 17 dhjetor 1913 dhe ka hyrë zyrtarisht në atë që quhet “Protokolli i Firences, i cili zyrtarizoj kufirin greko-shqiptar që kemi edhe sot. Mund të habisë fakti se në vetëm 5 ditë, qeveria angleze solli dy propozime plotësisht të kundërta me njëra-tjetrën. Dhe kjo erdhi për shkak se kishte ndodhur një fakt i ri ndërkombëtar, i cili ndryshoi thellësisht situatën ballkanike. Me 14 nëntor 1913 u firmos në Athinë Traktati i Paqes turko – greke, i cili ndër të tjera kishte dhe klauzolën në të cilën fati i ishujve të Egjeut, të pushtuar nga Greqia, do të vendosej sipas art. V nga Fuqitë e Mëdha. Anglia mbështeste tezat e Venizellosit , sipas të cilave çështja e kufirit greko-shqiptar dhe ajo e ishujve të Egjeut nuk mund të zgjidheshin të ndara, por duhet të konsideroheshin si një problem vetëm dhe i pandashëm. Meqenëse kishte ndërhyrë paqja ndërmjet Turqisë dhe Greqisë, fiksimi sa më parë i kufirit shqiptaro-grek, i jepte mundësi Anglisë të ndërmjetësonte aneksimin e shpejtë nga Greqia të ishujve të Egjeut, si një kompensim për tërheqjen greke nga Korça e Gjirokastra. Gjatë punimeve në terren Komisioni u përball me lloj-lloj pengesash, vështirësish e dhunë nga grekët për të mos lejuar që shqiptarët të deklarohen për bashkim me Shqipërinë.

Zbardhet për herë të parë përmbajtja e procesverbaleve

Konkluzione nga procesverbalet

Nga analiza e procesverbaleve arrijmë në disa konkluzione ku do të përmendim:

1-Punimet e Komisionit u kryen në një situatë të pazakontë, për shkak të pushtimit grek të zonave ku do punonte komisioni. Me vendim unanim të të gjithë delegatëve, punimet e Komisionit u ndërprenë, kur u pa qartë se qeveria greke në kundërshtim më detyrimet e marra, jo vetëm nuk bënte asgjë për të ndihmuar në punën e Komisionit, por bënte çmos në pengimin e tij. Pala greke deklaronte se pretendimet e saj territoriale ishin të mbështetura në baza të forta etnografike. Prandaj ishte në interes të saj që të ndihmonte Komisionin në punimet e tij. Por duke parë të kundërtën tregon se pretendimet greke ishin të pabaza dhe vizitat në terren do i nxirrnin gënjeshtrat.

2-Komisioni i kufizoi punimet e tij vetëm në një sektor të kufirit, ku vizitoi 6 fshatra dhe mori në pyetje pak persona. Të gjithë personat që u morën në pyetje, edhe ortodoksët, jashtë fshatrave dhe larg personave të armatosur u përgjigjën në shqip, të tjerë të trembur nga prania e ushtarëve grek u mbyllën në shtëpi dhe nuk pranuan të përgjigjen. Duke lexuar proçesverbalet të krijohet bindja se kemi të bëjmë me zona tërësisht shqiptare dhe që kemi të bëjmë me një skenim të dhunshëm, të organizuar nga trupat greke për të ndryshuar natyrën e vërtetë të popullsisë. Pasi u braktis shpresa se kufijtë do të vendoseshin sipas kriterit etnografik, u kalua sipas propozimit anglez në kriteret ekonomike, strategjike dhe gjeografike. E krejt në fund u kalua në një vendim politik të shtyrë nga pala angleze. Për këtë arsye, pas urdhrit të ardhur nga lart, u vendos më 1913 fati i një territori të gjerë të banuar kryesisht nga shqiptarë. Me 13 shkurt 1913 Fuqitë e Mëdha i njoftuan Greqisë vendimin e tyre për kufirin jugor të Shqipërisë dhe i kërkuan që brenda 31 marsit të tërheqë trupat e saj nga territori shqiptar. Greqia provoj një tjetër rrugë për të mos zbatuar vendimin e Fuqive të Mëdha, duke dërguar në krahinat që duhet të dorëzonte Zoografos, ish-ministri i Jashtëm grek, i cili me 28 shkurt i shpalli këto krahina si të pavarura. Megjithatë, data e 31 marsit kaloi dhe Greqia nuk i tërhoqi trupat ushtarake nga territori i Shqipërisë dhe vetëm nga fundi i prillit deklaroi tërheqjen e trupave, por la në Shqipëri me dhjetëra banda të armatosura greke, sidomos nga Kreta. Banda që u tërhoqën dalë nga dalë duke bërë vrasje, grabitje dhe dogjën Tepelenën dhe Leskovikun dhe mbi 300 fshatra shqiptarë.

