BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Ekonomia

2 miliardë lekë në vit, grupet me fitime më të mëdha në Shqipëri

2 miliardë lekë në vit, grupet me fitime më të

Shumë sipërmarrës, që e nisën aktivitetin në fillim të viteve ’90 u zgjeruan gradualisht, duke rritur të ardhurat e fitimet e duke riinvestuar e duke u diversifikuar në shumë sektorë.

Të tjerë që hynë më vonë patën nuhatje që të zhvillonin ato segmente që ende nuk ishin të maturuar e kërkesa ishte e lartë.

Pas 20 vitesh tranzicion në vend janë krijuar shumë grupe të mëdha, me aktivitetet të qëndrueshëm.

Sot shumë prej tyre realizojnë fitime të qëndrueshme.

Grupi me fitime më të mëdha në vend (para taksave) në 2022, ishte BALFIN, me 5.6 miliardë lekë, i ndjekur nga “Kastrati” me 4.6 miliardë lekë.

Grupet e tjera të mëdha realizojnë midis 1 dhe 2 miliardë lekë fitime në vit.

Grupi BALFIN, me interesa në tregti me pakicë, qendra tregtare, ndërtim, turizëm, miniera, banka, është i dyti më i madh sipas qarkullimit vjetor, por i pari me fitime.

Të ardhurat e 10 kompanive kryesore më të mëdha të grupit në Shqipëri ishin rreth 39 miliardë lekë, me rritje prej 4% me bazë vjetore.

“SPAR Albania” është kompania më e madhe e grupit, sipas të ardhurave në vitin 2022, me 24% të totalit.

Fitimet e këtyre 10 kompanive në total ishin 5.6 miliardë lekë, me rritje prej 16%. Ky është dhe niveli më i lartë i fitimeve i arritur ndonjëherë nga grupi.

Në vlerë, fitimet më të mëdha janë arritur nga “Tirana Bank” dhe “Green Coast”, me përkatësisht 1.3 dhe 1.1 miliardë lekë.

Grupi Kastrati është tregtuesi më i madh i karburanteve në vend, ka aktivitet në fushën e sigurimeve dhe të tregtimit të automjeteve, është diversifikuar në fushën e ndërtimit dhe hotelerisë, ndërsa tre vitet e fundit ka hyrë dhe në fushën e aviacionit.

Qarkullimi vjetor i grupit ishte 143 miliardë lekë, me rritje prej 45% me bazë vjetore, e ndikuar nga shtimi i aktivitetit të tregtimit të naftës, nga çmimet e larta.

Ndonëse të ardhurat janë rritur ndjeshëm, fitimet nuk kanë ndjekur të njëjtën tendencë.

Ato pothuajse u përgjysmuan në 4.4 miliardë lekë, të ndikuar nga rezultati negativ i dy shoqërive të tregtimit të naftës me shumicë e pakicë, që vuajtën pasojat e ndryshimeve të mëdha në koniunkturën e karburanteve në vitin 2022, për shkak të sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndërhyrjeve të Bordit të Transparencës në çmimet e tregtimit me shumicë e pakicë.

Tirana International Airport mbetet kompania më fitimprurëse e grupit, me 3.6 miliardë lekë.

Grupi EHW është ndër më të mëdhenjtë në vend me aktivitet të përqendruar në industrinë përpunuese, si përpunimi i mishit (marka EHW), prodhimi i ujit (marka “Qafshtama”) dhe vitet e fundit është zgjeruar dhe në zinxhirin e supermarketeve me aksione në “Conad”.

Në total, Grupi EHW, që përfshin dhe subjektet e tjera të grupit në industrinë përpunuese, raportoi një qarkullim vjetor prej 15.4 miliardë lekësh, me rritje 14.3% me bazë vjetore.

Prej disa vitesh, kompania publikon bilanc të konsoliduar për grupin, nën logon e EHW.

Fitimet e grupit ishin gati 2 miliardë lekë, me rritje 13% me bazë vjetore.

Grupi AGNA është distributori më i madh në vend dhe ka njohur zgjerim vit pas viti. Krahas tregtimit me shumicë, grupi ka aktivitet edhe në prodhimin dhe ambalazhimin e pijeve freskuese dhe vitet e fundit ka hyrë dhe në segmentin e prodhimit të birrës.

Dy kompanitë kryesore të grupit, “AGNA sh.a.” (shpërndarës produktesh dhe investues) dhe “Alfa sh.a.” (ambalazhues i “Pepsi”, “Ivi”, “7Up”, “Lipton Ice Tea”; prodhues i “Glina” dhe “Spring”; shpërndarës i “Heineken”, “Amstel”, “Alfa Beers”, “Tsantali Wines” dhe “Shark Energy Drink”), realizuan për vitin 2022 një xhiro prej rreth 30.3 miliardë lekësh, me rritje prej 7.6% në raport me vitin e mëparshëm.

Fitimet e këtyre kompanive ishin 1.63 miliardë lekë, pothuajse në nivelet e vitit të mëparshëm.

“Bigalb” është grupi më i madh në vend me aktivitet në zinxhirin e supermarketeve.

Nëpërmjet dy kompanive kryesore të tij, “Big Market” dhe “Tirana Cash and Carry”, të ardhurat totale arritën në 27.4 miliardë lekë në vitin 2022, me zgjerim të ndjeshëm prej 15%, si rrjedhojë e ecurisë së mirë të “Big Market”.

Fitimet e grupit ishin 1.3 miliardë lekë, me rritje 10% me bazë vjetore, pjesa më e madhe e të cilave vjen nga zinxhiri i supermarketeve.

Kompanitë kryesore të Grupit Infosoft kanë realizuar në total, një qarkullim vjetor prej rreth 24.6 miliardë lekësh në aktivitetin në Shqipëri në vitin 2022, me rritje vjetore 18%.

Aktiviteti i tij kryesor në Shqipëri përfshin “Infosoft System”, “Infosoft Office”, në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe kompanitë e shpërndarjes e tregtimit në segmentin FMCG, “Inter Distribution Service”, “Interbrands” dhe “Inter Trade & Distribution” (51% të aksioneve).

Fitimet e grupit ishin 1.3 miliardë lekë, me tkurrje 13% me bazë vjetore./Monitor

Më të lexuarat