BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Ekonomia

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i ka futur duart në informacionet sekrete brenda institucioneve të reja të vetingut

Eksperti i IT plas super skandalin e AKSHI-t, ja si Mirlinda Karçanaj i

Eksperti i IT-së, Gentian Progni ka plasur një tjetër “bombë”për Agjencinë Kombëtare Shqiptare të Informacionit me drejtoreshë Mirlinda Karçanaj. Sipas tij, AKSHI, ka akses tek të gjithë emailet e institucioneve të reja të Vetingut dhe në këtë mënyrë ky institucion për Prognin ka ndikuar direkt dhe indirekt në informacione sekrete. “Super skandalet te AKSHI nuk paskan fund! AKSHI ka pasur dhe ka akses tek të gjithë emailet e institucioneve të reja të Vetingut, kur them akses, e kam fjalën për fshirje, lexim, dërgim emaili. Si në KPK, në KPA, në KLP! Pra ky institucion i vërtetuar me fakte i korruptuar, ka ndikuar direkt dhe indirekt në informacione sekrete. Email serverat e këtyre institucioneve pa sigurinë e duhur teknike për ruajte sekreti të dokumenteve, dhe logjikisht qeveria paska pasur akses në këto informacione! Pra AKSHI ka pasur akses për patronazhistin, AKSHI për aktiv1stin, për “iranianet”, për milionat e vjedhura, për vetingun, për reformën në drejtësi, për manipulimin e provave të hetimeve etj etj!”, tha ai. Gjithashtu përveç këtij skandali, vazhdon të japë probleme sistemi i firmës elektronike, që ka bërë që shumica e sistemeve më të rëndësishme për shërbimet ndaj qytetarëve dhe biznesit të mos funksionojnë. Çdo veprim i mjekëve në qendrat shëndetësore për lëshimin e raporteve dhe recetave elektronike ka qenë i bllokuar duke paralizuar edhe furnizimin me barna të shumë pacientëve Çdo aplikim në vend që kërkon vulë apo nënshkrim elektronik nuk funksionon, duke bërë që qytetarët dhe bizneset të hasin kosto në çdo orë që kalon. Partia Demokratike denoncon me forcë këtë bllokim dhe paralizim të shërbimeve elektronike qeveritare të ofruara nga AKSHI që me çdo orë mosfunksinimi të tyre po dëmtojnë qytetarët dhe bizneset.

Anulimi i tenderit

Nga ana tjetër, AKSHI i Lindës “zhgënjeu” dhe kryeministrin Ram. Pak javë pas paralajmërimit të kreut të qeverisë, se integrimin në Bashkimin Europian do ta kryente nëpërmjet inteligjencës artificiale, ka dështuar realizimi i një tenderi për këtë qëllim. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka anuluar tenderin e Inteligjencës artificiale me vlerë 2.5 milion euro, pasi nuk kishte asnjë ofertë. Pasi dështoi 10 vjet në qeverisje për të avancuar në procesin e integrimit, kryeministri Edi Rama u shpalli shqiptarëve në fund të vitit 2023 se e kishte gjetur çelësin e suksesit. Kreu i qeverisë deklaroi se do të përkthente aktet e Brukseli zyrtar me Inteligjencë Artificiale dhe në këtë mënyrë Shqipëria do të ecte e sigurt drejt Bashkimit Europian. Por, edhe kjo zgjidhje ideale dështoi me sukses. Në 27 Dhjetor të vitit të kaluar, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit-AKSHI-shpalli tenderin me objekt “Përdorimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Evropian”. Fondi për këtë tender u vendos rreth 280 milionë lekë të reja ose mbi 2.5 milionë euro.  Dy muaj më pas, në Shkurt të këtij viti, u njoftua se tenderi është anuluar. Arsyeja zyrtare është se asnjë operator nuk plotësonte kriteret për t’u kualifikuar. Në këtë mënyrë, kompanitë shqiptare të teknologjisë së informacionit nuk arritën të përmbushnin dëshirën e kryeministrit Rama për të integruar vendin në Bashkimin Europian nëpërmjet përkthimit të dokumenteve me Inteligjencë Artificiale. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë risie do të sjellë kryeministri për të përshpejtuar hapat drejt Bashkimit Europian, të cilat prej një dekade kanë mbetur në vend-numëro për shkak të qeverisjes së përfshirë nga korrupsioni, shtetit të dobët ligjor dhe mungesës së demokracisë funksionale.

Më të lexuarat