Zbardhet për herë të parë përmbajtja e procesverbaleve

Mbajtja pushtuar e 14 fshatrave të Korçës dhe vrasja e gjeneral Telinit

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe faktin se pavarësisht vendimeve të Fuqive të Mëdha, nga 1913 e deri në 1924 Greqia mbajti të pushtuar 14 fshatra që dikur i takonin Kazasë së Korçës dhe që i ishin njohur zyrtarisht Shqipërisë. Komisioni i Hetimit i dërguar nga Lidhja e Kombeve me 1920-21 deklaroi se popullsia është kryesisht shqiptare, ka pak grekë e vllehë. Një Komision i drejtuar nga Gjeneral Telini, mori detyrën që të përcaktojë kufirin e këtyre 14 fshatrave. Ky Komision i formuar më 18 janar 1922 filloi menjëherë punimet deri sa u detyra t’i ndërpresë me 27 gusht 1923 si pasojë e vrasjes së gjeneral Telinit nga vrasës grekë. Konferenca e Ambasadorëve, më 1921 njohu kufirin greko-shqiptar të 1913, si pasojë e protestës së palës greke, u krijua Komisioni Telini. Pala greke më korrik 1923 propozoi që kufiri të vendoset në malin e Moravës, duke i lënë Greqisë zonën e Bilishtit. Vrasja e Telinit ndërpreu punimet e Komisionit dhe bllokoi çdo punim. Me 14 prill 1924 Konferenca kundërshtoi propozimin grek. Pala greke me 27 prill 1924 i dërgoi një notë proteste Konferencës. Konferenca deklaroi se nuk do pranojë asnjë notë proteste nga pala greke dhe se Greqia duhet të lirojë fshatrat në fjalë brenda 11 gushtit 1924. Delegati grek u përgjigj se nuk ishte i udhëzuar që të kthente përgjigje. Me 9 shtator qeveria greke deklaroi se nuk mund të vendoste për evakuimin pa një autorizim nga parlamenti grek, sipas kushteve të kushtetutës greke. Me 1 tetor Konferenca u përgjigj në mënyre të rreptë se nuk kishte asnjë qellim që të vazhdonte me debatin në fjalë dhe fiksoi 31 tetorin si datë limit për tërheqjen e trupave greke nga 14 fshatrat. Më në fund me 31 tetor 1924 trupat shqiptare morën nën kontroll zonën në fjalë. Pas përpjekjesh të shumta dhe pas 13 vitesh më në fund Shqipëria mundi të këtë një kufi të përcaktuar qartë me shtetin grek. Por ky kufi la në anën tjetër me mijëra shqiptarë. Për mbrojtjen e interesit material dhe shpirtëror të këtyre bijve të shqipes, që ngelën matanë kufirit, ishin me dhjetëra klauzola mbi mbrojtjen e minoriteteve sipas traktateve të firmosura nga Greqia. Traktate që Greqia i ka shkelur me këmbë, që nga firmosja e tyre, duke filluar me ndërprerjen e mësimit të gjuhës shqipe, ndalimin e shpërndarjes së gazetave në shqip e deri tek dhuna dhe vrasje nga më të ndryshmet.

Traktati i Lozanës, Greqia dëbon sërish shqiptarët

Ndërkohë, Greqisë i erdhi një rast i artë për të hequr qafe një pjesë të problemit me popullsinë shqiptare sidomos të asaj me fe myslimane. Me paqen greko-turke dhe me Traktatin e Lozanës të firmosur me 30 janar 1923, qeveria greke zotohej të priste grekët e brigjeve të Azisë së Vogël dhe qeveria turke duhet të priste turqit që banonin në Greqi. Edhe pse gjatë punimeve të Konferencës së Lozanës, u stabilizua në mënyrë të qartë se shqiptarët e fesë myslimane duhet të përjashtoheshin nga shkëmbimi i popullsisë, Greqia i shmangu detyrimet e traktatit duke deklaruar se nuk ka një problem të popullsisë shqiptare myslimane në Greqi dhe nëse ndonjë prej tyre është shpërngulur për në Turqi e ka bërë me bazë vullnetare duke kërkuar vetë shpërnguljen.

