BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Ekonomia

Detyrimi për energjinë e rinovueshme, furnizuesit kundërshtojnë draft metodologjinë

Detyrimi për energjinë e rinovueshme, furnizuesit

Thuajse dy javë pas nxjerrjes për konsultim që draft metodologjisë për përcaktimin e detyrimit për energjinë e rinovueshme për tu paguar nga konsumatorët fundorë, Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë(AAES) ka dalë kundër një sërë pikave të propozuara në dokument. Në një shkresë drejtuar Entit Rregullator të Energjisë (ERE), kjo shoqatë nënvizon se janë një sërë aspektesh që duhet të rishikohen. Së pasi kundërshtimi lidhet me nenin 5 ku kërkohet që brenda datës 1 shtator furnizuesit të paraqesin tek Operatori i Burimeve të Rinovueshme parashikimin vjetor të vëllimit të energjisë që do furnizojnë sipas muajve në vitin pasardhës. Ndërkohë që edhe në nenin 6 kërkohet që nga prodhuesit me përparësi në operim dhe ata që planifikojnë të vënë në funksion impiantet të paraqitet vëllimi i energjisë që pritet të gjenerohet.

“AAES vlerëson se kërkesat më lart janë jo realiste dhe të pa aplikueshme në kushtet aktuale të operimit të tregut. Kjo pasi në eksperiencën/historikun e të gjithë anëtarëve të AAES (dhe jo vetëm) asnjë kontratë furnizimi nuk ishte lidhur me konsumatorët deri në datën 1 Shtator të vitit që i paraprin vitit për të cilët kërkohet parashikimi (4 muaj në avance). I njëjti arsyetim ishte i vlefshëm edhe për prodhuesit me përparësi të cilët janë të ekspozuar 100% karshi kushteve meteorologjikë dhe e kanë të pamundur parashikimin e gienerimit te tyre, duke iu mbetur, ashtu si edhe Furnizuesve, vetëm mundësia e një parashikimi arbitrar/subjektiv. Dhënia e parashikimeve për furnizim/ gjenerim potencial do të nxiste Furnizuesit të jepnin parashikime në ulje ndërsa prodhuesit në rritje dhe si pasojë devijimi, mes furnizimit të parashikuar dhe atij faktik apo gienerimit të parashikuar dhe atij faktik, do të ishte i lartë duke u përkthyer në llogaritjen e një Detyrimi për Energjinë e Rinovueshme (në vijim Detyrimi RES) larg realitetit”, thuhet në letrën e shoqatës.

Kjo e fundit rekomandon që në këtë llogaritje të merren parasysh vlera referencë nga vitet paraardhëse për të dhënë një ide më të saktë. Një tjetër pikë që shoqata kundërshton është ajo e parapagesave mujore, tremujore ose vjetore nga furnizuesit nëse Operatori i Energjisë së Rinovueshme ka pamundësi fondesh.

“AAES vlerëson këto parashikime si totalit të padrejta dhe abuzivë. Shqipëria do të ishte i pari vend në Europë në mos në botë i cili do të detyronte furnizuesit e energjisë ti nënshtrohen parapagesave të një niveli të tillë të llogaritura vetëm mbi parashikime/supozime të subjekteve”, vlerëson shkresa.

Pikë tjetër që rekomandohet për rishikim nga ana e shoqatës është ajo për rikuperimin e pagesave të pararkëtuara nga një furnizues i falimentuar nga OER që i ndan në të arkëtueshme dhe të pambledhura me furnizuesit e mbetur në treg në porporcion me pjesën që zë në treg çdo furnizues. Draft metodologjia në fjalë u nxor për konsultim nga ERE pak javë më parë. Ajo përcakton formulën sesi do të llogaritet detyrimi që do të paguhet për energjinë e rinovueshme nga konsumatori fundor. Ky fond do të mblidhet nga Operatori për Energjinë e Rinovueshme dhe do të destinohet për pagesat ndaj energjisë që blihet nga kontratat që shteti ka me prodhuesit./ Monitor

 

Më të lexuarat