Bordi i Transparencës ka publikuar dje çmimet e reja për naftën, gazit dhe për benzinën. Në çmimet e publikuara nafta është ulur me 5 lekë dhe duke filluar nga sot do të shitet me 227 lekë për litër. Ndërsa benzina është ulur me 2 lekë dhe do të shitet me 210 lekë për litër. Sa i takon çmimit të gazit, ai mbetet i pandryshueshëm dhe do të shitet me 74 lekë për litër. Sakaq çmimi i naftës për peshkimin është vendosur 133 lek/litër. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 74 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 62 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoil për peshkimin është vendosur 133 lek/litër”, njoftoi Bordi i Transparencës. Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi qysh dje në orën 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë