BREAKING NEWS

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari paralajmëron arrestime politikanësh: Ka mbaruar afati i hetimeve të 6 dosjeve, SPAK të ketë kujdes nga ‘diversanti’ që mund të tronditë hetimet dhe të bëjë një rrëmujë të paparë, ja çfarë po ndodh me Ilir Metën...

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari paralajmëron arrestime
x
BREAKING NEWS

Gazetari që çoi videon “përvëluese” në SPAK për aferën “CEZ-DIA” nxjerr detajet e forta për Ilir Metën: Hetimet kanë përfunduar, pritet komunikimi i akuzës, ja si ish-presidenti po kërkon të shpëtojë nga prangat, njësoj siç ia hodhi paq me pamjet me zë...

Gazetari që çoi videon “përvëluese” në
x
BREAKING NEWS

Ja goditja e ashpër e DASH për Sali Berishën, si i rrëzuan amerikanët intrigat që po thur ish-kryeministri për t’i shpëtuar arrestimit të SPAK

Ja goditja e ashpër e DASH për Sali Berishën, si i rrëzuan
x
BREAKING NEWS

“Zëri Amerikës” publikon raportin alarmant që “shkund” qeverinë: Korrupsioni dhe kapja e shtetit janë rritur ndjeshëm, shqetësim marrëveshjet e fshehta mes partive politike, zyrtarëve të mazhorancës dhe grupeve kriminale

“Zëri Amerikës” publikon raportin alarmant që
x
BREAKING NEWS

Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit, Ilir Metën nuk e mban vendi, paralajmëron se SPAK mund ta arrestojë, ish-presidenti shton kërcënimet ndaj Altin Dumanit

Vjehrra ishte dëshmitarja e fundit, Ilir Metën nuk e mban vendi,
x
BREAKING NEWS

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me Italinë, Rama ka telefonuar drejtorin e RAI 3”/ Prestigjiozja italiane zbardh prapaskenat e bujshme: Si u tërbua kryeministri shqiptar gjatë bisedës në telefon

“Pas publikimit të reportazhit për marrëveshjen me
x
BREAKING NEWS

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan miraton ligjin e “hekurt” që do të shkaktojë “tërmet” në Shqipëri, si do të “gjunjëzohen” nga drejtësia të gjithë personat “non-grata” dhe politikanët e zyrtarët e përfshirë në afera korruptive, fute...

Komisioni për Çështjet e Jashtme të Senatit amerikan
x
BREAKING NEWS

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK të çrrënjosë korrupsionin në Shqipëri, ambasadori i BE takon krerët e drejtësisë dhe merr në mbrojtje Altin Dumanin pas sulmeve të Ilir Metës e Sali Berishës

Brukseli mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon SPAK
x

Ekonomia

Banka Botërore mbështet reformën e shërbimeve publike në Shqipëri

Banka Botërore mbështet reformën e shërbimeve publike
Programi “Inovacioni kundër korrupsionit- Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin” ka marrë një mbështetje të rëndësishme nga Banka Botërore.
 
Bordi i Drejtorëve Ekzekutive të BB miratoi financimin prej 32 milionë dollarësh amerikanë për “Projektin e ofrimit të shërbimeve me në qendër qytetarin”. 
 
Kjo mbështetje është një vlerësim domethënës për punën e bërë nën drejtimin e Ministres së Shtetit për Inovacinin dhe Administratën Publike, zMilena Harito, për hartimin dhe nisjen e realizimit të këtij programi me një rëndësi të veçantë për qytetarët shqiptarë. 
 
Reforma do të transformojë mënyrën se si administrata publike ju shërben qytetarëve dhe biznesit. Të gjitha shërbimet e institucioneve shtetërore për publikun do të ofrohen në një model të ri, me sportele të grupuara, duke synuar shkurtimin e kohës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit, sipas parimeve të shërbimit ndaj klientit.
 
Në të njëjtën kohë kjo reformë synon t’i presë rrugën korrupsionit, pasi tashmë sportelet ku do të merret shërbimi nuk do të varen më nga institucionet që i prodhojnë këto shërbime. Sportelet do të funksionojnë mbi bazën e procedurave tërësisht të reja dhe të afateve kohore të përcaktuara qartë.
 
Modernizimi i shërbimeve të ofruara qytetarit dhe biznesit, sipas praktikave më të mira të BE dhe atyre ndërkombëtare do të arrihet nëpërmjet: 
 
1. Thjeshtimit dhe standardizimit të procedurave administrative;
2. Dixhitalizimit të shërbimeve dhe ngritjes së sistemeve teknologjisë së informacionit;
3. Zgjerimit të hapësirave për marrjen e informacionit të shpejtë dhe të saktë për shërbimet nga qytetarët;
4. Ngritjes së mekanizmave për mbledhjen e mendimeve dhe vlerësimeve të qytetarëve për shërbimet, për të siguruar përmirësimin në vazhdimësi të tyre.
 
Puna për këtë program ka nisur prej mëse një viti, kohë gjatë së cilës është kryer inventarizimi i shërbimeve publike që ofron administrata publike qëndrore si dhe kodifikimi i këtyre shërbimeve. Aktualisht po punohet për hartimin e formularëve që do të përdoren për marrjen e shërbimeve. Këta formularë do të jenë standard dhe të bazuar në një model të vetëm.
 
Reforma në Shërbimet Publike është një nga 6 prioritetet e Qeverisë Shqiptare dhe si e tillë ajo po realizohet me një angazhim të posaçëm të Ministres së Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike si dhe strukturave përkatëse në varësi të saj.