Veprime që hidhen poshtë nga shumë fakte, ku mund të përmendim:

1-Komisioni i përbashkët, i cili duhet të mblidhte dëshirën e popullit shqiptar, për tu mos u përfshirë në shkëmbimet e popullsisë, vizitoi vetëm qendrat e Prevezës, Janinës, Kastorias, Follorinës dhe Sorovies, ku takoi vetëm disa hoxhallarë të thirrur nga autoritetet greke, të cilët të këshilluar nga ata deklaruan se shqiptarët donin të hiqnin dorë nga e drejta për të mos u përfshirë në shkëmbimet e popullsisë.

2-Edhe pas shumë e shumë kërkesave të Shqipërisë, asnjë përfaqësues i shtetit shqiptar nuk u lejua të bënte pjesë në Komisionin e përbashkët, për më tepër pranë tij rolin e përkthyesit e bënte një grek.

3-Kur presidenti i Komisionit të përbashkët dërgoj një telegram në fshatrat myslimane të Kastorias (Kosturit), në të cilin ftonte kush donte të përjashtohej nga shkëmbimi i popullsisë të paraqitej në qytet, mori si përgjigje se: meqenëse janë shumë banorë do të ishte mirë që ai, si President, të shkonte në fshatrat e tyre. Ai nuk shkoi dhe të gjithë u përfshinë në shkëmbimet e popullsisë.

4-Vendimi i Komisionit të Përbashkët se shqiptarët myslimanë mund të ishin përjashtuar nga shpërngulja, u publikua vetëm në një gazetë në Athinë. Kurse të gjitha gazetat lokale publikonin artikuj të gjatë ku shkruanin se të gjitha popullsitë myslimane ishin të përfshira në shkëmbim.

5-Qeveria greke sekuestroi me forcë shtëpitë e shqiptarëve myslimanë në Çamëri, për tua dhënë grekëve që vinin nga Turqia. Vetëm në muajin e gushtit 1924 mbërritën në Igumenicë 4000 grekë. Kjo i detyroi shumë shqiptarë që të futeshin në shkëmbimet e popullsisë. Shumë prej tyre më të arritur në Turqi i kërkuan qeverisë turke që të shpërngulen për në Shqipëri.

6-Gazeta epirote “Elefteron Vima” më datën 24 shtator 1924 publikonte: “Guvernatori ushtarak i Epirit perëndimor ka deklaruar nëpërmjet një shpallje publike, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme ushtarake në krahinat e Filatit, Paramithisë, Margaritit dhe të Igumenicës”. Kjo tregon se veprimet për shkëmbimin e popullsisë nuk u bënë në mënyrë vullnetare. Madje shumë çamë për tu shpëtuar reprezaljeve greke, kaluan kufirin dhe u vendosën në Shqipëri.

Të gjitha këto përpjekje të Greqisë për të ndryshuar raportet e popullsisë në krahinat e pushtuara më 1913 hasën në një rezistencë të vazhdueshme të shqiptarëve. Rezistencë që shprehet shumë qartë në një qarkore të prefektit të Thesprotisë, e vitit 1938, në të cilën ishte i detyruar të deklaronte se: Në zyrat komunale, ato shtetërore dhe në mbledhjet publike në Çamëri nuk flitej gjuha greke.

*Autori është doktor i shkencave gjeografike dhe antropologjike, diplomuar në Firence.

Të dhënat e servirura në kuadër të këtij materiali janë marrë nga arkivi shtetëror i Firences, dosja që pasqyron “Protokollin e Firences”, i vitit 1913.

Titulli është redaksional.

Sqarim:

Fig.1. Propozimet për kufirin shqiptaro-grek: Vija e zezë propozim grek, vija e kuqe propozim austro-italian, vija e kaltër propozim shqiptar dhe vija e verdhë kufiri i zyrtarizuar.

Fig.2. Harta Etnografike e Çamërisë e francezit Lejean, e marrë nga Baldaçi (hartë e vitit 1861, që jep gjithë bregun perëndimor të Greqisë së sotme, deri ne Artë, të banuar tërësisht nga shqiptarët).

Fig.3. Statistikat turke mbi popullsinë e Çamërisë, marrë nga Baldaçi.

Më të lexuarat