BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Ekonomia

Dyfishimi i akcizës së birrës, eksperti i ekonomisë ngrenë alarmin: Prodhimi vendas rrezikon të zhduket

Dyfishimi i akcizës së birrës, eksperti i ekonomisë

Sekretari për Çështjet e Financave dhe Ekonomisë në Partinë e Lirisë, Petraq Milo, në një deklaratë për media, ka ngritur shqetësimin e shoqatës së prodhuesve të pijeve alkoolike për dyfishimin e akcizës së birrës.

Eksperti i ekonomisë është shprehur se dyfishimi i akcizës ka shkaktuar rritjen e kostos, vështirësi financiare, dhe si pasojë ulje e prodhimit dhe uljen e fuqisë punëtore.

“Prodhimi i birrës në vitin 2023 është ulur 11%, ndërsa punësimi është ulur në 15%. Përkundrazi kemi rritjen e importeve, të cilat kanë zëvendësuar uljen e prodhimit vendas, i cili rrezikon zhdukjen e tij”, tha ndër të tjera Milo.

Ai i ndal dhe te taksimi i profesioneve të lira, ku shprehu se jo vetëm që u është rritur barra fiskale, por u diskriminuan në krahasim me tatim paguesit e tjerë.

Deklarata e plotë:

Përshëndetje!

Partia e Lirisë ka paralajmëruar mbi efektet negative të politikës fiskale. Rritja e barrës fiskale, do të ndikonte qoftë në uljen e punësimit, ashtu dhe në prodhimin e prodhuesve, kryesisht të pijeve alkoolike.

Rritja e akzizës, dyfishimi i saj ka shkaktuar probleme në lidhje me prodhuesit e birrës, prodhuesit e vegjël nën 200 mijë HL.

Kjo ka shkaktuar rritjen e kostos, vështirësi financiare, dhe si pasojë kemi uljen e prodhimit dhe uljen e fuqisë punëtore.

Sipas shoqatës së prodhuesve të pijeve alkoolike, prodhimi i birrës në vitin 2023 është ulur 11%, ndërsa punësimi është ulur në 15%. Përkundrazi kemi rritjen e importeve, të cilat kanë zëvendësuar uljen e prodhimit vendas, i cili rrezikon zhdukjen e tij.

Partia e Lirisë, është e angazhuar në programin e saj për të mbështetur prodhuesit, dhe kryesisht prodhuesit e vegjël, përmes një barre fiskale më të ulët, dhe njëkohësisht mbështetje ekonomike të tyre.

Momenti i dytë është që Partia e Lirisë, ka paralajmëruar gjithashtu dhe rrezikun e  rritjen së barrës fiskale për profesionet e lira.

Profesionet e lira,  jo vetëm që iu rrit barra fiskale, por u diskriminuan në krahasim me tatim paguesit e tjerë. Sot aktualisht, profesionet e lira, mbi 14 milion, ngarkohen me një barrë fiskale 23%, e cila është shumë herë më e lartë, se sa barra fiskale, qoftë për biznesin e vogël, qoftë për biznesin e madh.

Kjo ka shkaktuar si efekt negativ, menjëherë në fillim të vitit 2024, në 4 mujorin e parë, largimin e 3620 individëve, të cilët kanë mbyllur aktivitetin e tyre.

Sipas specialistëve, ky numër do të jetë akoma më i lartë, në qoftë se Gjykata Kushtetuese jep një qëndrim negativ, një mendim negative në lidhje me tatimin teje të skajshmë të profesioneve të lira.

Partia e Lirisë, e ka mbajtur këtë qëndrim, duke paralajmëruar se rritja e normës tatimore për profesionet e lira, do të sillte jo vetëm ngarkesën të tyre të tejskajshme, krahasuar me tatim paguesit e tjerë, dhe diskriminimin e tyre, por njëkohësisht do të vështirësonte akoma më shumë, gjendjen finciare të kësaj shtrese.

Shtresë e cila duhet inkurajuar, në mënyrë që të ketë një mbështetje.

Rreziku tjetër i kësaj politike fiskale në lidhje me profesionet e lira, do të jetë rritja akoma më e madhe e informalitetit. Sipas specialistëve, jo vetëm që ky numër nuk do të zvogëlohet për mbylljen e aktiviteteve të tyre, por parashikohet rritje e konsiderueshme e profesioneve të lira, të cilat do të jenë të detyruar të mbyllin aktivitetin e tyre.

Ju faleminderit!