BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB dhe KGB që mori me vete Bashkim Gazidede, pse Ilir Meta e Kryemadhi braktisën protestën e 20 shkurtit dhe arsyeja pse SPAK nuk po e çon pas hekurave Sali Berishën

Spartak Ngjela: Ja ku ndodhet lista me agjentë shqiptarë të UDB
x
BREAKING NEWS

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta Manastirliun, zbardhet “pika e errët” për të cilën po hetohet ish-ministrja, gazetarja nxjerr prapaskenat, brenda një muaji dosja e sterilizimit shkon në gjykatë

Ja “bomba” që plasi Beqaj në SPAK për Ogerta
x
BREAKING NEWS

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele të larta, ja strategjia që agjentet e BKH do të ndjekin për të hetuar zyrtarët pas urdhrit të Ramës për të “bllokuar” dyert e zyrave dhe institucioneve

SPAK skemë të re për të luftuar korrupsionin në nivele
x
BREAKING NEWS

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime drejtuesish qarqesh dhe lëvizjesh të forta në qeveri pas thirrjes së Manastirliut në SPAK, Gonxhe “ylli në ngjitje” në Partinë Socialiste

16 marsi reformë radikale e Edi Ramës në PS, ndryshime
x

Ekonomia

Brenda 6 muajve do të rishikohen pagat e punonjësve të bashkive, ministri Shtetit për Pushtetin Vendor zbardh detajet

Brenda 6 muajve do të rishikohen pagat e punonjësve të bashkive,

Mungesa e burimeve njerëzore të kualifikuara ka prekur edhe administratën e pushtetit lokal, kryesisht bashkitë e vogla ku oferta për punë nuk përmbush kërkesën e specialistëve. Për këtë arsye, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka vendosur të kërkojë nga kolegu që menaxhon buxhetin e shtetit, ministri i Financave, Ervin Mete një rishikim të pagave për punonjësit e bashkive brenda 6 muajve të parë të këtij viti. “Që në mesin e këtij viti të shohim një ndryshim të paketës të mënyrës se si mund të ndihmojmë bashkitë nëpërmjet rritjes së pagave, veçanërisht për funksione specifike që ato të kenë mundësi të jenë më kompetitive në treg”, deklaroi ai gjatë një prononcimi për mediat këtë fundjavë. Ndërkohë mungesa e burimeve njerëzore ndikon dhe tek kapacitetet e këtyre bashkive për të mbledhur më shumë të ardhura apo për të menaxhuar si duhet buxhetin e tyre. Kjo ka bërë që disa prej tyre të jenë në krizë financiare që rrezikon deri në falimentimin e tyre. “Ka 4-5 bashki që kanë probleme financiare, por nga 61, 4-5 është një numër që nuk është shumë i madh”, u shpreh ai. Në krye të 10 viteve të Reformës Territoriale që solli tkurrjen e njësive vendore në vetëm 61 bashki, qeveria po bën një analizë për të parë performancën e tyre. “Për të rishikuar me detaje kompetencat që ligji i ka dhënë dhe për të parë nëse bashkitë tona janë të gatshme për të marrë edhe më shumë kompetenca, apo për të parë nëse ka ndonjë funksion i cili është deleguar, por që ndoshta do ishte më mirë që të rianalizohej, apo të përqendrohej”, tha ai. Sakaq, raporti që do të hartohet në fund të Shkurtit ministri Arbian Mazniku pranon se mund të shërbejë dhe si platformë mbi të cilën të nis një diskutim me politikën e shoqërinë civile nëse ka nevojë për një reformë të re territoriale apo qoftë për të riparë kompetencat që kanë aktualisht bashkitë. Por sipas ministrit  qëllimi final nuk duhet të shërbejë për kalkulime elektorale. “Ky është një debat që do duhet të bazohet tek të dhënat dhe pastaj bazuar tek këto do duhet të dalim në një analizë të mirëfilltë të bashkëdiskutuar me të gjitha palët për të parë nëse kjo duhet të prekë apo jo territorin. Nuk është një element që duhet të jetë objektivi më shumë apo më pak bashki”, nënvizoi ministri Mazniku. Opozita pasi e bojkoti reformën territoriale të 2014 prej vitesh kërkon të ndryshohet harta territoriale administrative dhe të rritet serish numri i bashkive pasi sipas tyre kjo reformë ka dështuar. Kërkesë që socialistët nuk e mbështetën as në 2022 kur një komision i posaçëm bipartizan i mbylli rrugën ndryshimeve.