BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Ekonomia

Bonusi i bebeve/ Janë shpenzuar 148 mln euro, gati gjysma i kanë marrë ata që jetojnë jashtë

Bonusi i bebeve/ Janë shpenzuar 148 mln euro, gati gjysma i kanë

Vitin e kaluar nga 42,740 bebe përfituese të bonusit, rreth 46% e tyre ishte për lindjet jashtë Shqipërisë, sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në total, për vitin 2023, fondi i shpërndarë ishte rreth 33 milionë euro.

“Fondet në dispozicion për bonusin e bebes për vitin 2023 janë 3,305,516 mijë lekë. Fonde këto që mbulojnë pagesat për 42,740 lindjet gjatë vitit 2023 (22,992 lindje brenda vendit dhe 19,748 lindje jashtë vendit)”, thuhet në raportin e monitorimit të publikuar nga Ministria e shëndetësisë.

Edhe në vitin 2022, nga 42,504 përfitues të bonusit, rreth 43% e tyre ishin për lindjet jashtë. Fondet në dispozicion për bonusin e bebes për vitin 2022 (i korrektuar) janë 3,100,000 mijë lekë. Fonde këto që mbulojnë pagesat për nënat që kanë lindur 42,504 bebet (24,337 lindje brenda vendit dhe 18,167 lindje jashtë vendit) për vitin 2022 sipas të dhënave zyrtare.

Për 2021 rreth 38% të përfituesve ishin të lindur jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare fondet në dispozicion për bonusin e bebes për vitin 2021 ishin 3,303,110 mijë lekë. Fonde këto që mbuluan pagesat për nënat që kanë lindur 43,441 bebet (26,990 lindje brenda vendit dhe 16,451 lindje jashtë vendit) gjatë vitit 2021.

Për shkak të numrit të lartë të përfituesve të porsalindur jashtë vendit, vitin e kaluar qeveria ndryshoi politikat sociale për shpërndarjen e bonusit të bebeve, një program që ka nisur zbatimin prej 2019-s.

Sipas ndryshimeve në ligjin “Për një shtesë dhe një ndryshim në Ligjin Nr. 57/2019 “Për Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”  të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në tetor 2023, u përjashtuan nga përfitimi të porsalindurit që nuk janë rezidentë në Shqipëri.

Në katër vjet janë dhënë 148 milionë euro

Në total prej vitit 2019 deri më 2023 sipas të dhënave të raporteve të monitorimit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë janë shpërndarë rreth 14,8 miliardë lekë apo 148 milionë euro për programin e bonusit të bebes.

Programi “Bonusi i bebes” mbështet familjet nëpërmjet dhënies direkte të çekut që tërhiqet nga nëna, me vlerën e 40 mijë lekëve për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.